PROGRAMI I PARTNERËVE

Programi i zhvilluesve të Canon

Sajti i uebit më i fundit i mbështetjes për zhvilluesit nga Canon është i mbushur plot me burime të dobishme për komunitetin e zhvilluesve të softuerëve, si dhe zgjidhjet e biznesit, ashtu edhe për imazhet dixhitale.
Eksploroni faqen e internetit të Developer Programme
A po dëgjoni vërtet? Apo jeni duke pritur radhën për të folur?

PËRMBLEDHJE

Mbështetja për zhvilluesit e programeve.

Programi i zhvilluesve të Canon është një mënyrë emocionuese për bizneset e palëve të treta dhe zhvilluesit e aplikacioneve dhe programeve për të punuar së bashku me teknologjinë e Canon, duke sjellë zgjidhje me vlerë të shtuar për klientët me kërkesa vërtet të larta.

BËHUNI PJESË E KOMUNITETIT TË ZHVILLUESVE

Si një zhvillues i regjistruar, ju mund t'u ofroni klientëve tuaj një gamë të gjerë të veçorive shtesë të përshtatura dhe personalizimeve për produktet e biznesit dhe teknologjike nga Canon.
Një imazh punonjësish që punojnë bashkë rreth një tryeze të madhe

Përfitimet e Canon Developer Programme

Integroni produktet e Canon në ciklet specifike të punës së klientëve për të ofruar zgjidhje novatore.

  • Shtoni vlerë

    për klientët tuaj

  • Novacion

    Me zhvillimet e personalizuara

  • Partneriteti

    Përfitoni një mbështetje dydrejtimëshe me Canon.

  • Personalizoni

    Fluksin e punës dhe integrimin

Mbështetje e plotë për zhvilluesit

Bashkëpunoni me Canon për të realizuar zgjidhje unike sipas kërkesave të klientëve, me portalin e zhvilluesve të Canon. Burimet përfshijnë mbështetjen dhe ndihmën e drejtpërdrejtë, pyetjet e shpeshta dhe buletinet teknike.

Gamë e gjerë e zgjidhjeve

Informacionet e paketave SDK dhe ndërfaqeve API të Canon si dhe shumë burime të tjera janë të disponueshme për t'u shkarkuar për zhvilluesit e regjistruar për të bërë të mundur zhvillimin novator dhe të personalizuar për një gamë të gjerë të produkteve dhe softuerëve të Canon.

Optimizoni flukset e punës për klientët

Bëhuni pjesë e një komuniteti novator dhe luani një rol thelbësor për rritjen e ekosistemit të Canon për klientët tanë.

Mbështetje e plotë për zhvilluesit

Mësoni më shumë dhe bashkohuni në program