Artikulli

Rezultate të nivelit të lartë me buxhet për një regjistrues të vetëm me Canon EOS C200

Group of people pouring coulored powder on a woman.

Prodhuesi i filmave David Newton gjatë regjistrimit të tij për Trash the Dress me kamerën EOS C200, elastike dhe me një madhësi të vogël

David Newton ishte i emocionuar të provonte kamerën e re EOS C200 gjatë hapave të saj. Filmi i tij i shkurtër, Trash the Dress (Shkatërro fustanin), shfrytëzoi në maksimum elasticitetin e kamerës dhe potencialin e një regjistruesi të vetëm: duke e montuar atë në mbështetëse kardanike dhe në dronë dhe duke shfrytëzuar plotësisht veçoritë e përparuara të fokusit automatik.

David Newton e përshkruan veten si një "fotograf-prodhues filmash". "Unë jam një nga ata që kanë kaluar nga të qenit një fotograf, nga videot me kamerat DSLR dhe duke ecur më tej sipas kërkesave të projekteve.”

Duke kaluar nga kamerat DSLR me aftësinë e videos te gama e kamerave Cinema EOS, Newton ka drejtuar kurse trajnime për kamerat Canon dhe ishte shumë i interesuar të punonte me kamerën e re EOS C200 sapo të ishte e mundur.

“Projekti erdhi pasi Canon tha se ata kërkonin ta provonin kamerën C200 në hapat e saj dhe kërkonin dikë që kishte kaluar nga kamerat DSLR te kamerat kinematografike. Kamera e gjen veten në dy fusha: ajo është e përshtatshme për fluksin e punës së prodhimit të nivelit të lartë me pajisje mbështetëse të plota në një ambient të madh prodhimi; dhe funksionon po ashtu shumë mirë për një regjistrues të vetëm, ose me një ekip të vogël, falë ergonomisë së saj.” Kjo, thotë Newton, është fusha e tij e specialitetit. “Unë zakonisht punoj vetëm ose me një ekip të vogël. E kam më të lehtë të vazhdoj dhe t'i bëj vetë.” Duke qenë se i kishte përdorur më parë kamerën C200 në një projekt në Dubai, Newton “ka pasur disa eksperienca tashmë me të”.

Duke iu referuar kombinimit të një pajisjeje kompakte dhe të lehtë me regjistrimin e integruar me cilësi të lartë të Cinema RAW Light, Newton e përshkruan kamerën si një "bishë të Xhekill dhe Hajd". Ajo që funksionon vërtet për mua është regjistrimi i brendshëm RAW 4K - është fantastik. Ai përdor një kamerë që për çmimin dhe madhësinë është e nivelit mesatar, por e çon vërtet në nivelin maksimal, duke sjellë cilësinë që mund të sigurohet vetëm me RAW. Ne kemi regjistruar me MP4, e barasvlershme me një JPEG në këndvështrimin e imazheve të palëvizshme, me një aftësi shumë të kufizuar për ndryshimin e nivelit, por tani kemi pesëmbëdhjetë ndalesa të gamës dinamike (nga skedari i përpunuar Cinema RAW Light).” Kjo, sipas Newton, e bën realizimin me gamën e lartë dinamike një opsion vërtet realist, si dhe rrit mundësitë në procesin pas prodhimit. “Nëse dëshironi të kaloni në një fluks pune HDR, e keni mundësinë. Kur punoni në Rec709, ajo ofron shumë elasticitet për ndryshimin e nivelit dhe, mund të them, mundësinë për rikuperim në rast se nuk ju ecën puna (që nuk i ndodh asnjëherë askujt!)”

Newton pranon menjëherë vlerën e regjistrimit RAW dhe regjistrimit të ngjeshur. “Keni RAW, por keni edhe aftësinë për uljen e nivelit. Keni cilësinë shumë të lartë si dhe keni regjistrimin e ngjeshur. Nëse e konfiguroni si duhet kamerën, rezultatet që merrni në MP4 janë të shkëlqyera. Sidoqoftë, nëse regjistroni shumë me çelësin kromatik, atëherë jeni më mirë me regjistrimin RAW për të pasur më shumë të dhëna. Ata që regjistrojnë me kodekun e nivelit më të ulët do të realizojnë filmime në aktivitete dhe dasma, ku nuk dëshironi të krijoni një mori shumë të madhe të të dhënave ose të keni kërkesat e përpunimit të regjistrimit RAW.”

