Ulla Lohmann
Me EOS 5D Mark IV në ekstremet e Tokës
Fotografi i ekspeditave dhe fotogazetari Ulla Lohmann ishte një nga të parët që përdori kamerën EOS 5D Mark IV duke e vënë në testin më të vështirë që mund të imagjinohet. Mësojmë për sfidat që hasi ajo kur e çoi pjesëtaren më të fundit të familjes 5D të Canon në vullkanet e Vanuatu...
Paqësori Jugor njihet për detet blu të kthjellëta, plazhet me rërë dhe ishujt romantikë. Por ka edhe një anë tjetër, më të keqe të kësaj pjese të botës dhe është pikërisht vendi ku Ulla Lohmann preferon të kalojë kohën. Nëse shikon sa duhet, në krye të një prej shumë vullkaneve që skuqin 82 ishujt të cilët përbëjnë arqipelagun Vanuatu, mund të dallosh Eksploruesen Canon tonë aventureske me kamerën në dorë...
“Isha pikërisht atje me caktim për një kompani ushqimesh snack,” shpjegon Ulla. “Ata më kërkuan të shkoja atje dhe të përdorja eksperiencën time për të shkrepur vullkanet dhe për të marrë disa imazhe mahnitëse duke treguar një udhëtim imagjinar të cilin mund ta bënte një prej patatinave tortila nga krijimi deri në pako. Patjetër që gjithçka është trillim, por ata donin të luanin një emocion "shumë të nxehtë", prandaj e çova kamerën në një vullkan 600 metra të thellë ku ishim vetëm 50 metra larg nga një liqen llave aktive. Ishte vendi më i nxehtë ku kisha qenë ndonjëherë, dhe as që kisha ngrënë ndonjë prej patatinave të tyre!"
NXEHTË, POR E PASHQETËSUAR...
Eksperienca e Ullas në përballjen me situata të rrezikshme shkrepjeje e bëjnë atë shumë të kërkuar dhe inxhinierët e Canon ishin veçanërisht të interesuar të dinin se si EOS 5D Mark IV do të performonte në situata dhe temperatura ekstreme, pa përmendur si do të regjistronte llavën e shndritshme që shkrinte dhe detajet e shkëmbinjve të errët me qartësi të plotë me anë të sensorit të ri CMOS 30.4 Megapiksel.
Ulla kujton: “Kjo kamerë është një tjetër hap përpara në shkrepjen me ISO të lartë. Ka një gamë ISO nga 100-32,000 (i zgjerueshëm nga 50 deri në 102,400). Kur je në mes të një vullkani shikon që ka një gamë dinamike masive në të dhe mund të jetë një makth për sensorin e kamerës të regjistrojë çdo detaj. Megjithatë, duke i parë skedat më pas në ekranin LCD të 5D Mark IV, mund të shikoja theksimet e errëta dhe të shndritshme që ishin regjistruar çuditërisht mirë. Në atë moment e kuptova se kjo ishte një kamerë e veçantë..."
"Izolimi kundër motit është i mahnitshëm", - kujton ajo. "Nëse mund të përballojë një vullkan në Vanuatu, atëherë mund të përballojë çdo gjë!"
Eksploruesja e Canon, Ulla Lohmann, zmadhon në një liqen llave në bazë të një prej vullkaneve aktive të Vanuatus.
Ishte ndërsa ndodhej në thellësitë e vullkanit që Ulla zbuloi se sa i mirë ishte ekrani me prekje i EOS 5D Mark IV dhe se si ia bëri jetën kaq pafundësisht të lehtë. “Për mua ekrani me prekje Live View ishte kaq fantastik. Veshja e dorezave kundër nxehtësisë zakonisht më jep probleme me përdorimin sepse nuk kam shumë zhdërvjelltësi të gishtave, por me ekranin e ri me prekje do të thoshte se mund t'i rregulloja parametrat dhe të vendosja fokusin dhe mprehtësinë nga mbrapa kamerës vetëm duke prekur ekranin LCD. Për mua është më intuitiv për të shkrepur më shpejt dhe për video është edhe më e mirë sepse mund të fokusosh ndërsa filmon, gjë që është kaq praktike. Plus që në Live View mund të fokusosh deri në EV-4 duke e bërë mahnitëse për punë në ndriçim të dobët.
"Gjithashtu nga mbrapa kamerës ndodhet një buton i ri i cili bën të mundur ndryshimin e pikave të fokusit ndërsa po shikon akoma përmes pamorit të syrit. Të gjitha këto përmirësime kanë qenë një progres logjik mbi 5D Mark III. Plus që ndihet kaq mirë në dorë. Është më e lehtë se modeli i vjetër gjë që bën një diferencë të madhe - sidomos kur ngjitem dhe zbres në një vullkan.
NJË MARRËDHËNIE INTUITIVE
Të njohësh kamerën dhe të dish si të nxjerrësh maksimumin prej saj është diçka për të cilën shumica e fotografëve kalojnë shumë kohë në përpjekje për ta arritur. Por Eksploruesit e Canon janë një grup shumë i veçantë njerëzish dhe marrëdhëniet e tyre me inxhinierët e Canon nënkupton se aftësia për të kapur dhe përdorur një model zhvillimi pothuajse menjëherë dhe për të nxjerrë maksimumin prej tij vlerësohet shumë. Ulla nuk bën përjashtim. "E mora një ditë para se të largohesha për në Vanuatu dhe menjëherë sapo zbrita po e përdorja brenda një vullkani aktiv. Mu duk shumë e thjeshtë të kaloja nga EOS 5D Mark III në 5D Mark IV pasi trupi është njëlloj dhe kontrollet janë thuajse identike, prandaj është shumë intuitive për këdo që vjen nga një kamerë e serisë EOS 5D."
