Canon RC-IP1000

Kontrolloni dhe monitoroni deri në 200 kamera duke përdorur këtë pult profesional PTZ, të pajisur me një ekran me prekje shumëfunksional 7 inç, me një levë ergonomike, me mekanizëm balancues të zmadhimit dhe me butona e çelësa rrotullues për një kontroll preciz.

Specifikimet

  • Monitorimi i hyrjeve dhe videove në rrjet IP

    Monitoroni dhe kontrolloni deri në 200 kamera.

  • Konfigurim i kamerave pa kompjuter

    Regjistroni dhe konfiguroni sistemin e kamerave pa kompjuter.

  • Hyrje dhe dalje profesionale

    HDMI Out, 12G-SDI hyrje/dalje, Serial RJ45, LAN/POE+, dy porta USB dhe dy kanale GPIO D-Sub me 25 kunja.

  • Butona fizikë dhe çelësa rrotullues të shumtë

    Për kontroll profesional dhe rregullime të cilësimeve.

  • Levë e cilësisë së lartë dhe mekanizëm balancues zmadhimi

    Dizajn ergonomik dhe praktik.

  • Ekran me prekje 7 inç

    Shikoni pamje dhe rregulloni cilësimet e autofokusimit, hiqni pjesë të padëshiruara të pamjes dhe më shumë.

  • Kontroll i disa kamerave

    Kontrolloni disa kamera duke i grupuar.

  • Butona me shigjeta

    Navigim i thjeshtë i menysë.

  • Kontroll i avancuar i parakonfigurimit dhe gjurmimit

    Kontrolloni kamerat e tjera gjatë gjurmimit. Akses i thjeshtë te parakonfigurimi me anë të butonit fizik/ekranit me prekje.

PËRFITONI MË SHUMË KONTROLL ME PËRDITËSIMIN E RI TË FIRMUERIT*

Shkarkoni firmuerin e ri për RC-IP1000 dhe zhbllokoni një sërë veçorish të reja duke përfshirë:

• Daljen e ekranit IP me shumë ekrane në ekranin e jashtëm (dalje 12G-SDI/HDMI)
• Shfaqja e miniaturave të paracaktuara/gjurmuese në panelin LCD, dalje e jashtme (dalje 12G-SDI/HDMI)
• Aktivizimi i përzgjedhjes së objektivit të gjurmimit dhe cilësimet e pozicionit/madhësisë së ekranit të aplikacionit të gjurmimit automatik
• Funksioni i shfaqjes së monitorit të formës së valës/vektorskopit/shenjës
• Shfaqja e udhëzimeve MF Fokus në momentin e kontrollit
• Kopjimi i cilësimeve të kamerës, ruajtja/rikthimi
• Informacioni i cilësimeve të kamerës shfaqet si OSD në videosinjalet në panel.
• Lidhje e drejtpërdrejtë me Stream Deck nëpërmjet USB-së
• Zgjerim i lidhjes së protokollit XC për t'u lidhur me pajisje të jashtme


* Ofrohet në verën 2024

Histori rreth rastit

Transmetimi i drejtpërdrejtë shton një dimension novator në videoproduksion. Mësoni se si këta klientë përfituan nga zgjidhjet e integruara të Canon.

Evolucioni i transmetimit televiziv me kamerat PTZ të Canon për një nga kanalet më të njohura të Sllovakisë

Kanali i njohur sllovak, TV JOJ, po revolucionon përdorimin e kamerave Canon CR-N500 PTZ për të ofruar transmetim cilësor televiziv. Ky është stacioni i parë në Sllovaki që ka krijuar studio ekskluzive të PTZ.

Si i frymëzoi Canon miqtë e fëmijërisë të ngrinin agjencinë e tyre të video-produksionit

Me një ekip të vogël, Inspiroiva Creative dëshironte të trajtonte çdo kërkesë të klientëve, kështu që e arriti këtë gjë falë linjës së plotë të pajisjeve Canon.

