Pult PTZ
SKAARHOJ RC-SK5
Bëhuni mjeshtër i videoproduksionit dhe kontrollit të shumë kamerave me panoramim-anim-zmadhim (PTZ) përmes këtij pulti profesional, prodhuar nga SKAARHOJ ekskluzivisht për Canon, i cili është i pajisur me veçori të fuqishme duke ju dhënë kontroll të plotë.
Shpalosni fuqimisht anën tuaj krijuese në lidhje me produksionin
Pulti RC-SK5, prodhuar nga ekspertët e mirënjohur në të gjithë botën të SKAARHOJ ekskluzivisht për Canon, kombinon protokollin XC të Canon me një levë cilësore profesionale, mekanizëm ekuilibrues zmadhimi, rrotulla dhe funksione të paracaktuara për të bërë të mundur që videoproduksionet tuaja me shumë kamera të kenë fleksibilitetin e nevojshëm, për të ofruar video që spikasin me novacion dhe krijimtari, ku "regjisori" jeni ju.
Shikoni specifikimet e plota-
Krijoni një proces pune efikas të shumë kamerave
Integroni kamera të ndryshme në produksionin tuaj dhe kontrollojini të gjitha falë protokollit Canon XC, duke çliruar potencialin për të kontrolluar disa kamera PTZ së bashku me videokamerat Canon përmes rrjetit të IP-së.
-
Kontrolloni dhe rregulloni përmes kontrollit të mprehtë
Leva me cilësi profesionale dhe e projektuar në mënyrë ergonomike ofron një lidhje të prekshme dhe reaguese për secilën nga kamerat e lidhura, duke mundësuar kontroll dhe saktësi intuitive.
-
Monitoroni gjithçka me kontroll efikas dhe preciz
Realizoni tranzicione praktike nga këndgjerë në telefoto me një mekanizëm ekuilibrues zmadhimi që funksionon si një videokamerë profesionale. Qëndroni në kontroll përmes rrotullave të dedikuara për funksionet "Iris", "Focus", "R dhe B Gain", "Master" dhe "Pedestal".
-
Përfitoni nga kontrolli fleksibël me disa grupe kontrolli
RC-SK5 ofron 20 zgjedhje të grupeve të kontrollit, që realizojnë katër procese secila, duke ofruar deri në 80 grupe. Qëndroni vigjilentë dhe fleksibël duke programuar paraprakisht këndet dhe tranzicionet. Të gjitha paracaktimet shfaqen në panel për monitorim dhe kontroll.
-
Lidhuni me një ekosistem më të gjerë SKAARHOJ
RC-SK5 mund të lidhet me produkte të tjera SKAARHOJ, si p.sh. paneli anësor "Frame Shot Pro", i cili ofron kontroll më intuitiv me imazhe me ngjyra dhe pozicione të paracaktuara.
-
Lidhje me pajisjet e tjera palë e tretë
Përmes një licence shtesë me pagesë, SKAARHOJ RC-SK5 ju jep lirinë të zgjeroni përdorimit, të personalizoni dhe të lidheni me produkte dhe pajisje të tjera nga prodhues të ndryshëm.
Specifikimet
-
Mbështetja e protokollit XC
PTZ, Cinema EOS dhe videokamera - të gjitha të kontrollueshme
-
Levë e cilësisë profesionale
Kontroll intuitiv me prekje
-
Mekanizëm ekuilibrues zmadhimi i posaçëm
Për lëvizje efikase dhe precize zmadhimi
-
Rrotulla të posaçme
Monitoroni funksionet "Iris", "Focus", "R dhe B Gain", "Master" dhe "Pedestal"
-
Grupe kontrolli fleksibël
Kontrolloni kamerat me 20 grupet e kontrollit
-
Plotësisht i përputhshëm
Lidhni produkte të tjera SKAARHOJ
-
Lidhshmëri e hapur
Përmes licencës shtesë me pagesë
-
Prodhuar nga SKAARHOJ
Ekskluzivisht për Canon
Çfarë ka në kuti
Vendoseni veten në qendër të produksionit tuaj të ardhshëm me SKAARHOJ RC-SK5.
-
Pulti RC-SK5
-
Ushqyesi/kablloja elektrike AC
-
Udhëzuesi i funksionimit
Mund të jeni të interesuar edhe për
- Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
- Mund të ndryshohet pa paralajmërim.