Kushtet e përgjithshme të përdorimit

LEXONI KËTË DOKUMENT PARA SE TË HYNI NË SAJTIN E UEBIT TË CANON EUROPE. Duke hyrë në sajtin e uebit të Canon, ju pranoni të zbatoni kushtet e përgjithshme të mëposhtme.

NËSE NUK I PRANONI KËTO KUSHTE TË PËRGJITHSHME, MOS E PËRDORNI KËTË SAJT UEBI.

1. Pranimi


Canon Europa N.V. ("Canon") ju ofron këtë faqe (“Faqen e Canon-it) mbi bazat e kushteve dhe konditave të mëposhtme (“Kushtet dhe konditat”). Duke hyrë në çdo fletë të kësaj faqeje të internetit të Canon-it, ju bini dakord të zbatoni këto Kushte dhe Kondita. Këto Kushte dhe Kondita mund të përditësohen nga Canon-i herë pas here duke publikuar Kushte dhe Kondita të përditësuar pa ju njoftuar veçanërisht më parë. Ju duhet të kontrolloni Kushtet dhe Konditat sa herë që hyni në faqen e internetit të Canon-it për të kontrolluar përditësimet.

2. Faqja e internetit të Canon-it


Ju do të keni mundësi të merrni informacion rreth disa produkteve dhe shërbimeve të Canon-it në këtë faqe interneti të Canon-it por mund të dërgoni edhe pyetje tek Canon-i për të marrë më shumë informacion. Ju lutemi vini re se kjo faqe interneti e Canon-it është faqja evropiane dhe produktet e shërbimet e ofruara mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Ju lutemi përdorni lidhjet për në faqet e internetit të vendit tuaj për të gjetur të dhëna rreth produkteve dhe shërbimeve të ofruara.

3. Informacioni për cookie


Lexoni më shumë për politikën tonë mbi cookie.

4. Përdorimi


Ju merrni përsipër të mos shpallni ose dërgoni nëpërmjet kësaj faqeje interneti materiale të cilat janë, ose mundet që në mënyrë të arsyeshme të konsiderohen si: (i) përgojuese, shpifëse, të turpshme, ofenduese, abuzive, përgjegjëse për nxitje urrejtjeje raciale, diskriminuese ose sharëse; (ii) të kenë shkelur çdo njërin nga detyrimet e mirëbesimit ose të fshehtësisë dhe çdo sekret profesional; (iii) të kenë shkelur të drejtat e pronësisë së një pale të tretë ose për të cilat nuk keni marrë të gjitha licencat dhe/ose miratimet e duhura; ose (iv) të kenë shkelur çdo ligj tjetër.

Ju gjithashtu bini dakord të mos transmetoni ose të mos dërgoni nëpërmjet faqes së internetit asnjë material i cili mund të konsiderohet të jetë ose të inkurajojë sjellje të cilat mund të konsiderohen si shkelje kriminale, mund të çojnë në përgjegjësi civile, ose të jetë në një mënyrë tjetër në kundërshtim me ligjin e çdo vendi, ose autoriteteve të tjera kompetente, ose të shkelë të drejtat e çdo pale të tretë të zbatueshme në çdo pjesë të botës.

Canon-i rezervon të drejtën të heqë çdo material nga faqja kur ka dyshim të arsyeshëm se materiale të tilla janë të ndaluara nga pjesa 3 e këtij dokumenti ose janë të papërshtatshme në një mënyrë tjetër. Pa përjashtuar çka më sipër, ju pranoni se Canon-i nuk ka kontroll mbi përmbajtjen në faqen e internetit të ofruar nga përdorues të tjerë, dhe as nuk angazhohet të vëzhgojë përmbajtjen e faqes së internetit për të siguruar përpikërinë saj, përshtatshmërinë ose pajtueshmërinë me principet e paraqitura në këto Kushte dhe Kondita.

Ju nuk duhet të lidhni në faqen e internetit të Canon-it faqe të tjera interneti të cilat janë të pahijshme dhe të papërshtatshme, dhe ju duhet të hiqni menjëherë çdo lidhje nëse Canon-i ka fuqinë t’jua kërkojë një gjë të tillë.

