Objektivat RF

Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM

Pjesë e treshes së objektivave bazë së bashku me RF 15-35mm dhe RF 70-200mm, modeli RF 24-70mm vjen me aperturë të shpejtë dhe stabilizim figure, plus një motor "Nano USM" për fokusim pa zhurmë.

Zgjidhja e profesionistëve për çdo situatë

Fotografi i nderuar me çmime i fushës së reklamave dhe të stilit të jetesës, Matthew Joseph, e sprovon deri në ekstreme zmadhuesin "RF 24-70mm" duke e përdorur në ujë, ku rreziku i hyrjes së lagështisë ishte tepër i lartë, në vijim punoi në ndriçim të ulët për të krijuar disa portrete të jashtëzakonshme të një ekipi rremtaresh.

Objektiva fantastikë për...

  • ZHANRI

    Krijues çdo ditë

    Përdorni fushëpamjen 24-70 mm të objektivit për të përmbledhur detaje të bollshme të mëtejshme dhe ambient të pasur me ngjyra e kontrast, si dhe zbuloni një mënyrë të re për shkrepjen e aksionit me stil më dinamik.

  • ZHANRI

    Peizazhe dhe arkitekturë

    Uluni përtokë për kënde emocionuese dhe shfrytëzoni stabilizimin e figurës me 5 nivele për t'i shkrepur detajet me besim të plotë edhe kur bien nivelet e dritës.

  • ZHANRI

    Udhëtimi dhe reportazhi

    Falë përmasave kompakte, cilësisë së jashtëzakonshme të prodhimit të serisë "L" dhe aperturës së shpejtë maksimale, mund të rrini të sigurt se ky objektiv do ta tregojë historinë tuaj me detaje e qartësi, cilado qoftë situata.

Shkrepni çdo detaj

Jepini stilin tuaj personal një narrative falë aperturës së shpejtë të F2.8 dhe pjesëve super të qarta optike që do t'ju japin avantazh ndaj konkurrencës.

Asnjëherë mos humbsni momentin

Gëzojuni fokusimit të shpejtë dhe të saktë falë motorit "Nano USM" që garanton vetëfokusim të çastit dhe pa zhurmë me rrjedhshmëri të jashtëzakonshme lëvizjeje, ideale për videot si edhe për fotot.

Portrete që krijojnë lidhje

Ngrijini portretet tuaja drejt standardeve të reja, falë tri elementeve qelqi të derdhur josferik dhe tri elementeve objektivi UD, veshjeve të avancuara optike dhe aperturës 9-fletëshe.

Një objektiv pa kufij

Cilësia e konstruksionit ripërcakton cilësinë e serisë "L", ndërsa ka izolim atmosferik dhe veshje fluori në elementet e përparme dhe të pasme, për mbrojtje ndaj bulave të ujit dhe pluhurave.

Bëni realitet vizionin tuaj krijues

Sistemi "EOS R" trashëgon të gjitha avantazhet e sistemit EOS si dhe gamën e vet të objektivave, ofron pajtueshmëri të plotë me pjesët ekzistuese optike EF dhe EF-S me adaptorë, si dhe gamën e aksesorëve dhe të bliceve "Speedlite".

Specifikimet

  • F2.8

    Për efikasitet në ndriçim të ulët dhe thellësi pamjeje në shkallë të ulët

  • me 5 ndalesa

    5 nivele stabilizimi për foto pa dridhje

  • Elemente asferike dhe UD

    Për figura jashtëzakonisht të qarta

  • Motor "Nano USM"

    Për funksionim të shtruar, të shpejtë dhe pa zhurmë

  • ASC (veshje "Air Sphere")

    Për të parandaluar vezullimin dhe hijezimin

  • Unazë komandimi objektivi

    Për komandim të mëtejshëm të ISO, aperturës dhe shkrehësit

Çfarë ka në kuti

  • RF 24-70MM F2.8L IS USM

  • Qaforja e objektivit EW-88E

  • Çanta e lentes LP1222

  • Kapaku i lentes

  • Kapaku i objektivit "E-82 II"

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Në duart e profesionistëve…

Zbuloni se si e ka fituar "Canon" reputacionin për risitë dhe cilësinë e jashtëzakonshme të figurës, si dhe lexoni më tej se si kamerat dhe objektivët e kësaj marke përdoren me kënaqësi nga profesionistët anembanë rruzullit.

  • ARTIKULLI

    Mjeshtëria e objektivave të "Canon"

    Shkoni prapa kuintave në fabrikën e objektivave të "Canon" në Ucunomijë të Japonisë dhe shikoni arritjet inxhinierike, risitë dhe mjeshtërinë që i bëjnë kaq mbresëlënëse objektivat e serisë "L".

  • ARTIKULLI

    Fotografimi i rremtarëve

    Fotografi Matthew Joseph mbi përdorimin e objektivave "Canon f/2.8 trinity RF", që mbulojnë rreze zmadhimi ultra të gjerë, standarde dhe telefoto, për shkrepjen e aksionit.

  • ARTIKULLI

    Shkrepja e balonave në breg me zmadhues "Canon RF"

    Përfaqësuesi i nderit i "Canon", Ulla Lohmann, ka përdorur objektivat "Canon RF 15-35mm F2.8L IS USM" dhe "Canon RF 24-70mm F2.8L IS USM" për të shkrepur aksionin e një festivali shumëngjyrësh me balona.

Objektiva këndgjerë

Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.

Produktet e lidhura