Canon RF 70-200mm F2.8L IS USM
Shkrepeni botën me cilësi e fleksibilitet të jashtëzakonshëm me një zmadhues kompakt telefoto F2.8 që vjen me stabilizues figure me pesë hapa për të garantuar rezultate optimale në shkrepjet me dorë, fokusim deri në 0,7 m dhe vetëfokusimin më të shpejtë të derisotëm.
Dizajn pa kompromise me cilësi të jashtëzakonshme të figurës
Ky zmadhues telefoto F2.8 i performancës së lartë është i treti në treshen thelbësore të objektivave RF të "Canon" që ofrojnë cilësi të jashtëzakonshme figure në një trup kompakt, të ideuar për punë në të gjitha kushtet.
Shikoni specifikimet e plotaModesti e bukur me fuqi të fshehta
Objektiv fantastik për…
Krijues çdo ditë
Përdorni fushëpamjen 70-200 mm të objektivit për të përmbledhur detaje të bollshme të mëtejshme dhe ambient të pasur me ngjyra e kontrast, si dhe zbuloni një mënyrë të re për shkrepjen e aksionit me stil më dinamik.
Sport dhe aksion
Uluni përtokë për kënde emocionuese dhe shfrytëzoni stabilizimin e figurës me 5 nivele për t'i shkrepur detajet me besim të plotë edhe kur bien nivelet e dritës.
Udhëtimi dhe reportazhi
Falë përmasave kompakte, cilësisë së jashtëzakonshme të prodhimit të serisë "L" dhe aperturës së shpejtë maksimale, mund të rrini të sigurt se ky objektiv do ta tregojë historinë tuaj me detaje e qartësi, cilado qoftë situata.
Një zmadhues profesional e praktik, përdorimi të përgjithshëm
Performancë e sigurt dhe reaguese
Cilësi e jashtëzakonshme optike e serisë "L"
Konstruksion i avancuar i serisë "L"
Bëni realitet vizionin tuaj krijues
Sistemi "EOS R" trashëgon të gjitha avantazhet e sistemit EOS si dhe gamën e vet të objektivave, ofron pajtueshmëri të plotë me pjesët ekzistuese optike EF dhe EF-S me adaptorë, si dhe gamën e aksesorëve dhe të bliceve "Speedlite".
Specifikimet
-
F 2.8
Për efikasitet në ndriçim të ulët dhe thellësi pamjeje në shkallë të ulët
-
Stabilizuesi i imazhit me 5 ndalesa
Qëndrueshmëri e jashtëzakonshme në nivelet më të ulëta të dritës
-
Elemente asferike dhe UD
Për figura jashtëzakonisht të qarta
-
Motor "Dual Nano USM"
Për funksionim vazhduar, të shtruar, të shpejtë dhe pa zhurmë
-
Kompakt dhe peshëlehtë
I vogël dhe kursen vend, për portativitet maksimal
-
Unazë komandimi objektivi
Për komandim të mëtejshëm të ISO, aperturës dhe shkrehësit
Çfarë ka në kuti
-
RF 70-200MM F2.8L IS USM
-
Qafore objektivi ET-83F (WIII)
-
Çantë objektivi 1424, e butë, me rripa
-
Kapaku i lentes E-77 II
-
Unazë montimi në stativ (WII)
Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?
Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.
Në duart e profesionistëve...
Zbuloni se si e ka fituar "Canon" reputacionin për risitë dhe cilësinë e jashtëzakonshme të figurës, si dhe lexoni më tej se si kamerat dhe objektivët e kësaj marke përdoren me kënaqësi nga profesionistët anembanë rruzullit.
Mjeshtëria e objektivave të "Canon"
Shkoni prapa kuintave në fabrikën e objektivave të "Canon" në Ucunomijë të Japonisë dhe shikoni arritjet inxhinierike, risitë dhe mjeshtërinë që i bëjnë kaq mbresëlënëse objektivat e serisë "L".
Fotografimi i rremtarëve
Fotografi Matthew Joseph mbi përdorimin e objektivave "Canon f/2.8 trinity RF", që mbulojnë rreze zmadhimi ultra të gjerë, standarde dhe telefoto, për shkrepjen e aksionit.
Objektivat telefoto
Produktet e lidhura
-
RF 24-105mm F4L IS USM
Lente zmadhimi 24-105mm f/4 e serisë L, e lehtë dhe e gjithanshme, me fokusin automatik të shpejtë, në heshtje dhe 5 ndalesa të stabilizimit të imazhit. -
RF 24-70mm F2.8L IS USM
Jepini fotografisë suaj kuadërplotë e pa pasqyra një dorë profesionale me zmadhuesin 24-70 mm që vjen me aperturë të shpejtë dhe 5 nivele stabilizimi figure. -
RF 15-35mm F2.8L IS USM
Ultra i gjerë dhe super i mprehtë galë cilësisë optike të serisë L dhe stabilizimit me 5 nivele të figurës për kënde dinamike edhe në hapësira të ngushta