Canon RF 10-20mm F4L IS STM

Injektoni pak dramë në fotografitë dhe filmimet tuaja - thjesht fantastik për realizimin e fotografive apo videove të peizazheve, arkitekturës dhe ambienteve të brendshme.

Zgjeroni horizontin tuaj kreativ

Vlerësojini edhe njëherë njohuritë që keni për objektivët ultrakëndgjerë. Objektivi RF 10-20mm F4L IS STM është objektivi zmadhues më i gjerë me vetëfokusim në botë,1 i cili ofron lëvizshmëri dhe cilësi të jashtëzakonshme të figurës. Një shembull tjetër se si sistemi Canon EOS R po ndryshon rregullat e lojës për fotografët dhe kineastët profesionistë.

Si të përdorni objektivin tuaj

Peizazh

Përfshini më shumë detaje në plan të parë për kompozime të fuqishme.

Arkitekturë

Shfaqini ndërtesat në sfond duke përfshirë më shumë në kuadër.

Sporte

Kapni një pamje të pazakontë dhe spikatni.

Astrofotografi

Shkrepni pamje edhe më të gjera të qiellit gjatë natës.

Ambiente të brendshme

Përfshini më shumë në kuadër, veçanërisht në hapësira të ngushta.

Fotogazetari

Afrohuni dhe shkrepni pamje të gjera për foto të fuqishme dhe tërheqëse.

Prodhim filmash

Shkoni edhe më tej me fotot dhe filmimet me kënd të gjerë.

Shihni botën në 10mm

Objektivi RF 10-20mm F4L IS STM është objektivi zmadhues më i gjerë me vetëfokusim i krijuar ndonjëherë për një kamerë kuadërplotë,1 me një kënd të gjerë deri në 130˚, duke ju lejuar të përfshini në kuadër 16% më shumë se një objektiv 12mm. Shkrepni perspektiva tërheqëse nga afër dhe bëjini objektet në plan të parë më të dallueshme në punët tuaja të peizazheve.

10mm

12mm

Perspektivë e larguar

Gjatësitë fokale me kënd të gjerë largojnë distancën midis objekteve, duke iu dhënë fotove dhe videove dimensionin e thellësisë. Objektivi RF 10-20mm F4L IS STM e çon këtë në një nivel të ri - afrohuni dhe realizoni shkrepje me kënd ultra të gjerë për një pamje krejtësisht të re të botës.

RF-10-20mm
RF-10-20mm

Ultra i gjerë, ultra portativ

Falë natyrës së avancuar të mbërthyeses së objektivit RF, arritëm të projektojmë objektivin ultra të gjerë me vetëfokusim më portativ ndonjëherë, pa komprometuar cilësinë apo rendimentin. Me një peshë prej vetëm 570 g, ai rëndon 610 g më pak se objektivi ynë EF 11-24mm f4L USM, krahas ofrimit të një këndi më të gjerë të pamjes dhe stabilizuesit të imazhit optik.

I qëndrueshëm dhe i stabilizuar

Objektivët ultra të gjerë kanë shumë përfitime, por një problem i zakonshëm është vështirësia për të arritur stabilizim të imazhit pa deformime në këndet e kuadrit. Si rezultat, këndet e kuadrit mund të duken të paqarta në video dhe të turbullta në foto. Kontrolli i koordinuar periferik IS është projektuar për të zvogëluar deformimin, duke përdorur një algoritëm të ri i cili zbulon dridhjet dhe maksimizon IS-në e objektivit për të kompensuar deformimin.2

RF 10-20mm F4L IS STM – ME DIGITAL MOVIE IS

RF 14-35mm F4L IS USM – ME NORMAL IS

Çdo detaj, i riprodhuar në mënyrë të përkryer

Prisni qartësi të jashtëzakonshme dhe deformime të pakta, me vija të drejta që qëndrojnë të tilla edhe në këndet e kuadrit. Qartësia mahnitëse vjen nga një formulë e avancuar optike që përdor elemente asferike me derdhje xhami, xham UD dhe Super UD, si dhe veshje optike të fjalës së fundit.

RF-10-20mm
RF-10-20mm

Fokusim i shtruar dhe i qetë

Vetëfokusimi i optimizuar STM jep rendiment profesional - duke u fokusuar shpejt dhe saktë në heshtje virtuale. Kineastët do ta adhurojnë fokusimin e tij të shtruar për video.

I krijuar për profesionistët

Objektivi RF 10-20mm F4L IS STM shkëlqen edhe në kushtet më të vështira. Konstrukti i tij i serisë L, rezistent ndaj kushteve atmosferike, përmbush kërkesat e profesionistëve dhe siguron që objektivi të zgjasë për vite.

RF-10-20mm

Zbuloni mundësitë

Njihuni me objektivin RF 10-20mm F4L IS STM dhe zbuloni se çfarë mund të bëjë ky objektiv mbresëlënës për kreativitetin tuaj.