Canon video camera in action

Përtej sensorit dhe formatit të regjistrimit

Newton është entuziast sidomos për veçoritë e fokusit automatik të kamerës C200. “Sistemi i Fokusit automatik me Dual Pixel CMOS është i shkëlqyer. Është vërtet tërheqëse të kalosh nga fokusi manual, ku për vite me radhë kemi fokusuar manualisht, te diçka që ka një fokus automatik që mund ta përdorësh dhe t'i besosh vërtet.” Ky sistem fokusimi shfrytëzon ekranin me prekje të kamerës C200 kur zgjedh një pikë fokusi, duke krijuar një sistem shumë elastik që e zvogëlon nevojën për një person të veçantë për caktimin e fokusit.

Për situatat ku fokusi manual është i pashmangshëm, Newton adhuron po ashtu funksionet e Udhëzuesit të fokusit me pikselë të dyfishtë. “Ju zgjidhni një pikë fokusi dhe më pas keni shigjeta rreth asaj pike, që të dini nëse jeni fokusuar përpara apo prapa. Kështu që, nëse dëshironi të punoni me lente kinematografike prime, atëherë keni përsëri konfirmimin e fokusit.” Megjithatë, me lentet EF, “nuk keni nevojë për një person për të caktuar fokusin, nuk keni pse të vendosni një sistem të veçantë për ndjekjen e fokusit. Kjo e bën pak më të manovrueshme, mund të punoni shumë më shpejt.” Duke kujtuar ditët e kamerave DSLR për video, Newton është i kënaqur që e shikon këtë sistem në një kamerë të posaçme për filma kinematografikë. “Kamerat si 7D Mk. II e kanë pasur këtë për një farë kohe dhe është bukur ta shikosh në një kamerë kinematografike.”

Group of people laughing whilst pouring coloured powder on woman

Një strukturë e optimizuar e kontrolleve dhe lidhjeve në ndërthurje me një sistem të njohur të menysë për të ruajtur thjeshtësinë e gjërave. “Duke i pasur të gjithë butonat në të majtë, dhe portat në të djathtë. Nuk i gjen butonat në vende të pazakonta. Ata janë të gjithë të grupuar së bashku. Mund të punoni me të me shumë shpejtësi dhe lehtësi dhe kushdo që ka regjistruar me kamerat Canon - DSLR apo Cinema EOS - do ta ketë shumë të njohur këtë konfigurim. Menytë janë të vendosura në të njëjtën mënyrë, butonat janë në të njëjtin vend dhe janë etiketuar në mënyrën e duhur.”

Duke pasur parasysh natyrën disi të paparashikueshme të regjistrimit për Trash the Dress, Newton ka vlerësuar në mënyrë të veçantë kompaktësinë e kamerës C200. “Ajo ruan një ekuilibër të mirë në një Ronin dhe nën një DJI 1000 - faktikisht një mbështetëse e montuar nën një dron - dhe ka funksionuar jashtëzakonisht shumë mirë. Kjo aftësi për mbështetëset hap shumë mundësi krijuese.”

Me kamerat moderne që ofrojnë një ndjeshmëri të lartë, shpesh është i nevojshëm filtrimi i dendësisë neutrale, dhe në një mbështetëse kardanike ose në një dron masa dhe pesha e një kutie mat mund të mos jetë praktike, dhe Newton vlerësoi opsionin e brendshëm ND me dhjetë ndalesa. “Nëse do të filloni të regjistroni në RAW dhe dëshironi gamën dinamike më të mirë, atëherë do të dëshironi të jeni në ISO 800. Me aftësinë për të kaluar në dy, katër, tetë ose dhjetë ndalesa të ND-së, kjo kursen shumë shqetësime në lidhje me mbështetëst.”

MË BËRI SHUMË PËRPSHTYPJE, NJË E TILLË SHUMË SHPEJT DO TË JETË NË ÇANTËN TIME

“Më bëri shumë përshtypje”, - përfundon Newton, duke konfirmuar se “një e tillë shumë shpejt do të jetë në çantën time. Është diçka që të jep kënaqësi në përdorim dhe rezultatet ishin aq të mira sa sinqerisht nëse ke punën që e justifikon të kesh atë lloj kamere, nuk ka nevojë për t'u menduar shumë. Nëse mendon për gamën e kamerave Cinema EOS, ajo është kamera më e kompletuar. Kur punon, dëshiron diçka që thjesht përshtatet me ty dhe jo diçka që të detyron të përshtatesh me të. Ka kaq shumë gjëra që ndodhin në një regjistrim sa, nëse mund t'i bësh gjërat pak më të thjeshta, kjo të kursen shumë kohë. Koha gjatë prodhimeve është gjithmonë në presion.”

Për t'u kthyer te përmbledhja për kamerën EOS C200, klikoni këtu

Shkruar nga James Bennett, Televisual Media UK Ltd


Të lidhura