IP Camera Controller CR-G100
"IP Camera Controller" mund të blihet veçmas për të ndërvepruar me kamerat e pozicionit fiks (kërkon PoE).
Panoramim, anim dhe zmadhim të telekomanduar profesional për fotografë, i pajtueshëm me kamerat me objektiva të këmbyeshëm
Koka e telekomanduar e "Canon" është me orientim qendror, e lehtë në instalim dhe ofron komanda intuitive nga një kompjuter i vetëm për një a më shumë kamera, duke shkrepur njëherësh foto nga një larmi këndesh në aktivitete të rangut botëror.
Një përdorues mund të komandojë disa kokë kamere/telekomande nga një kompjuter, të grupojë kamerat dhe t'i shkrepë njëherësh, duke përmirësuar efikasitetin e shkrepjes së figurave dhe ciklin e punës.
Caktojini parametrat e shkrepjes së kamerës me anë të "Camera Remote Application" dhe monitoroni kamera të shumta/njëshe, nga dalja e tyre "Live View" ose përmes një inkuadruesi opsional apo kamerat vrojtuese këndgjerë. Komandojeni kokën përmes aplikacionit apo një leve opsionale apo pulti lojërash.
Ky sistem me orientim qendror, me kokë të qëndrueshme rrotullohet në një rreze prej afro 26 cm (duke përjashtuar objektivin e vendosur dhe kamerën) duke mundësuar vendosjen në hapësira të ngushta.
Kërkon një kabllo rrjeti "Ethernet" (për komandimin e kamerës, monitorimin e figurës dhe transferimin e të dhënave), plus një terminal elektrik, ndërsa dorezat e integruara ofrojnë një kapje të sigurt gjatë instalimit.
Ky modul kompakt integron komandimin PTZ, aktivizimin e kamerës, "Live View" dhe transferimin e figurës përmes një sinjali IP, duke thjeshtuar sistemin. Instaloni module të tjera CR-G100 në kamera pozicioni fiks, për një zgjidhje më efikase me shumë kamera.
Sistem me orientim qendror
Rreth Rreze rrotullimi 26 cm (duke përjashtuar kamerën/objektivin)
Mbështetje për shumë kamera/kokë
Përdorim efikas nga një përdorues me "Camera Remote Application"
Një kabllo "Ethernet"
Ofron sinjale për komandimin e kamerës, funksionimin e kokës dhe transferimin e të dhënave të figurës
XLR me 3 kunja, korrent 24 V
Mbështet ushqim të pajtueshëm elektrik, sipas standardit XLR të sektorit
5 pozicione të programuara
Ruani dhe përdorni deri në 5 pozicione të programuara panoramimi/animi/rrotullimi dhe zmadhimi
Robotic Camera System CR-S700R
IP Camera Controller CR-G100
Kllapë suporti kamere
Njësi zmadhimi (me shufra)
Kllapë kamere okulari
Kllapë kamere vrojtimi
Mbështetje objektivi 100-400
Mbështetje objektivi 70-200
Kabllo N3 kamerë-CR-G100
Kabllo USB kamerë-CR-G100
Kabllo LAN kamerë-CR-G100
Kordon elektrik kamerë-CR-S700R
Manuali i përdoruesit
"IP Camera Controller" mund të blihet veçmas për të ndërvepruar me kamerat e pozicionit fiks (kërkon PoE).
Aplikacioni nevojitet për telekomandimin e disa kamerave/kokëve nga një kompjuter.
Pllaka opsionale bazë mundëson qëndrimin e sigurt ose instalimet pezull (kur përdoret me kllapa të përshtatshme)
Kapaku opsional kundër shiut ofron mbrojtje të mëtejshme nga pluhuri dhe mjedisi.
Ky adaptor opsional mundëson instalimin e sigurt të EOS R5 Mark II me RF 70-200mm F2.8L IS USM në kokën robotike dhe përfshin një adaptor montimi për RF 24-105mm F2.8L IS USM Z.