Aplikacioni Canon Remote Camera Control

Plotësojeni infrastrukturën tuaj PTZ me këtë program falas nga Canon që mundëson komandimin e deri në 20 kamerave PTZ Canon, nëntë prej të cilave mund të shfaqen me shqyrtim të drejtpërdrejtë në çdo kohë në ndërfaqen e përdoruesit.

Telekomandoni nga kompjuteri juaj

Kontrolloni deri në 20 kamera PTZ të Canon me nëntë prej tyre në pamje shqyrtimi në ndërfaqen e përdoruesit në çdo kohë. Gjithça që ju duhet është një laptop me Windows 10 dhe jeni gati të filloni.

Regjistrim automatik i kamerës

Funksioni i regjistrimit automatik të kamerës nga Canon lokalizon të gjitha kamerat e lidhura Canon në të njëjtin rrjet IP duke e bërë konfigurimin të thjeshtë dhe të shpejtë.

Monitoroni dhe shikojini menjëherë cilësimet

Shfaqja në ekran ju lejon të rregulloni cilësimet e imazhit tuaj si irida, përforcimi, ekuilibri i së bardhës etj. në kohë reale dhe t'i shihni ndryshimet po në kohë reale.

Kontroll i plotë mbi pozicionet e paracaktuara

Komandoni deri në 100 kënde të paracaktuara për kamera dhe ndërroni me lehtësi mes pozicioneve. Përdoreni për të lejuar regjistrimin e deri në dhjetë lëvizjeve të ndryshme (panoranim, anim, zmadhim) të cilat mund të riprodhohen me prekjen e një butoni.

Rregullim dhe komandim preciz

Programi ju lejon të rregulloni saktë cilësimet e imazhit të kamerës së zgjedhur si iridën, ekuilibrin e së bardhës, përforcimin dhe shumë më tepër, si dhe të rregulloni shpejtësinë e panoramimit, animit dhe zmadhimit.

Komandim i konfigurueshëm i tastierës

Përdorni tastierën tuaj për të kontrolluar kamerat dhe cilësimet dhe caktoni taste për të rregulluar komandat e panoramimit, animit dhe zmadhimit. Cilësimet e rregullimit ose të përforcimit të iridës mund të caktohen të gjitha duke ju dhënë kontroll të plotë mbi konfigurimin e PTZ suaj.

Komandoni përmes Wi-Fi me tabletë

Aplikacioni është gjithashtu i pajtueshëm me tabletat me sistem Windows 10. Thjesht lidhuni në rrjetin ku janë lidhur kamerat përmes Wi-Fi për të pasur kontroll të plotë mbi produksionin tuaj gjatë lëvizjeve.

Specifikimet

  • Telekomandoni nga kompjuteri juaj

    Komandoni deri në 20 kamera PTZ dhe shqyrtoni 9 prej tyre

  • Monitoroni dhe shikojini menjëherë cilësimet

    Shfaqja në ekran ju lejon të monitoroni burimin e kamerës si dhe të rregulloni cilësimet e imazhit

  • Kontroll i plotë mbi pozicionet e paracaktuara

    Kontrolloni deri në 100 kënde të paracaktuara për kamera

  • Taste të personalizueshme

    Përdorni tastierën për të kontrolluar kamerat dhe cilësimet, dhe për të caktuar tastet

  • Komandim nga tableta

    Pajtohet me tabletat që përdorin Windows 10

Merrni programin tuaj falas

Zgjidhni produktin tuaj më poshtë për të shkarkuar aplikacionin Remote Camera Control, të krijuar posaçërisht për gamën e vet të kamerave PTZ, duke ofruar komandim të plotë për deri në 20 kamera, me nëntë linja shqyrtimi.

Produktet e lidhura

  1. Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet.
    Mund të ndryshohet pa paralajmërim.