Kamerat Wi-Fi
Qëndroni të lidhur ndërsa jeni në lëvizje. Ngarkoni, printoni dhe riktheni figurat direkt nga kamera juaj ose lidheni me smartfonin ose tabletin tuaj për të ndarë fotografitë menjëherë.
Cilësia më e fundit në imazh me kontroll të nivelit DSLR që do të kënaqë edhe fotografët me më shumë kërkesa.
Seria më e fundit G, ku shkrihen më të mirat nga PowerShot dhe EOS
Me një trashëgimi legjendare, kamera kryesore G1 X Mark III përfshin një ndërthurje unike të shpejtësisë, cilësisë dhe elasticitetit të kamerave DSLR me manovrimin e lehtë të kamerave PowerShot.
Seria e të gjitha kamerave kompakte PowerShot G, kanë të përbashkët sensorin e tipit 1.0 dhe procesorin DIGIC për të siguruar rezultate me cilësi premium në pëllëmbë të dorës tuaj.
Kamera PowerShot G1 X Mark II përfshin një sensor të madh të tipit 1,5 dhe një lente zmadhimi f/2 të qartë dhe të ndritshme, e cila nxjerr imazhe me cilësinë më të lartë me rendimentin dhe aftësitë si në një DSLR.
PowerShot G3 X kombinon cilësinë e imazhit të një sensori të madh tipi 1.0 me fleksibilitetin e kuadrimit të një lenteje me zmadhim 25x për afrim mahnitës dhe regjistrim filmash kinematografikë.
Optika e shpejtë, e shndritshme me sensorët me ndjeshmëri të lartë dhe procesorët DIGIC të fuqishëm ju ndihmojnë të mjeshtëroni ndriçimin e dobët.
DIGIC 7 ofron cilësi imazhi eksperte duke aktivizuar AF ultra të shpejtë dhe korrigjim e përpunim imazhi brenda kamerës ngjashëm EOS. Ofron gjithashtu dallim më të mirë të subjektit për ndjekje të sigurt si edhe stabilizim më të mirë me Dual Sensing IS.
Kënaquni me lirinë kreative të plotë, nga kompozicioni deri në modifikim. Kamerat tona kompakte me sensor të madh ofrojnë kontrolle të personalizueshme që japin akses të menjëhershëm në funksionet e dobishme, plus veçori të avancuara si mbështetja për skeda RAW dhe filtër optik të integruar.
Krijoni filmime kinematografike në Full HD dhe siguroni rezultate të qëndrueshme edhe kur jeni duke vrapuar me stabilizimin e imazhit IS me 5 boshte për videot. Kamera G1 X Mark III me fokusin automatik Dual Pixel CMOS AF siguron një fokus të saktë dhe të butë si dhe gjurmimin me saktësi të subjekteve kur lëvizin në kuadër.
Përdorni veçorinë Bluetooth®* gjithmonë aktive për ta zgjuar kamerën nga smartfoni dhe për ta monitoruar udhëtimin tuaj me GPS nëpërmjet celularit. Regjistroni në largësi me kontrollin e plotë manual në smartfoni tuaj nëpërmjet Wi-Fi, si dhe printoni dhe krijoni kopje rezervë drejtpërdrejt në renë kompjuterike.
Një mori aksesorësh të veçantë janë të disponueshëm për ta çuar më tej krijimtarinë tuaj, dhe përputhshmëria me aksesorë të tjerë si blicet Canon Speedlite ju siguron edhe më shumë fuqi artistike.
Përfitoni maksimumin nga kamera juaj kompakte Canon me çdo gjë nga kapakët e lenteve dhe adaptorët e filtrave deri në kasat e buta dhe më shumë.
Qëndroni të lidhur ndërsa jeni në lëvizje. Ngarkoni, printoni dhe riktheni figurat direkt nga kamera juaj ose lidheni me smartfonin ose tabletin tuaj për të ndarë fotografitë menjëherë.
Bëni hapat tuaj të ardhshëm në fotografi dhe video, duke eksploruar veçoritë e avancuara që do t'ju ndihmojnë të shkrepni imazhe unike dhe të bukura.
Të lehta për t'u mbajtur me vete dhe të mbushura me zmadhime optike të fuqishme, kamerat tona kompakte për udhëtim ju lejojnë të kapni dhe të ndani momentet e udhëtimeve tuaja në cilësi mahnitëse.
* Lidhja gjithmonë aktive mes pajisjes inteligjente dhe kamerës me Bluetooth® kërkon konfigurimin fillestar me aplikacionin Canon Camera Connect. Qëndrueshmëria e lidhjes Bluetooth® varet nga modeli i pajisjes inteligjente dhe faktorë të tjerë të mjedisit. Fjala dhe logot Bluetooth® janë marka tregtare të regjistruara që zotërohen nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga Canon Inc. bëhet me licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës. Pajisja inteligjente e përputhshme kërkon Bluetooth® versioni 4 (ose version i mëvonshëm) dhe ekzekutimin e sistemit operativ iOS 8.4 (ose të mëvonshëm) ose Android 5.0 (ose të mëvonshëm) me aplikacionin më të fundit Canon Camera Connect të instaluar (i disponueshëm nga Apple App Store ose Google Play store).
Jo të gjitha veçoritë janë të disponueshme në të gjitha kamerat.