Përmirësim total i kompletit të Canon për kanalin më të madh televiziv të pavarur të Rumanisë

Antena Group duhej të ishte e përgatitur për çdo sfidë produksioni dhe me Canon arritën që t'i përballonin të gjitha: që nga ishujt Thai deri te pistat e patinazhit.

Krahasimi me RC-IP1000

Shikoni krahasimin e RC-IP1000 me pultet e tjerë PTZ të Canon.

Madhësia e Ekranit

7 inç
7 inç

Shikimi i drejtpërdrejtë i hyrjes

Po
-

Lidhja me video

12G-SDI HYRJE/DALJE, HYRJE E IP-së, DALJE E HDMI-së
-

Lidhja me kamerë

LAN, RS-422 x 5
LAN, RS-422

Numri i kamerave të kontrollueshme

200
100

Lidhje Tally/GPIO

D-sub me 25 kunja x 2
D-sub me 9 kunja

Furnizimi me energji

DC12V (XLR)/PoE+
DC12V

benefit-module_01

Saktësi në prekje dhe kontroll profesional

Rregulloni lëvizjet e kamerës PTZ me anë të levës me model ergonomik, e krijuar për t'u përshtatur më së miri në pëllëmbën e dorës suaj për kontroll intuitiv me rrotullim. Një buton i personalizueshëm në krye mundëson më shumë fleksibilitet, si p.sh. AF me një shkrepje dhe kthimi në pozicionin fillestar.

Butona fizikë dhe çelësa rrotullues të shumtë

Kontrolloni kamerat e lidhura falë 42 butonave dhe 14 çelësave rrotullues që kontrollojnë funksione të tilla si Iris, Gamma, Knee dhe balanca e së bardhës. Dritat LED me ndriçim nga pas mundësojnë dukshmëri të përgjithshme, ndërsa mekanizmi balancues profesional i zmadhimit siguron saktësi të jashtëzakonshme gjatë rregullimit të zmadhimit.

benefit-module_02
benefit-module_03

Monitorimi i hyrjeve dhe videove në rrjet IP

Monitoroni dhe kontrolloni në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë burimet e kamerës Canon në ekranin me prekje 7 inç përmes IP-së, me deri në nëntë burime të dukshme në të njëjtën kohë të strukturuara në opsione të ndryshme. Çfarëdolloj kamere të zgjidhet, ekrani me prekje do të ndryshojë automatikisht për të shfaqur pamjen e drejtpërdrejtë. Përndryshe, nxirrni një pamje në ekran të plotë në një monitor të jashtëm përmes 12G-SDI ose portës HDMI.

Konfigurim i thjeshtë pa kompjuter

Përdorni funksionin e kërkimit të kamerës RC-IP1000 për të gjetur dhe regjistruar kamera të reja me anë të LAN. RC-IP1000 mund të ndryshojë të gjitha cilësimet e sistemit, si p.sh. adresën e IP-së, ID-në dhe fjalëkalimin, për deri në 200 kamera të lidhura. Mund të kryejë gjithashtu dhe konfigurimin fillestar të kamerës dhe të pultit pa kompjuter.

benefit-module_04
benefit-module_05

Kontroll i thjeshtuar i disa kamerave

Bashkoni të gjitha kamerat ose deri në dhjetë kamera në një grup. Caktoni parakonfigurimet për disa kamera PTZ njëherazi, si edhe kontrolloni të tjerat nga gama e kamerave PTZ dhe Cinema EOS të Canon1, duke përfshirë video kamerën XF605 Pro.