Të gjitha materialet (duke përfshirë, por jo vetëm të kufizuara tek ato, tekst, muzikë, zë, fotografi, grafikë, imazhe, video, të dhëna të grumbulluara, shkarkime dixhitale dhe programe) të përfshira në këtë faqe elektronike ("Materiale") janë pronë e Canon-it dhe furnitorëve të tij dhe mbrohen nga ligjet Evropiane, Japoneze dhe ndërkombëtare të së drejtës së autorit.

Canon ju autorizon të shikoni dhe të shkarkoni Materialet vetëm për përdorim vetjak, jo-tregtar; në qoftë se ju nuk modifikoni ose nuk krijoni ndonjë punim prejardhës me Materialet në asnjë mënyrë, ose riprodhoni ose paraqisni në publik, luani, ose shpërndani ose përdorni në një mënyrë tjetër për çdo qëllim publik apo tregtar. Çdo përdorim i Materialeve në çdo lloj faqeje tjetër interneti apo mjedis rrjetesh kompjuterike për çdo qëllim është i ndaluar.

Në qoftë se dëshironi ti përdorni Materialet përtej qëllimit siç është autorizuar më sipër, ju duhet të merrni miratim paraprak nga pronarët përkatës të së drejtës së autorit ose licensuesit e Materialeve të tilla, si Canon, furinitorët e tij dhe të tjerë.

Nëse dëshironi të citoni drejt për së drejti çdo pjesë të Përmbajtjes në çdo material të printuar të tilla si revista, ju lutemi kontaktoni përgjegjësin e faqe (Webmaster) për leje në adresën . Nëse dëshironi të publikoni çdo lloj pjesë të Materialeve në CD ose në media të tjera, ju lutemi specifikoni pjesën e Materialeve të dëshironi të publikoni.

Ju keni rënë dakord të dëmshpërbleni Canon-in dhe anëtarët e Canon-it ndaj çdo, deklarimi, kërkese, humbjeje ose dëmtimi të pësuar si rezultat i shkeljes së kësaj Pjese 3.

5. Mos pranim i përgjegjësisë


Canon-i me anë të këtij dokumenti përjashton të gjitha konditat, garancitë, përfaqësimet ose kushtet që kanë të bëjnë me furnizimin ose përpjekjen për të furnizuar, dështimin në furnizim ose vonesat në ofrimin e çdo shërbimi në lidhje me Faqen e internetit ose që faqja e internetit është e saktë, e plotë ose e përditësuar, e cila sipas kësaj Pjese 4 të ketë ndikim midis jush dhe Canon-it, ose përndryshe mund të jetë nënkuptuar ose përfshirë në këto Kushte dhe Kondita ose në kontrata të përbashkëta, sipas statuteve, ligjeve në fuqi ose në një mënyrë tjetër. Ju e kuptoni dhe bini dakord që ju po e përdorni faqen e internetit të Canon-it duke e marrë vetë rrezikun dhe që Canon-i nuk jep garanci që faqja e internetit të Canon-it do t’i përmbushi kërkesat tuaja ose që faqja e internetit të Canon-it do të jetë e pandërprerë, pa gabime ose e sigurt. Çdo përmbajtje ose shërbim i ofruar nëpërmjet faqes së internetit të Canon-it ose në lidhje me faqen e interneti të Canon-it nga Canon-i është bërë në baza “SIÇ ËSHTË’ dhe “SIÇ ËSHTË NË GJENDJE” dhe Canon-i nuk bën përfaqësime ose vërtetime të asnjë lloji, të shprehura apo të nënkuptuara, në lidhje me faqen e internetit të Canon-it për përmbatjen ose shërbimet e përfshira në të, ose të ofruara në lidhje me këtë faqe interneti të Canon-it. Canon-i rezervon të drejtën vetëm nëse zgjedh vetë, të rregullojë ose të tërheqë çdo përmbajtje ose shërbim të ofruar si pjesë e faqes së internetit të Canon-it.

