RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE

REALITETI VIRTUAL

Kamerat, objektivët dhe sistemet e realitetit virtual nga Canon

Zbuloni si të krijoni përmbajtje tredimensionale duke përdorur një kamerë të pajtueshme EOS kuadërplotë dhe objektiv RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE, ndërsa përdorni një cikël më të thjeshtë dhe efikas pune me EOS VR SYSTEM.

Shkrepni 180° VR stereoskopike me EOS

Zgjidhja novatore e Canon për shkrepjen në 180° VR e thjeshton dhe njëson të gjithë këtë proces. Ajo shfrytëzon të mirat e sistemit mbërthyes RF për të mundësuar projektimin e një objektivi dysh sypeshku që projekton imazhet stereoskopike të syrit të majtë dhe të djathtë në një sensor të vetëm kuadërplotë. Ky model novator eliminon me efikasitet problemet me drejtimin e objektivave dhe sinkronizimin e imazheve, duke e shkrepur imazhin dysh sypeshk krah për krah drejtpërdrejt në një skedar të vetëm. Ndaj dhe procesi i konvertimit dhe i eksportimit në një imazh përfundimtar VR barasdrejtkëndor bëhet më i thjeshtë dhe më robust.
RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE

Regjistroni

Me kamerat e pajtueshme kuadërplota, me mbërthyese RF, si EOS R5/R5 C dhe sensori i saj mahnitës i rezolucionit të lartë, tani është më e lehtë të konfiguroni dhe shkrepni për stereoskopi 180° VR. Thjesht vendosni objektivin RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE në një kamerë të pajtueshme me firmuerin e duhur, zgjidhni cilësimet tuaja të dëshiruara të kamerës dhe përfshihuni në një botë krejt të re krijimi përmbajtjeje virtuale.

Regjistrimi në largësi

Përdorni versionet e fundit të Canon EOS Utility (për lidhje me kabllo) ose të Camera Connect (për lidhje me valë celulare), për të konfiguruar dhe komanduar kamerën në distancë, ndërsa keni ende mundësi të shikoni një shqyrtim sypeshku dysh krah për krah ose barasdrejtkëndor të drejtpërdrejtë.

Camera Connect
EOS VR Utility

Konvertim

Çfarë ka qenë më parë një proces kompleks drejtimi, sinkronizimi dhe bashkimi me sisteme të shumta kamere/skedarësh, tani bëhet shumë më e lehtë falë EOS VR Utility1 nga Canon (me mbështetje për Canon RAW te kamerat përkatëse, duke përfshirë 8K RAW LT/60P nga EOS R5 C), që e bën konvertimin e filmimeve dhe fotove stereoskopike për redaktim dhe riprodhim, një proces shumë më efikas. Mund dhe të importoni e konvertoni automatikisht filmimet e Canon VR (MP4) drejtpërdrejt në Adobe Premiere Pro1, duke përdorur Canon EOS VR Plug-in.

Redaktoni

Canon EOS VR Utility mund të kryejë prerje bazike të skedarëve tuaj video Canon VR, përpara konvertimit. Por, për kontroll të mëtejshëm mbi procesimin dhe redaktimin, për më shumë produksione profesionale, përdorni Adobe Premier Pro duke i importuar skedarët e konvertuar nga EOS VR Utility, ose thjesht përdorni EOS VR plug-in for Adobe Premiere Pro për të importuar dhe konvertuar skedarët tuaj EOS VR në një proces të vetëm.

Plug-in for adobe premiere pro vr

Përfitimet e Canon EOS VR SYSTEM

Canon EOS VR SYSTEM ofron një mënyrë më të shpejtë dhe efikase nga hyrja në dalje, për të krijuar përmbajtje mahnitëse, profesionale stereoskopike në 180° VR.

