Filming with the EOS 5D Mark IV on a beach

Christian Anderl

Regjistrimi me qartësi dhe precizion

Christian Anderl
Christian Anderl

Eksploruese


Fotografi komercial, regjisori dhe Eksploruesi i Canon, Christian Anderl, gjykon mbi superioritetin e EOS 5D Mark IV në regjistrimin e videove dhe aftësinë e saj për të regjistruar fotografi me shpejtësi dhe efikasitet në prapaskenë.

“Kjo kamerë është gjithçka që më duhet; ajo ka ndërthurjen e përsosur të teknologjisë në ndriçim të ulët dhe të manovrimit për ta bërë vërtet një kënaqësi atë që unë bëj.” Entuziazmi i Christian për kamerën EOS 5D Mark IV është i dukshëm që në momentin që fillon të flasë për të. Një përdorues i serisë 5D për një kohë të gjatë, ai ka filluar të regjistrojë me 5D Mark II dhe që atëherë e ka ndjekur Canon në përparimet e tij teknologjike.

“Canon e di se çfarë kërkojnë njerëzit si unë”, - thotë ai. “Pikërisht kur mendoj se një kamerë nuk mund të përmirësohet më tej, ata vazhdojnë dhe e bëjnë edhe më të mirë! Dhe më duhet të them se ky është hapi më i madh i hedhur deri tani. Është vërtet e shkëlqyer.”

Për Christian, ndryshimet e vogla të detajuara në kamerën EOS 5D Mark IV kanë sjellë ndikimin më të madh në proceset e tij të punës. Shikoni butonin e ndryshimit të fokusit automatik në pjesën e pasme të kamerës, për shembull: një element i ri i shtuar me kujdes pikërisht ku bie gishti i madh në të djathtë të ekranit LCD. “Kjo ka qenë gjëja më e rëndësishme për mua në këtë kamerë!” - thekson ai. "Unë kam regjistruar fotografitë e skenës për një promovim muzikor plotësisht me fokusin automatik, gjë që nuk e kam bërë kurrë më parë. Sapo kam filluar, jam mrekulluar. Funksiononte vërtet! Me levën e re të fokusit automatik AF në pjesën e pasme nga ekrani LCD, mund ta përdorja për të ndryshuar pozicionet e fokusit të zbulimit të fytyrës nga njëri person te tjetri. Kjo më ka bërë vërtet shumë përshtypje.”

Ai vazhdon se “edhe në regjistrimin e videove në kushtet me ndriçim shumë të ulët, ku mendoja se fokusi do të ishte i çrregullt, kjo kamerë ka pasur një rezultat të shkëlqyer". "Dhe nga këndvështrimi i fotografisë, opsioni Dual Pixel RAW ka qenë i pabesueshëm po ashtu. Unë kisha një fotografi që më pëlqente vërtet, por nuk ishte shumë e qartë kur e shikoje, por e rregullova më vonë në softuerin Canon Digital Photo Professional dhe - e pabesueshme - ishte një fotografi e përsosur!”

“Mendoj se ky është vetëm fillimi i një revolucioni të ri fantastik nga Canon”, - shprehet ai me entuziazëm. “Sensori i ri me 30 megapikselë ka një diapazon dinamik të mrekullueshëm dhe mund ta shikoja menjëherë ndryshimin në ekranin LCD super të qartë të kamerës.”

"Mendoj se ky është vetëm fillimi i një revolucioni të ri fantastik nga Canon."

Dritat, kamera, aksion!

Me përdorimin e kamerës EOS 5D Mark IV për të regjistruar fotografitë dhe videot e prapaskenave, Christian mendoi se ishte një detyrë e vështirë. Ishte vërtet një sfidë të kryeje të dyja detyrat në një kamerë. “Zakonisht do të përdorja dy trupa kamerash, një për regjistrimin e videove dhe një për fotografitë, por në ambientet e kufizuara të kësaj skene filmike, do të ishte një eksperiencë shumë e vështirë me një ngarkesë shumë të madhe, duke më kufizuar aftësinë për të lëvizur shpejt. Më befasoi menjëherë aftësia e kamerës për t'u përdorur në një situatë pa ndërprerje si për fotografitë, ashtu edhe për videot, ku reagimet e shpejta dhe fokusimi i menjëhershëm ishin vërtet të rëndësishme.”