6. Përgjegjësia


Canon-i ose çdo palë tjetër (të cilët mund të jenë ose jo të përfshirë në krijimin, prodhimin mirëmbajtjen ose livrimin e kësaj faqeje të internetit të canon-it), dhe çdo kompani e grupit të Canon-it, dhe çdo oficer, drejtor, punonjës, aksionar apo agjent, përjashtojnë detyrimin dhe përgjegjësinë për çdo shumë ose tip humbjeje ose dëmtimi që mund t’ju ndodhi ju ose një pale të tretë, (që përfshin pa kufizim, çdo humbje ose dëmtim direkt, indirekt, ndëshkues ose konsekuencial, apo çdo humbje të të ardhurave, fitimeve, dëshirës së mirë, të dhënave, kontratave përdorimit të parave, ose humbjes dhe dëmtimeve të ardhura si pasojë ose të lidhura në çdo mënyrë me ndërprerjen e biznesit, dhe faqja e internetit të Canon-it në çdo mënyrë ose në lidhje me përdorimin, pamundësinë për të përdorur ose rezultatet e përdorimit të kësaj faqeje të interneti të Canon-it, çdo faqe interneti të lidhur tek kjo faqe interneti të Canon-it ose materialet në faqe të tilla interneti, duke përfshirë por jo vetëm të kufizuara në humbje apo dëmtime për shkak të viruseve që mund të infektojnë pajisjen tuaj kompjuterike, programin kompjuterik, të dhënat ose prona të tjera që mund të keni përdorur për, përdorimin, rrjet-shfletimin e kësaj faqeje të internetit të Canon ose shkarkimin e çdo materiali prej jush nga kjo faqe interneti të Canon-it ose çdo faqeje interneti të lidhur me këtë faqe interneti Canon. Kjo nuk do të ndikojë mbi të drejtat tuaja ligjore.

Asgjë në këto kushte dhe kondita nuk do të përjashtojnë ose kufizohen në detyrimin e Canon-it për (i) vdekje ose lëndime personale të shkaktuara nga neglizhenca e tij; (ii) mashtrimet; ose (iii) çdo detyrim i cili nuk mund të përjashtohet ose kufizohet nën ligjin e zbatueshëm.

7. Rregullorja e privatësisë


Nëse zgjidhni të regjistroheni në çfarëdo pjese të kësaj faqeje interneti të Canon, ju pranoni t’i jepni Canon të dhëna të sakta siç kërkohet në formularin e regjistrimit. Për detaje mbi përdorimin nga ana jonë dhe transferimin e të dhënave tuaja personale, referojuni kësaj POLITIKE PRIVATËSIE.

