Softueri i Canon për përmirësimin e videove v1.0

Përmirësoni cilësinë e videove tuaja me softuerin profesional të Canon për përmirësimin e videove, që ofron qartësi të përmirësuar të figurës dhe filmime më të pastra në kohë reale.

SHIKONI TË PADUKSHMEN

Shihni qartësisht detajet nga filmimet me ndriçim të ulët të regjistruara nga kamerat e ndjeshmërisë së lartë të Canon, me softuerin që operon në një PC të vogël në kohë reale. Ai korrigjon humbjen e mprehtësisë së shkaktuar nga zhurma dhe ju mundëson rezultate të jashtëzakonshme me ngjyra të plota. Përdorimi në kushte ndriçimi të ulët përfshin mbikëqyrjen në nivel kufiri dhe bregdeti, si dhe monitorimin në shërbimet e infrastrukturës.

Videoprocesim në kohë reale

Videoprocesim në kohë reale me vonesa minimale. Softueri ynë operon në një PC me kasë të vogël, duke përpunuar drejtpërsëdrejti videosinjalet 3G/HD-SDI të kamerës.

Rregulloni mjegullimin përmes disa hapave të përzgjedhshëm

Përdorni funksionin “kompensimi i mjegullimit” në softuer, për të reduktuar efektet e mjegullimit në kushte të mjegullta ose të turbullta dhe rregulloni efikasitetin e tij në mënyrë graduale. Duke rritur kontrastin e subjektit përmes këtij funksioni, objekti identifikohet më lehtë.

Përftoni maksimumin nga zonat e errëta apo të ndritshme

Përmirësoni qartësinë e figurës, si në zonat me ndriçim të lartë, ashtu edhe në zonat e errëta. Çrregullimi i kontrastit në këto kushte mund të rezultojë në humbje të informacionit thelbësor, duke penguar identifikimin e objektivit të synuar. Softueri ynë e rregullon këtë duke korrigjuar pjesët me ndriçim të theksuar ose duke ndriçuar zonat e hijëzuara në hapësirat më të rëndësishme.

Eliminoni zhurmën, shkrepni detajin!

Importoni drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë të pakompresuar video 3G/HD-SDI nga kamerat e përputhshme Canon, të ndjeshmërisë së lartë,1 në softuer dhe përftoni filmime të qarta, të detajuara dhe me zhurmë të ulët. Duke përdorur teknologjinë e vetëpërmirësimit algoritmik, me sensorët e imazhit me ISO të lartë të Canon, ju merrni rezultate jashtëzakonisht të pastra.

REDUKTIM I ZHURMËS NË KOHË REALE

Krahasoni një kuadro të një videoje të paprocesuar në Full HD me një kuadro të procesuar në kohë reale në Full HD falë softuerit të Canon për përmirësimin e videove v1.0.

Kamerat e mëposhtme janë të përputhshme me softuerin e Canon për përmirësimin e videove v1.0:

MS-500, ME20F-SH, ME20F-SHN, ML-105EF

Sistemi i përdorimit
Sistemi operativ Linux, kompjuterë me sistemin operativ Windows, për konfigurim në shfletues

Rezolucioni

1920 x 1080

Modulimi i ngjyrës, thellësia e biteve

YCbCr 4:2:2, 10 bit

Formati i daljes së videos

59.94P, 59.94i, 50.00P, 50.00i, 29.97P, 25.00P

Ndërfaqja

3G/HD-SDI

- Shpejtësia e kuadrove në dalje (Veçoria e reduktimit të zhurmës)

Maks. 29,97 fps (Kur Zona e përmirësimit është konfiguruar).
Maks. 14,98 fps (Kur Zona e përmirësimit nuk është konfiguruar).

Veçoria e përmirësimit të videos

Reduktim i zhurmës, kompensim i zonave të ndriçuara dhe të errëta, kompensim i mjegullimit

Kontaktoni me Canon

Dëshironi të kontaktoheni nga një përfaqësues i Canon?
Plotësoni formularin e shkurtër më poshtë për të kërkuar që një specialist i produkteve nga Canon të kontaktojë me ju.

Produktet e lidhura

  1. MS-500, ME20F-SH, ME20F-SHN, ML-105 EF.
  2. Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
    Mund të ndryshohet pa paralajmërim.