Dual Pixel CMOS Auto Focus
Me mbërthyesen RF në zemër të EOS C70 që mundëson ekuilibrin ideal të teknikës optike, mekanike dhe elektronike, filmografët mund të përfitojnë tanimë nga dizajnet e parivalizuara optike, vetëfokusimi më i shpejtë dhe komunikimi mes kamerës dhe objektivit iu mundësuar nga teknologjia RF. Me sistemin e vet revolucionar të komunikimit të të dhënave RF, teknologjia ekzistuese DPAF shtyhet drejt një tjetër niveli.
Për ta përmirësuar edhe më tej performancën e vetëfokusimit, EOS C70 ofron mundësinë e caktimit të shpejtësisë së gjurmimit dhe të reagimit të vetëfokusimit.
Një ndërfaqe përdorimi Direct Touch e dizajnuar rishtas ofron komandim të shpejtë të cilësimeve në ekran, rregullimin e parametrave të ndryshme, si dhe nisjen/ndalimin e regjistrimit. Të gjitha me prekjen e një gishti.