Objektivat RF
Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM
Pjesë e treshes së objektivave bazë së bashku me RF 15-35mm dhe RF 70-200mm, modeli RF 24-70mm vjen me aperturë të shpejtë dhe stabilizim figure, plus një motor "Nano USM" për fokusim pa zhurmë.
Shpejt e mprehtë – zmadhuesi ideal standard pa pasqyra për profesionistë
Jepini fotografisë suaj kuadërplotë e pa pasqyra një dorë profesionale me zmadhuesin 24-70 mm të krijuar për tejkalimin e pritshmërive. Teknologjia e jashtëzakonshme optike, apertura e shpejtë maksimale f/2.8 dhe stabilizimi me 5 nivele i figurës ju ndihmojmë të ruani krijimtarinë në të gjitha rrethanat.
Shikoni specifikimet e plotaZgjidhja e profesionistëve për çdo situatë
Objektiva fantastikë për...
-
ZHANRI
Krijues çdo ditë
Përdorni fushëpamjen 24-70 mm të objektivit për të përmbledhur detaje të bollshme të mëtejshme dhe ambient të pasur me ngjyra e kontrast, si dhe zbuloni një mënyrë të re për shkrepjen e aksionit me stil më dinamik.
-
ZHANRI
Peizazhe dhe arkitekturë
Uluni përtokë për kënde emocionuese dhe shfrytëzoni stabilizimin e figurës me 5 nivele për t'i shkrepur detajet me besim të plotë edhe kur bien nivelet e dritës.
-
ZHANRI
Udhëtimi dhe reportazhi
Falë përmasave kompakte, cilësisë së jashtëzakonshme të prodhimit të serisë "L" dhe aperturës së shpejtë maksimale, mund të rrini të sigurt se ky objektiv do ta tregojë historinë tuaj me detaje e qartësi, cilado qoftë situata.
Shkrepni çdo detaj
Jepini stilin tuaj personal një narrative falë aperturës së shpejtë të F2.8 dhe pjesëve super të qarta optike që do t'ju japin avantazh ndaj konkurrencës.
Asnjëherë mos humbsni momentin
Gëzojuni fokusimit të shpejtë dhe të saktë falë motorit "Nano USM" që garanton vetëfokusim të çastit dhe pa zhurmë me rrjedhshmëri të jashtëzakonshme lëvizjeje, ideale për videot si edhe për fotot.
Portrete që krijojnë lidhje
Ngrijini portretet tuaja drejt standardeve të reja, falë tri elementeve qelqi të derdhur josferik dhe tri elementeve objektivi UD, veshjeve të avancuara optike dhe aperturës 9-fletëshe.
Një objektiv pa kufij
Cilësia e konstruksionit ripërcakton cilësinë e serisë "L", ndërsa ka izolim atmosferik dhe veshje fluori në elementet e përparme dhe të pasme, për mbrojtje ndaj bulave të ujit dhe pluhurave.
Bëni realitet vizionin tuaj krijues
Sistemi "EOS R" trashëgon të gjitha avantazhet e sistemit EOS si dhe gamën e vet të objektivave, ofron pajtueshmëri të plotë me pjesët ekzistuese optike EF dhe EF-S me adaptorë, si dhe gamën e aksesorëve dhe të bliceve "Speedlite".
Specifikimet
-
F2.8
Për efikasitet në ndriçim të ulët dhe thellësi pamjeje në shkallë të ulët
-
me 5 ndalesa
5 nivele stabilizimi për foto pa dridhje
-
Elemente asferike dhe UD
Për figura jashtëzakonisht të qarta
-
Motor "Nano USM"
Për funksionim të shtruar, të shpejtë dhe pa zhurmë
-
ASC (veshje "Air Sphere")
Për të parandaluar vezullimin dhe hijezimin
-
Unazë komandimi objektivi
Për komandim të mëtejshëm të ISO, aperturës dhe shkrehësit
Çfarë ka në kuti
-
RF 24-70MM F2.8L IS USM
-
Qaforja e objektivit EW-88E
-
Çanta e lentes LP1222
-
Kapaku i lentes
-
Kapaku i objektivit "E-82 II"
Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?
Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.
Në duart e profesionistëve…
Zbuloni se si e ka fituar "Canon" reputacionin për risitë dhe cilësinë e jashtëzakonshme të figurës, si dhe lexoni më tej se si kamerat dhe objektivët e kësaj marke përdoren me kënaqësi nga profesionistët anembanë rruzullit.
-
ARTIKULLI
Mjeshtëria e objektivave të "Canon"
Shkoni prapa kuintave në fabrikën e objektivave të "Canon" në Ucunomijë të Japonisë dhe shikoni arritjet inxhinierike, risitë dhe mjeshtërinë që i bëjnë kaq mbresëlënëse objektivat e serisë "L".
-
ARTIKULLI
Fotografimi i rremtarëve
Fotografi Matthew Joseph mbi përdorimin e objektivave "Canon f/2.8 trinity RF", që mbulojnë rreze zmadhimi ultra të gjerë, standarde dhe telefoto, për shkrepjen e aksionit.
-
ARTIKULLI
Shkrepja e balonave në breg me zmadhues "Canon RF"
Përfaqësuesi i nderit i "Canon", Ulla Lohmann, ka përdorur objektivat "Canon RF 15-35mm F2.8L IS USM" dhe "Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM" për të shkrepur aksionin e një festivali shumëngjyrësh me balona.
Objektiva këndgjerë
Produktet e lidhura
-
Objektiva për "EOS R"
RF 28-70mm F2L USM
Lentja super e shpejtë dhe e ndritshme 28-70mm f/2 e serisë L sjell rezultate mahnitëse edhe në ndriçim të dobët. -
Objektiva për "EOS R"
RF 24-105mm F4L IS USM
Lente zmadhimi 24-105mm f/4 e serisë L, e lehtë dhe e gjithanshme, me fokusin automatik të shpejtë, në heshtje dhe 5 ndalesa të stabilizimit të imazhit. -
Objektiva për "EOS R"
RF 15-35mm F2.8L IS USM
Ultra i gjerë dhe super i mprehtë galë cilësisë optike të serisë L dhe stabilizimit me 5 nivele të figurës për kënde dinamike edhe në hapësira të ngushta