Ekran intuitiv me prekje

Aksesoni një gamë të gjerë cilësimesh përmes ekranit me prekje. Caktoni pikat e fokusit dhe cilësimet brenda AF me prekje, zbulimin e fytyrës dhe të syve; kontrolloni pikën e fokusit manual dhe rregulloni zonat e prera për të mundësuar daljen e dy pamjeve nga një kamerë2.

benefit-module_06
benefit-module_07

Hyrje dhe lidhje profesionale

Përfshini RC-IP1000 në infrastrukturat ekzistuese ose përdoreni nga distanca falë gamës së gjerë të hyrjeve, ku përfshihen porta DC 12V XLR, pesë porta Serial RJ45, LAN/POE+, USB, Dalje e HDMI-së, 12G-SDI hyrje/dalje dhe dy kanale GPIO D-Sub me 25 kunja. Duke përdorur lidhjen GPIO/SDI me një ndërrues videosh, zgjedhja e kamerës në RC-IP1000 mund të lidhet automatikisht në mënyrë të përsosur me zgjedhjen e kamerës në ndërruesin e videove.

Kontroll i avancuar i parakonfigurimit dhe gjurmimit

Kontrolloni një kamerë tjetër gjatë një gjurmimi dhe caktoni pozicionet e kamerës tjetër pa pasur nevojë të prisni derisa të përfundojë gjurmimi/parakonfigurimi. Regjistroni dhe menaxhoni parakonfigurimet dhe gjurmimet duke i emërtuar në ekranin me prekje dhe duke përdorur butonin fizik në RC-IP1000 për akses të shpejtë te parakonfigurimi dhe gjurmimi.

benefit-module_08
  1. Kamerat C500 Mark II, C300 Mark III dhe C70
  2. Vetëm CR-N700
RC-IP1000

Çfarë ka në kuti

  • Njësia kryesore e RC-IP1000

Produktet e lidhura

  • CR-N700

    Kamerat PTZ

    CR-N700

    Një kamerë e jashtëzakonshme profesionale PTZ 4K60P me lidhje 12G-SDI dhe vetëfokusim lider në kategorinë e vet me gjurmim automatik inteligjent të integruar.
  • CR-N500

    Kamerat PTZ

    CR-N500

    Me një zmadhim optik 15x, kapacitet shkrepjeje në 4K UHD dhe vetëfokusim Dual Pixel me gjurmim automatik inteligjent të integruar, CR-N500 mundëson komandim preciz dhe transmetim pa ndërprerje IP me rezultate të jashtëzakonshme.
  • CR-X300

    Kamerat PTZ

    CR-X300

    Një kamerë kompakte PTZ niveli IP65 që ofron rezolucion 4K, zmadhim optik 20x dhe transmetim e komandim me IP për një larmi të gjerë përdorimesh.
  • Pult PTZ

    RC-IP100

    Një pult i cilësisë së lartë me levë shumëfunksionale dhe ekran intuitiv me prekje për komandim të lehtë të deri në 100 kamerave të lidhura.
  • Videokamerat profesionale

    XF605

    Një kamerë fleksibël transmetimi cilësie 4K, që ofron vetëfokusim të avancuar, lidhje dhe transmetim për produksione me kërkesë të lartë.
  • Cinema EOS System

    EOS C500 Mark II

    Sistem "Cinema EOS" i gjeneratës së re me sensor 5,9 K "Full Frame" në trup kompakt.
  • Cinema EOS System

    EOS C300 Mark III

    Një kamerë praktike "Super 35mm Cinema EOS System" me mbështetje të brendshme për 4K/120P RAW dhe diapazon të lartë dinamik.
  • Cinema EOS System

    EOS C70

    EOS C70 është një kamerë RF Mount Cinema EOS e gjeneratës së re me një sensor Super 35mm DGO 4K krijuar si një urë lidhëse mes kamerave DILC dhe Cinema.

Dëshironi të kontaktoheni nga një përfaqësues i Canon?

Plotësoni formularin e shkurtër për të kërkuar që një specialist i produkteve nga Canon të kontaktojë me ju.

Mund të jeni të interesuar edhe për

Canon është pionier i teknologjisë PTZ dhe specialist në produksionet me shumë kamera.