Specifikimet

  • Aperturë maks. f/4 konstante

    Për ekspozime të qëndrueshme në të gjithë gamën e zmadhimit, për foto dhe video.

  • Peshon vetëm 570 g

    Në mënyrë që ta merrni më shpesh me vete.

  • Fokusimi automatik i motorit STM

    Fokusim i optimizuar, i shtruar dhe i qetë për fotografi dhe video.

  • Kontrolli i koordinuar periferik IS

    Stabilizon fotografitë dhe videot - në këndet e kuadrit.

  • Elemente asferike me derdhje xhami

    Plus tre elemente UD dhe një element Super UD për cilësi fantastike.

  • Mbajtësja e filtrit të pasmë

    Përdorni filtrat ND për video dhe ekspozime të gjata.

  • Butoni për funksione të objektivit

    Ergonomik, për shkrepje instiktive.

Krahasimi i objektivit RF 10-20mm F4L IS STM

RF 10-20mm F4L IS STM

RF 10-20mm F4L IS STM

EF 11-24mm f/4L USM

EF 11-24mm f/4L USM

Këndi i pamjes (diag)

130˚ në 10mm, 94˚ në 20mm
126˚05’ në 11mm, 84˚ në 24mm

Konstrukti i objektivit

16 elemente në 12 grupe
16 elemente në 11 grupe

Pjesë speciale optike

3x elemente asferike me derdhje xhami (GMo)
3x elemente UD
1x element Super UD
1x objektiv asferik
3x elemente asferike me derdhje xhami (GMo)
3x elemente UD
1x element Super UD

Numri i thikave të diafragmës

Nëntë
Nëntë

Diapazoni i aperturës

f/4 deri në f/22
f/4 deri në f/22

Distanca më e vogël e fokusimit

0,25mm
0,28mm

Zmadhimi maksimal

0,12x
0,16x

Unaza e komandimit

Po, e personalizueshme
Jo

Butoni për funksione të objektivit

Po, e personalizueshme
Jo

Stabilizuesi i imazhit

Po, 5 nivele (6 nivele me IBIS)
Jo

Vetëfokusimi

Po, STM
Po, USM

Veshje

ASC, Super Spectra, SWC
ASC, Super Spectra, SWC

Rezistencë ndaj pluhurit dhe lagështisë

Po, ndërtim i serisë L
Po, ndërtim i serisë L

Mbërthyes filtri

Xhelatine me montim mbrapa
35x20mm
Xhelatine me montim mbrapa

Diametri x gjatësia

83,7 x 112mm
108mm x 132mm

Pesha

570 g
1180 g

RF-10-20mm

Çfarë ka në kuti?

  • RF 10-20mm F4L IS STM

  • KAPAK PLUHURI PËR OBJEKTIV RF

  • KAPAK OBJEKTIVI 10-20

  • ÇANTË OBJEKTIVI LP1219

  • Manual përdorimi (EUR)

  • Kuti (W/W)

AKSESORË TË NGJASHËM

  • Çantë objektivi LP1219

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura RF.
  • RF 15-30MM F4.5-6.3 IS STM

    Kapak pluhuri për objektiv RF

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • RF 10-20

    Kapak objektivi 10-20

PRODUKTE TË NGJASHME

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Historiku i shkrepjes me EOS R8: sfida kuadërplotë pa pasqyrë

Krijuesja e përmbajtjeve, Alexandra Andreeva është mësuar me përdorimin e një DSLR më të vjetër me sensor APS-C, ndaj ajo e pranoi me kërshëri mundësinë për të kaluar në model kuadërplotë për të shtrirë krijimtarinë e saj duke përdorur modelin hibrid pa pasqyrë Canon EOS R8.

Lajmet për EOS R8: 6 gjëra me EOS R8

Modeli pa pasqyrë Canon EOS R8 hap një dimension të ri të fotografisë kuadërplotë, me vetëfokusim të jashtëzakonshëm dhe rendiment në ndriçim të ulët, shkrepje të vazhduar deri në 40fps, funksione profesionale për videon, duke përfshirë rezolucion të mbimoduluar 4K 60p e më tej.

Krahasimi në tresh i EOS R8: EOS RP me EOS R7 me EOS R8

Njihuni me EOS R8, në çastin e qarkullimit kamera më peshëlehtë kuadërplotë e krijuar deri më sot nga Canon, ideale për shkrepjen e portreteve, aktiviteteve, peizazheve e më tej. Mësoni se si krahasohet me EOS R7 dhe EOS RP

Detaje të qarta kristal me Canon EOS R8

Zbuloni se çfarë kapën Aline Deschamps, Ian Hippolyte dhe Marisa Martins në fotografimet dhe filmimet e tyre urbane, të modës dhe familjare.

  1. Bazuar te kërkimet e Canon-it mbi objektivët kuadërplotë me vetëfokusim, duke përjashtuar objektivët sypeshk, datë 11 tetor 2023
  2. Nën lëvizjet ekstreme gjatë filmimit të videove, rekomandohet të përdoret funksioni Movie IS i kamerave