QËNDRUESHMËRIA PËR HAPËSIRËN E PUNËS

Reduktimi i ndikimeve mjedisore

Shmangni

Zbuloni mungesat e efikasitetit të lidhura me pajisjen dhe shmangni direkt emetimet falë shërbimeve tona të monitorimit dhe të vlerësimit. Ne do t'ju ndihmojmë që të përshpejtoni transformimin dixhital dhe të ndërtoni një flotë pajisjesh printimi më të qëndrueshme, që i përshtatet nevojave tuaja, me një portofol të pajisjeve efikase të printimit dhe të skanimit.

Reduktoni

Përdorni zgjidhje inteligjente të menaxhimit të printimit për të reduktuar përdorimin e energjisë dhe të medias në flotën e pajisjeve tuaja. Kontrolloni aktivitetet e printimit dhe caktoni politika për printimin me softuerin tonë uniFLOW Online të vlerësuar me çmime, për efikasitet të shtuar në të gjithë flotën, duke reduktuar faqet e printuara përmes fshirjes automatike dhe manuale të punës së printimit.

Dixhitalizoni

Identifikoni se ku mund të dixhitalizohen proceset tuaja ekzistuese. Për shembull, a mund të përdorni një zgjidhje të sigurt të nënshkrimit elektronik për të menaxhuar kontratat? A do t'i lehtësonte proceset tuaja të punës një zgjidhje e menaxhimit të dokumenteve me bazë në renë kompjuterike, si p.sh "Therefore Online"?

Kompensoni

Balanconi çdo emetim të mbetur të gazit serrë që rezulton nga printimi që kryeni në produktet Canon me shërbimin e Canon "Kontributi i projektit për klimën", i cili financon nismat për klimën dhe mjedisin në të gjithë botën.

Reduktimi i emetimeve gjatë ciklit të jetës

Ne fokusohemi në çdo fazë të ciklit të jetës së produktit, për t'ju ndihmuar që të reduktoni ndikimin tuaj në mjedis. Kjo nënkupton:

• Projektimin e produkteve duke pasur parasysh cilësinë, qëndrueshmërinë dhe ekonominë ciklike.
• Prodhimin duke ruajtur burimet, duke përdorur energji të ripërtërishme dhe riciklim më të madh të burimeve.
• Paketimin e produkteve në mënyrë të përgjegjshme për të optimizuar dërgesat.
• Ofrimin e shërbimeve me vlerë të shtuar që mundësojnë mbështetjen nga distanca dhe reduktimin e mbetjeve.
• Proceset e nxjerrjes nga përdorimi i produkteve, që promovojnë ripërdorimin dhe riciklimin.

Çfarë bëjmë për t'ju ofruar mbështetje

Mësoni se si e mbajmë parasysh qëndrueshmërinë në çdo fazë të ciklit të jetës së produktit.

Reduktimi i ndikimit të një produkti në mjedis funksionon më mirë kur merret parasysh që nga fillimi. Kjo nënkupton kontrollin që duhet të bëhet mbi mënyrën se si produkti është projektuar dhe ndërtuar, si do të paketohet, transportohet, përdoret dhe se çfarë do të ndodhë me të pas përfundimit të ciklit të tij të parë të jetës.

Dizajn i qëndrueshëm

Ne i projektojmë produktet tona në një mënyrë që garanton një jetëgjatësi më të madhe dhe funksionim afatgjatë, me pjesë zëvendësimi që zgjasin më shumë dhe me korniza metalike të salduara, shumë të qëndrueshme.

Ne kërkojmë vazhdimisht mënyra për t'i bërë pajisjet tona më efikase. Kjo është arsyeja pse Buyers Lab Inc. (BLI) i ka klasifikuar pajisjet tona A4 si pajisjet numër një për efikasitetin në energji, me çmimin "Marka e printerëve A4 me laser me efikasitet më të lartë në energji" për periudhën kohore 2023 - 2025 nga BLI, dhe në përgjithësi, teknologjitë tona të kursimit të energjisë priten të arrijnë një reduktim të CO2 prej 3,2 milion ton.

Fokusi ynë në cilësi ndihmon në reduktimin e intervaleve të shërbimit, në disa raste më shumë se përgjysmimin e numrit mesatar të nevojave të shërbimit.

Prodhim i përgjegjshëm

Kur prodhojmë pajisjet tona, ne përpiqemi që të ruajmë burimet, qoftë duke përdorur më pak materiale të papërpunuara, duke përdorur materiale të ricikluara ose duke kursyer energji.

Përmes kësaj, ne kemi arritur një reduktim prej 44,4% në emetimet e CO2 gjatë ciklit të jetës së produkteve tona nga viti 2008 deri në vitin 2023.

Logjistika efikase

Ne përpiqemi që të reduktojmë ndikimin e transportimit të produkteve tona, përmes logjistikës efikase, pajisjeve me përmasa më të vogla dhe paketimit më të riciklueshëm.

