Canon Tripod Grip HG-100TBR
Filmoni me vetëbesim dhe shfrytëzojeni krijimtarinë më së miri falë një morse unike stativi me telekomandë, kokë të rregullueshme dhe ergonomi të jashtëzakonshme të krijuar për shkrepje të qëndrueshme.
I vogël, i qëndrueshëm dhe tejet fleksibël
Shkrepni filma dhe foto me mënyra të reja dinamike duke përdorur këtë morsë stativi dore me telekomandë me valë për prakticitet të jashtëzakonshëm krijues.
Kamera dhe mikrofoni shiten veçmas
Shkrepni video me freski krijuese
Falë kokës që rrotullohet ose anohet, dhe që mund të fiksohet në shumë pozicione të ndryshme në këndet e përcaktuara, morsa e stativit ofron fleksibilitet të lartë.
Eksploroni kënde të reja përmes punës me një dorë
Filmoni në kënde tejet të larta për videoblogët dhe montojeni mikrofonin e jashtëm në pozicione të ndryshme, duke qenë kështu të lirë të jepni shfaqjen tuaj optimale.
Shkrepni për më gjatë falë ergonomisë së lartë
Falë modelit të tij peshëlehtë me manovrim të jashtëzakonshëm, mund të shkrepni më shumë filmime të përdorshme dhe të shfrytëzoni funksionimin në distancë me deri në 10 000 orë jetëgjatësi baterie.
Zgjasni rrezen me anë të telekomandës praktike
Morsa e stativit vjen së bashku me telekomandën me valë "Canon BR-E1" që komandon në distancë shkrehësin, zmadhuesin, filmimin dhe vetëfokusimin e kamerës.*
* Kontrolloni specifikimet e kamerës për funksionet
Punon me kamerat e përputhshme të "Canon"
Morsa e stativit është krijuar për të funksionuar më së miri me "PowerShot G7 X Mark III" plus modele të tjera, si p.sh. "EOS M6 Mark II" me objektiv "EF-M".*
* Kontrolloni specifikimet e kamerës për funksionet
Specifikimet kryesore
Mbahet lehtë
Përdorim i thjeshtë
Përmasë kompakte
Konstruksion me peshë të lehtë
Mbërthyese e kalibrueshme për kamerën
Telekomandë e heqshme BR-E1
Çfarë ka në kuti
Gjithçka që ju duhet për shkrepje të qëndrueshme njëdorëshe në lëvizje.
Tripod Grip HG-100TBR
Telekomanda pa tel BR-E1
Rrip dore
Aksesor mikrofoni "L"
Aksesor mikrofoni "S"
Manuali i udhëzimeve
Fleta e garancisë