Informacionet e dhëna në një formular ose ndryshe përmes faqes të internetit të Canon do të përdoren nga Canon, e cila për qëllimet e kësaj Pjese 7, do të përfshijë Canon Europe Ltd, për qëllimin e ofrimit të shërbimeve që keni kërkuar përmes faqes të internetit të Canon.
Herë pas here, Canon, filialet ose agjentët e Canon mund t’i përdorin këto informacione për qëllime marketingu ose për t’ju informuar për produkte dhe shërbime të tjera të cilat mendojmë se mund të jenë me interes për ju. Mund të specifikoni nëse dëshironi të merrni informacione të tilla në kutinë përkatëse në formularin e regjistrimit. Ndërkohë që informacionet jepen me email, ju mund të çregjistroheni nga lista e email-ëve. Informacionet tuaja personale mund të lidhen me informacionet e brouserit, filialet e Canon dhe palët e treta (si për shembull ofruesit e shërbimeve host) për qëllimet e treguara më sipër dhe në politikën për kukit dhe për qëllimet e administrimit të grupit. Kjo mund të përfshijë një transferim të dhënash jashtë Zonës Ekonomike Evropiane. Disa nga këta marrës mund të ndodhen në shtete që nuk kanë të njëjtat ligje privatësie si Shtetet Anëtare të BE-së, sidoqoftë, mund të jini të sigurt se janë marrë masat e nevojshme për të mbrojtur konfidencialitetin dhe sigurinë e informacioneve tuaja.
Ne jemi të angazhuar për mbrojtjen e privatësisë tuaj. Të dhënat tuaja personale mbahen në kompjuterë të sigurt dhe në skedarë manualë dhe nuk do të përpunohen për asnjë qëllim tjetër të ndryshëm nga ato të përcaktuara në këtë Politikë të privatësisë. Serveri i Canon i përdorur për të ruajtur këto të dhëna mund të përdoret nga agjencitë e caktuara të palëve të treta, kontraktorët dhe/ose stafi i autorizuar i Canon vetëm nën kontrollin e rreptë të Canon (”Stafi i autorizuar”). Ky server është i lidhur më tej me internetin përmes një firewall dhe prandaj nuk mund të hapet nga publiku.
Copa të vogla informacionesh të njohura si kuki do të instalohen në kompjuterin tuaj për të grumbulluar informacione statistikore si rrugë navigimi, numri i vizitave, klientët që rikthehen dhe klikimet për faqe. Të vetmet informacione që mund të marrë një kuki janë informacionet që ju i jepni vetë. Ato nuk mund të lexojnë të dhënat nga hard-disku juaj. Ne i përdorim këto kuki për të na ndihmuar të përcaktojmë dobishmërinë e informacioneve që japim dhe për të parë sa e thjeshtë është për përdoruesin faqja jonë. Canon nuk i ndan me ente të tjera jo-Canon ose nuk ua shet palëve të treta informacionet që grumbullon nga kukit. Nëse preferoni të mos merrni kuki nga faqja jonë e internetit, mund ta konfiguroni brouserin që t’ju lajmërojë para se të pranojë kukit dhe të refuzojë kukit kur brouseri ju lajmëron për praninë e tyre. Ju mund t’i refuzoni gjithashtu kukit duke i fikur ato në shfletuesin tuaj. Nuk është e domosdoshme t’i keni kukit të aktivizuara për të pasur mundësi të përdorni çfarëdo pjese të faqeve të internetit të Canon.
Ju keni të drejtën të hapni, korrigjoni, përditësoni ose fshini të dhënat tuaja duke hapur linkun e përshtatshëm në profilin tuaj ose duke paraqitur një kërkesë në consumer.deletion@canon-europe.com.
Ne do t’i mbajmë të dhënat tuaja personale vetëm për kohën e nevojshme që na duhet për të ofruar shërbimet që ju keni kërkuar ose për çdo periudhë shtesë që kërkohet me ligj.
Kjo Politikë e privatësisë mund të ndryshohet nga Canon herë pas here. Këto ndryshime mund të ndikojnë në përdorimin e të dhënave tuaja personale. Politika e privatësisë e përditësuar do të jetë e disponueshme në faqen e internetit të Canon pa ju njoftuar paraprakisht.

Për detaje se si t’i përdorni informacionet e klientit, ju lutem referojuni politikës të privatësisë për të dhënat e konsumatorit.

Politika e privatësisë për sistemin e rekrutimit online të Canon

8. Marka


Ju nuk mund të tregoni ose përdorni në asnjë lloj mënyre markën e Canon-it ose të Grupit Canon ose stemat e tyre pa lejen e mëparshme me shkrim të Canon-it.

9. Canon Europa N.V.


Canon Europa N.V.
Bovenkerkerweg 59-61
1185 XB Amstelveen
Netherlands
Tel 0031 20 545 8545
Fax 0031 20 545 8222

Nr i regjistrimit: Numri i regjistrimit të kompanisë: 33166721
Nr TVSh: NL005916343B01

10. Ligji kryesor


Këto Kushte dhe Kondita do të qeverisen nga, dhe ndërtohen në përputhje me Ligjin Anglez. Mosmarrëveshjet që dalin në lidhje me këto Kushte dhe Kondita do t'i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të Gjykatave Angleze.

11. Të drejtat e autorit


E drejta e autorit i përket © Canon Europa N.V. dhe Canon Europe Ltd -2002-2005. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material ose program që ndodhet në faqen e internetit të Canon-it ose të përdoret pa miratimin me shkrim të Canon-it.

Versioni 1
Data e lëshimit: 23/02/2005