SanDisk Extreme Pro SDXC UHS-I C10 Memory Card, 128GB
Krijuar për përdorim profesional. Shkrepje tejet e shpejtë me kapacitet të lartë ruajtës.
Kamera kryesore e nivelit më të lartë e serisë G me një manovrim mahnitës, shpejtësinë dhe cilësinë e një kamere DSLR
Fotografi i Magnum, Alex Majoli, eksploron rrethinat në Siçili me kamerën G1 X Mark III.
Me një trashëgimi legjendare, kamera G1 X Mark III përfshin një ndërthurje unike të shpejtësisë, cilësisë dhe elasticitetit të kamerave DSLR me manovrimin e lehtë të kamerave PowerShot. Ideale për fotografët që kërkojnë një alternativë "të-gjitha-në-një" për një kamerë DSLR si një shoqërues fotografik.
APS-C
Sensor
3x
Zmadhimi Optik
51,4 mm
Thellësia
DIGIC 7
Përpunuesi
Inkuad.
elektronik
7 fps
Me AF
Gjithmonë aktive
Lidhshmëria
Shumë më i lehtë dhe i hollë se G1 X Mark II, modeli G1 X Mark III ofron një disenjim praktik të frymëzuar nga EOS, për t’iu përgjigjur fotografëve që kërkojnë ta lënë në shtëpi aparatet e tyre DSLR dhe të udhëtojnë më lirshëm.
Kamera G1 X Mark III prezanton një sensor APS-C 24,2 MP, një zmadhim optik 3x me hapje të gjerë të diafragmës dhe me gjatësi fokale 24-72mm, si dhe një procesor DIGIC 7 për imazhe dhe video të shkëlqyera.
I projektuar për rezultate në çdo nivel, fokusi automatik Dual Pixel CMOS AF siguron një fokusim reagues dhe të sigurt si dhe stabilizimin me 4 ndalesa për të garantuar regjistrimin kur e mbani kamerën në duar.
Një inkuadrues elektronik me rezolucion të lartë i vendosur në qendër, fokusi automatik AF me prekje dhe zvarritje, si dhe ergonomia e frymëzuar nga kamerat EOS sjellin nivele besimi të kamerave DSLR, pavarësisht madhësisë së vogël të xhepit.
Regjistroni video 60P me detaje të pabesueshme në Full HD dhe siguroni filmime të qeta dhe të qëndrueshme kur vraponi me kamerën tuaj falë fokusit automatik Dual Pixel CMOS AF dhe stabilizimit të imazheve IS për videot me 5 boshte.
Përdorni lidhjen Bluetooth®* gjithmonë aktive të kamerës G1 X Mark III për t'u lidhur me lehtësi me pajisjet inteligjente. Zgjeroni mundësitë tuaja krijuese me kontrollin e plotë manual nëpërmjet aplikacionit Camera Connect.
Ne do ta arrijmë këtë duke ofruar një përmirësim mesatar prej 3% në vit në indeksin e përmirësimit të emetimeve të CO2 të ciklit jetësor për produkt. I cili nëse do të ruhej do të sillte një ulje prej rreth 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2030. Ne e pranojmë se kjo është në përputhje me nivelin e reduktimit të kërkuar nga Marrëveshja e Parisit.
Ne do të vazhdojmë të kryejmë rishikime të objektivit nga një këndvështrim afatgjatë, si një mënyrë për të kontrolluar kontributin tonë në arritjen e një shoqërie me karbon të ulët.
3x
Zmadhim optik
DIGIC 7
Procesori i fuqishëm
24,2 MP
Sensor APS-C
Dual Pixel CMOS AF
Fokusi i shpejtë dhe i sigurt
7 fps
Me vetëfokusim
Inkuadrues
i madh qendror
Full HD
Filma 60p
Gjithmonë aktive
Lidhshmëria
Hidhini një sy jetës përmes syve të fotografit të Magnum, Alex Majoli, teksa teston modelin G1 X Mark III në Siçili.
Kamera dixhitale PowerShot G1 X Mark III
Kapaku i lentes
Fija e kapakut të lentes
Rrip qafe NS-DC12
Përshtatësit e rripit (për NS-DC12)
Paketa e baterisë NB-13L
Karikues baterie CB-2LHE
Kablloja elektrike AC
Paketa e manualit të përdorimit (udhëzuesi i nisjes)
Krijuar për përdorim profesional. Shkrepje tejet e shpejtë me kapacitet të lartë ruajtës.
Një bateri rezervë ose këmbimi për kamerën tuaj të pajtueshme
Transferojini fotot dhe filmat nga kamera juaj në "Mac" apo kompjuter përmes kësaj kablloje USB
Karikojeni kamerën tuaj "PowerShot" me USB me anë të këtij ushqyesi
Izolojeni objektivin dhe parandaloni hijezimin, vezullimin dhe hyrjen e dritave të panevojshme, për të mos ndikuar në fotot tuaja
Mbrojeni "PowerShot G1 X Mark III" kur udhëtoni me anë të një çante të butë lëkure poliuretani
Shkrepni foto pa e prekur kamerën, ideal për rastet kur dëshironi të shmangni dridhjet
Ngarkoni fotografitë dhe videot nga të gjitha pajisjet tuaja dhe menaxhojini të gjitha fotografitë në një vend të vetëm.
Zbuloni më shumëPa ngjeshje, të gjitha imazhet tuaja të ruajtura me cilësi të plotë.
Etiketat inteligjente e bëjnë të lehtë të gjeni atë që po kërkoni. Filtroni imazhet tuaja sipas gjërave në to dhe se si dukeni në to.
Koleksionin tuaj e keni gjithmonë në majë të gishtave, kudo ku ndodheni.
* Lidhja gjithmonë aktive mes pajisjes inteligjente dhe kamerës me Bluetooth® kërkon konfigurimin fillestar me aplikacionin Canon Camera Connect. Qëndrueshmëria e lidhjes Bluetooth® varet nga modeli i pajisjes inteligjente dhe faktorë të tjerë të mjedisit. Fjala dhe logot Bluetooth® janë marka tregtare të regjistruara që zotërohen nga Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i këtyre markave nga Canon Inc. bëhet me licencë. Markat tregtare dhe emrat tregtarë të tjerë janë të pronarëve të tyre përkatës. Pajisja inteligjente e përputhshme kërkon Bluetooth® versioni 4 (ose version i mëvonshëm) dhe ekzekutimin e sistemit operativ iOS 8.4 (ose të mëvonshëm) ose Android 5.0 (ose të mëvonshëm) me aplikacionin më të fundit Canon Camera Connect të instaluar (i disponueshëm nga Apple App Store ose Google Play store).