Ai kujton se “fillimisht prisja të regjistroja vetëm portrete të këtij grupi muzikor, por ekipi më kërkoi të regjistroja edhe video. Kështu që u gjenda para nevojës për të regjistruar fotografi si dhe video, gjë që ishte prova më e madhe.”

“Videot dhe fotografitë e prapaskenave janë sfiduese. Duhet të regjistrosh si i çmendur, ku fokusi automatik të ndihmon vërtet shumë. Unë u përqendrova vetëm te inkuadrimi dhe fokusi automatik AF u kujdes për veten dhe, sigurisht, me atë levë fantastike të ndryshimit në pjesën e pasme të kamerës mund ta drejtoja fokusin kudo ku dëshiroja.”

EOS 5D Mark IV on a handheld rig

Christian e ka përdorur kamerën në një strukturë mbajtëse manuale shumë të thjeshtë. Për shkak se po regjistronte si video, ashtu edhe fotografi, ishte e pamundur të ndërtonte një kafaz të madh si zakonisht kur regjistron video.

“Me atë strukturë të vogël mbajtëse ishte vërtet shumë mirë", - kujton ai. “Manovrimi ishte diçka që më pëlqente vërtet në kamerën time të vjetër Mark III dhe më pëlqen edhe më shumë me EOS 5D Mark IV. Ajo është më e lehtë se modeli i vjetër dhe ai zvogëlim i peshës ishte shumë i rëndësishëm. Ashtu siç ishte një element i ri i shtuar: Wi-Fi!”

Ai vazhdon duke thënë se “Wi-Fi në një DSLR nuk është më një element kozmetik". "Tani ai është një element vërtet i dobishëm. Ne e lidhëm kamerën me një tablet që të mund të kontrollonim fokusin automatik në largësi gjatë videove, gjë që ishte vërtet e shkëlqyer. Kështu që në momente të caktuara unë përqendrohesha tek inkuadrimi ndërkohë që një asistent përshtaste fokusimin. Të dy mund t'i kryenim detyrat tona të pavarur nga njëri-tjetri, por në kohë reale. Pa vonesa në kohë, pa asnjë ngatërresë. Rezultate të përsosura!" “Unë e bleva kamerën time EOS 5D Mark III vitin e kaluar sepse më ka pëlqyer shumë 5D Mark II dhe bënte gjithçka që më duhej. Por kjo kamerë Mark IV? E pabesueshme, e dua menjëherë. Unë e kam bërë tashmë porosinë!”

"Sensori i ri me 30 megapikselë ka një diapazon dinamik të mrekullueshëm dhe mund ta shikoja menjëherë ndryshimin në ekranin LCD super të qartë të kamerës."

Filming handheld with the EOS 5D Mark IV

Gjykime dhe përfundime

Duke parë filmimet e marra nga regjistrimet, Christian mund t'i shikonte menjëherë përfitimet e kamerës EOS 5D Mark IV. “Si një mjet për regjistrimin e videove, ajo merr veçoritë më të mira nga dy brezat e mëparshëm të kamerës dhe shton videon në 4K si dhe një seri të jashtëzakonshme mjetesh korrigjuese për t'i përdorur në lëvizje, si Optimizuesi dixhital i lentes, plus korrigjime të tjera të shmangieve të lentes dhe Stilin e fotografisë me detaje të përsosura. Dhe kur kthehesh në tavolinën e punës, modaliteti Dual Pixel RAW është vërtet i pabesueshëm.”

“Fokusi automatik në modalitetin e videos ishte diçka që më ka pëlqyer shumë, ashtu si dhe aftësia e lartë e ISO-s dhe niveli i ulët i kokrrizave. Ngjyrat janë reale dhe zhurma në ndriçim të ulët në ISO 6400 ishte vërtet e pabesueshme. Duket si një nivel kokrrizimi i bukur në filma. Është diçka që do ta shtoje si një filtër në procesin e përpunimit, aq i bukur është!”

“Unë nuk jam një fotograf i tipit shumë teknik”, - përfundon ai, - "por ky mjet për mua funksionon pikërisht ashtu siç dua". "Nuk kam pasur asnjëherë një kamerë të tillë, të cilën mund të fillosh ta përdorësh menjëherë me shpejtësi. Më erdhi vërtet keq që më duhej ta ktheja!”

Ambasadorët dhe historitë

Ambasadori i Canon, Lorenzio Agius, përdor kamerën EOS 5D Mark IV

Frymëzim

Zbuloni se si punon kamera EOS 5D Mark IV në duart e fotografëve profesionistë

Eksploroni më shumë