Për shembull, për imageRUNNER DX C5860i, ne kemi arritur një reduktim të peshës prej 25%, duke e bërë kështu transportin më të thjeshtë.

Ne synojmë të përdorim në paketimet tona sa më shumë letër dhe karton nga burime të qëndrueshme ose të ricikluara dhe sipas mundësisë, mundohemi të minimizojmë përdorimin e plastikës.

Shërbimet inteligjente

Që nga instalimi dhe mirëmbajtja deri te mbështetja dhe zgjidhja, ne synojmë të ofrojmë sa më shumë shërbime nga distanca.

Inxhinierët e Canon që punojnë nga distanca mund të zgjidhin probleme përmes shënimeve në ekran dhe transmetimit të drejtpërdrejtë të videove, duke shmangur emetimet nga udhëtimet e panevojshme.

Sistemet tona inteligjente të menaxhimit të pjesëve të konsumit që funksionojnë nga distanca, porositin automatikisht tonerin zëvendësues dhe i kombinojnë dërgesat sipas nevojës.

Ripërdorni dhe ricikloni

Ne shfrytëzojmë ekonominë ciklike, me një gamë produktesh të riprodhuara dhe të riparuara, që përmirësohet vazhdimisht. Seria e pajisjeve imageRUNNER ADVANCE ES tani ndërtohet me të paktën 90% pjesë të ripërdorura. Në përgjithësi, që nga viti 2008, ne kemi ripërdorur më shumë se 37 155 tonë produkte dhe pjesë.

Ne gjithashtu mbledhim fishekët e tonerit në 24 shtete, me një sasi të mbledhur në total prej 464 000 tonë deri në fund të vitit 2023, duke arritur një reduktim prej 331 000 tonë në përdorimin e burimeve.

Ekosistemi i ekonomisë ciklike në fabrikën Canon Giessen

Eksploroni fabrikën tonë të teknologjisë së fundit në Giessen, Gjermani, ku ribëhen pajisjet tona ES.

Seria e riprodhuar e pajisjeve imageRUNNER ADVANCE ES

Zbuloni pajisjet tona të riprodhuara shumëfunksionale – gama ES.

Gama e riparuar e pajisjeve imageRUNNER ADVANCE CU

Zbuloni se pse pajisjet tona të riparuara ofrojnë qëndrueshmëri të shtuar me një çmim tërheqës.

Qëndrueshmëria për pajisjet imageFORMULA

Zbuloni më shumë rreth skanerëve tanë të qëndrueshëm.

Canon është i angazhuar për qëndrueshmëri në biznes

Si pjesë e filozofisë tonë "kyosei" të korporatës - të jetuarit dhe të punuarit për të mirën e përbashkët - ne kemi vendosur qëndrueshmërinë në thelb të biznesit tonë.

Çmimet dhe certifikimet

Lista A e CDP

Për vitin 2023, Canon është vlerësuar me rezultatin A për ndryshimet klimatike nga CDP, hera e tretë që ne përfshihemi në listën e tyre më të lartë A duke na vendosur në 2% të kompanive më të mira të vlerësuara në këtë kategori. CDP është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse mjedisore e cila vlerëson kompanitë dhe organizatat kryesore në mbarë botën mbi përpjekjet e tyre në trajtimin e çështjeve mjedisore.

Çmimi "Marka e printerëve A4 me laser me efikasitet më të lartë në energji" për periudhën kohore 2023 - 2025 nga BLI

Institucioni i studimit të tregut Buyers Laboratory Inc. ka zbuluar se pajisjet tona A4 me laser kanë efikasitet më të lartë në energji krahasuar me produktet e tjera të tregut. 12 pajisjet e testuara A4 me lazer të Canon përdorën 37% më pak energji se sa dy konkurrentët e tjerë të kombinuar, duke rezultuar në vlerësimin me çmimin "Marka e printerëve A4 me laser me efikasitet më të lartë në energji" për periudhën kohore 2023 - 2025.

ISO 14001

Në vitin 2023, Canon Inc. dhe kompanitë e grupit të Canon që operojnë në 40 shtete dhe rajone (gjithsej, 120 kompani/553 vende operative) kanë fituar certifikimin ISO 14001.

Blue Angel

88% e produkteve përkatëse të kualifikuara për etiketimin mjedisor Blue Angel të qeverisë gjermane në vitin 2022, përmbushin kriteret e rrepta të cilësisë.

Qëndrueshmëria për prodhim

Mësoni për mënyrën se si ne punojmë për të reduktuar ndikimin në mjedis të portofolit tonë të printerëve të prodhimit.

Canon imagePROGRF TM series architectural office CAD printer
Recycling

Qëndrueshmëri

Qëndrueshmëria është thelbësore për misionin tonë të përdorimit të imazherisë për të transformuar botën tonë. Mësoni më shumë rreth mënyrës se si ia arrijmë kësaj përmes nismave tona sociale dhe mjedisore.

Mësoni më shumë dhe kontaktoni me ekspertët tanë