  • TEKNOLOGJIA

    Dy objektiva, një sensor

    Mundëson rezolucion të lartë të pajtueshëm, kamera me mbërthyese RF si EOS R5/R5 C2 për të regjistruar dy imazhe në sensorin e vet kuadërplotë, për një konfigurim më të shpejtë, të thjeshtë dhe robust të kamerës, pa pasur nevojë për bashkëdrejtim apo sinkronizim të kamerës apo objektivit. Plus, përdorimi i një sistemi me një sensor në një kamerë të vetme, bën që të dy imazhet të paraqesin të njëjtat karakteristika reagimi në ngjyrë dhe ekspozim, dhe si rregull, të gjitha cilësimet e kamerës do të jenë po ashtu njësoj, çka do të thotë më pak kohë e nevojitur në pasproduksion për të përputhur imazhin e majtë me të djathtin.

  • TEKNOLOGJIA

    Menaxhim dhe konvertim efikas në një skedar

    Shkrepja e imazheve të syrit të majtë dhe të djathtë në një sensor mundëson regjistrimin e imazheve të bashkëdrejtuara dhe të sinkronizuara që më parë në një skedar. Kjo thjeshton menaxhimin e skedarit për konvertimin barasdrejtkëndor (pa kërkuar procese shtesë për ngjitjen e imazheve/skedarëve të tjerë) dhe eksportimin drejt kodekëve të ndryshëm profesionalë, gati për riprodhim apo redaktim të mëtejshëm në një vijë kohore NLE.

  • TEKNOLOGJIA

    Sistemi i kamerës EOS

    Përdorimi i një kamere EOS, si EOS R5/R5 C, me sensorin e saj 8K, u mundëson operatorëve të shkrepin me një sistem më familjar dhe fleksibël kamere, ndërsa kanë mundësinë të shkrepin në Canon Log/Log3, duke ofruar imazhe me rezolucion të lartë dhe me diapazon të gjerë dinamik për filmime me një ndjesi më të lartë përfshirjeje dhe realizimi në rezultatin përfundimtar.

Programe kompjuterike që kanë lidhje

  • PROGRAME

    EOS VR Utility

    Një aplikacion i fuqishëm dhe efikas, por ende i thjeshtë në përdorim që nevojitet për të konvertuar imazhet rrethore sypeshk VR nga kamerat e pajtueshme në imazhe standarde barasdrejtkëndore për shikim dhe pasproduksion në VR.

  • PROGRAME

    EOS VR Plug-in for Adobe Premiere Pro

    Përdorni këtë modul në vend të EOS VR Utility për të konvertuar automatikisht skedarët e imazhit rrethor sypeshk VR të Canon dhe për t'i importuar në aplikacionin e mirënjohur të Adobe.

  • SOFTUER

    EOS Utility

    Komandojeni kamerën në distancë nga një kompjuter përmes USB, me shqyrtim të drejtpërdrejtë.

  • SOFTUER

    Camera Connect

    Lidheni kamerën me pajisjen tuaj Apple ose Android për të regjistruar në largësi dhe për të shkarkuar me lehtësi fotografitë tuaja, gati për t'i ndarë ato.

Produktet e lidhura

JU DUHET NDIHMË?

Dëshironi të mësoni më shumë për EOS VR System nga Canon?

  1. Nevojiten EOS VR Utility dhe EOS VR Plug-in for Adobe Premiere Pro për kryerjen e projektimit barasdrejtkëndor të figurave të regjistruara të 180° VR nga një kamerë e pajtueshme Canon. Versioni 1.2 e lart i EOS VR Utility do të mundësojë konvertimin e skedarëve të mbështetur Canon RAW, duke përfshirë 8K RAW LT/60P nga EOS R5 C (formatet e pajtueshme RAW mund të ndryshojnë sipas kamerës), plus mbështetje Apple Silicon dhe përshpejtimin me procesorin grafik. Mund të kërkohet një shërbim abonimi me pagesë për të konvertuar videot më të gjata se 2 minuta, çka kërkon Canon ID. Do të kërkohet gjithashtu instalimi i "HEVC Activator" specifik për kamerën e përdorur.
  2. Mund të nevojitet përditësimi i firmuerit të fundit për pajtueshmëri me VR.

    VINI RE: KY SOFTUER SISTEMI VR MUND TË NDRYSHOJË NGA PRODUKTI TREGTAR.