Ulla ishte shumë e shpejtë në lavdërimin e nivelit të lartë të mbrojtjes nga moti që kishte kamera, diçka që u vu menjëherë në provë nga pluhuri dhe hiri i vullkanit si edhe nga shiu e lagështia. Gominat e veçanta mbrojnë kapakët e kartës si edhe flapat prej gome mbrojnë portat HDMI, USB, të kufjes dhe mikrofonit të kamerës - tani me më shumë mbrojtje se DSLR-të të serisë 5D të mëparshme - do të thotë se seria 5D vazhdon ta bëjë këtë zgjedhjen e fotogazetarit. "Izolimi kundër motit është i mahnitshëm," kujton ajo. "Nëse mund të përballojë një vullkan në Vanuatu, atëherë mund të përballojë çdo gjë!"
"E kam përdorur të gjithë gamën gjatë gjithë jetës sime. Është sistemi perfekt për mua. Cilësia është mahnitëse dhe pesha e lehtë për fotografi eksplorimi e bën kamerën perfekte në të gjitha aspektet. Nuk doja ta ktheja mbrapsht!”
EKSPLORIM I FILMIMIT 4K
Megjithëse është kryesisht fotografe, Ulla - njëlloj si shumë prej bashkëkohësve të saj - ka investiguar mundësitë e shtimit të filmave në aftësitë e saj. Fakti që EOS 5D Mark IV mund të shkrepë në 4K e bën mundësinë për të njohur filmin edhe më tërheqës.
"Kjo është një mundësi emocionuese për të qenë fotografe kur ke një kamerë që mund të shkrepë në 4K si edhe fotografi me shumë detaje. Më pëlqen mënyra se si ke edhe një slotë për kartë ekstra në mënyrë që të vazhdosh të shkrepësh dhe të filmosh llavën në 4K ishte vërtet fantastike. Më pëlqen se si prerjet 4K në sensor nënkuptonin se nuk isha e detyruar t'i përdorja lentet e gjata për të shkrepur filma."
"Mezi po pres ta përdor këtë opsion për caktimet e ardhshme. Bërja e filmave me ekranin mahnitës Live View - i cili është tepër i mprehtë dhe i detajuar - është kaq e thjeshtë dhe bëhet vërtet me prekje të një butoni.
Madhësia absolute dhe spektakli i një vullkani aktiv tregohet këtu nga ky imazh me shpejtësi të ngadaltë të shkrehësit të llavës që del.
MBROJTJA E IMAZHIT
Të reja për EOS 5D Mark IV janë një sërë teknologjish të avancuara për përpunimin e imazhit të marra nga EOS-1D X Mark II, të ndërtuara për të dhënë rezultat maksimal të momentit që shtypet shkrehësi. Funksioni Digital Lens Optimizer, i parë më parë në softuerin Digital Photo Professional bashkohet gjithashtu nga Fine Detail Picture Style, siç është parë më parë në DSLR-të me rezolucion të lartë EOS 5DS dhe 5DS R, së bashku me ndriçimin anësor të përforcuar, funksionet e korrigjimit të shtrembërimit dhe devijimit kromatik, plus parametrat Auto White Balance. Dhe ka edhe diçka vërtet të veçantë: Dual Pixel RAW.
“Mësova gjithçka rreth Dual Pixel RAW,” kujton Ulla. "Është një teknologji interesante për mua. Për momentet ku nuk ke shumë kohë për të bërë një portret, ku fokusimi ndryshon gjithë kohës - për shembull në fotografitë e vendasve që hidhen nga hardhitë (nga ku ka dalë hedhja me litar) - ishte një shtesë vërtet e dobishme. Mbron momentin. Kamera regjistron skenën përmes dy fotodiodave të cilat i japin imazhit dy shtresa. Në fakt është diçka shumë e mirë sepse mund të korrigjosh pikën e qartësisë maksimale në procesin e përpunimit kur kërkohet kjo. Vetëm do të thotë që mprehtësia mund të kontrollohet me sukses në pas-produksion."
"Kjo është një kamerë që do të përballojë çdo vështirësi dhe do të vazhdojë të punojë me të njëjtin rendiment."
"Përdora edhe GPS e cila është e shkëlqyer për të regjistruar detajet e vendndodhjeve në ishuj. Madje nuk përdorte shumë bateri, dhe është një shtesë vërtet e dobishme për 5D Mark IV kur jam në ekspedita. Në fakt nuk ka një gjë të vetme në kamerë që nuk do ta përdorja. Mund të shkruaj të dhëna diçiturash në skedën e imazhit falë IPTC dhe mund të ndaj imazhet përmes WiFi në tabletin ose smartfonin tim. Opsionet e lidhjeve janë fantastike.”
“Kur njerëzit më pyesin pse duhet ta ndryshoj me modelin e ri, përgjigjja është e thjeshtë: kjo është një kamerë që mund ta rrahësh dhe përsëri do të vazhdojë të punojë.”
Ishujt që përbëjnë Vanuatu janë të pasur me festa tradicionale dhe ceremoni ritualesh.
Galeri model
Ambasadorët dhe historitë
Christian Anderl
Kapja e një videoje të papritur në film dhe fotografi
Përdorimi i EOS 5D Mark IV për filmim dhe fotografi në një set video-muzikor të ngarkuar.
ARTIKULLI
Shkrepja e një tradite në zbehje me EOS 5D Mark IV
Përfaqësuesi i nderit i Canon, Joel Santos, fotografon peshkatarët e fundit të mbetur kinezë të vrançit të madh, në kushte të vështira ndriçimi.
Frymëzim
Zbuloni se si punon kamera EOS 5D Mark IV në duart e fotografëve profesionistë