NJË MËNYRË E RE SHIKIMI

E ardhmja e krijimit të përmbajtjes përfshirëse është tashmë realitet. Sistemi ynë i pakufishëm EOS VR, ofron një sërë zgjidhjesh revolucionare për të përshpejtuar krijimin e përmbajtjes cilësore të realitetit virtual për të arritur rezultate maksimale në punimet tuaja. Zbuloni gjithçka që duhet të dini rreth Canon VR.

Përse të zgjidhni Canon VR

Linja e veçantë VR e Canon shton një dizajn optik novator në sistemin e vlerësuar me çmime EOS R Series që tashmë është i njohur dhe i dashur për ju. Ne jemi marka e parë për imazhet që prezanton një objektiv të ndërkëmbyeshëm i cili kap përmbajtje mahnitëse hapësinore 180° – nga fotot 3D deri te videot gjithëpërfshirëse prej deri në 8K. Pavarësisht nëse është hera juaj e parë ose jeni një profesionist i VR, linja jonë EOS VR ofron platformën e përkryer për të eksploruar krijimin e përmbajtjes së realitetit virtual.

Sy më sy

Me dizajne novatore dhe me objektivë të dyfishtë, linja VR e Canon arrin të gjenerojë imazhe 3D me pamje natyrale dhe përmbajtje video përfshirëse, duke lejuar audiencën tuaj të shohë saktësisht atë që ju keni parë. Mos u mjaftoni vetëm me të parit e kujtimeve. Përjetojini sërish ato.

Të gjithë të ftuar

Me dizajne novatore dhe me objektivë të dyfishtë, linja VR e Canon arrin të gjenerojë imazhe 3D me pamje natyrale dhe përmbajtje video përfshirëse, duke lejuar audiencën tuaj të shohë saktësisht atë që ju keni parë. Mos u mjaftoni vetëm me të parit e kujtimeve. Përjetojini sërish ato.

Punë pa pengesa

Sistemi EOS VR ofron një fluks pune më efikas nga hyrja në dalje, duke thjeshtuar të gjithë procesin, falë imazheve të veçanta për syrin e majtë dhe të djathtë të kombinuara në një sensor të vetëm. E kemi lënë tashmë pas krahëve kohën kur na duhej drejtvendosja e objektivit dhe sinkronizimi i imazheve.

Jini qendra e vëmendjes

Gati për të realizuar punë mbresëlënëse? Kjo është mundësia juaj për të qenë të parët në përmbajtjen hapësinore me Canon VR. Jepini dimensione të reja aftësisë suaj krijuese dhe shtojini më shumë thellësi emocionale narracionit tuaj.

CILA FUSHËPAMJE ËSHTË E PËRSHTATSHME PËR MUA?

Eksploroni më thellë zgjidhjen më të mirë VR për vizionin tuaj krijues. Çdo objektiv ka avantazhet e tij.

180 gradë (kuadërplotë)

Objektivi i parë e këtij lloji RF 5.2 mm F2.8L DUAL FISHEYE kap lehtësisht imazhe gjithëpërfshirëse VR 180° në një kamerë të pajtueshme EOS kuadërplotë. Zgjedhja e profesionistëve.

140 gradë (APS-C)

Me veçorinë e vetëfokusimit, objektivi RF-S 3.9 mm F3.5 STM DUAL FISHEYE u mundëson përdoruesve të shkrepin video dhe foto që duken si reale 3D për një pamje përfshirëse natyrale.

60 gradë (APS-C)

Kompakt dhe peshëlehtë, objektivi RF-S 7.8 mm F4 STM DUAL u jep më shumë mundësi përdoruesve të përmirësojnë pamjet vizuale me video dhe foto 3D, të përkryera për paraqitje në smartfon.

RASTET E PËRDORIMIT TË VR

Edukimi

Nga mësimdhënia në universitete deri te trajnimet mjekësore, VR e transformon mësimin pasiv të bazuar në tekste në edukim aktiv dhe përfshirës.

Dokumentarë

I shkëlqyer në nxitjen e ndjeshmërisë, VR u mundëson kineastëve të dokumentarëve të përfshijnë audiencën e tyre në zemër të historisë, duke ngjallur kështu emocione të forta.

Argëtim

VR ofron nivele arratie të pashoqe për ata që kërkojnë argëtim përfshirës dhe përvoja unike, në fusha si sporti, udhëtimet dhe dokumentarët.

Pasuritë e paluajtshme

Me shtimin si asnjëherë më parë të mënyrave për vizualizimin e hapësirave, VR po riformëson mënyrën se si agjentët e pasurive të paluajtshme prezantojnë katalogët e tyre, pa hedhur ende asnjë hap brenda pronës.

Eksploroni përfitimet e sistemit Canon EOS VR

ZGJIDHJE VR PËR PRODHIM KUADËRPLOTË

Zgjidhja jonë profesionale VR përfshin objektivin RF 5.2 mm F2.8L DUAL FISHEYE, së bashku me një sërë kamerash kuadërplota.

ZGJIDHJET APS-C VR

Teknologjia EOS R kombinohet me dizajnin APS-C për zgjidhje VR kompakte, por të fuqishme. Zgjidhni midis objektivëve RF-S 3.9mm F3.5 STM DUAL FISHEYE ose RF-S 7.8 mm F4 STM DUAL.

PYETJE TË SHPESHTA RRETH VR

Nëse VR është diçka e re për ju, mund të keni pyetje. Jemi përpjekur maksimalisht për t'ju përgjigjur atyre në këtë seksion.

  • VR do të thotë "realitet virtual". Është një realitet i simuluar në të cilin shikuesit mund të përjetojnë një vend ose ngjarje pa qenë fizikisht të pranishëm aty.

  • Realiteti virtual ofron përparësi që konsistojnë në regjistrimin e përmbajtjes në një mënyrë më emocionuese dhe tërheqëse. VR mund të prezantojë tema komplekse në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe tërheqëse nga ana vizuale, përmes iluzionit të 3D-së. Gjithashtu, ai mund të përmirësojë mbajtjen e informacionit dhe t'i bëjë trajnimet më të paharrueshme dhe praktike.

  • Kostoja e përgjithshme e zgjidhjeve VR të Canon ndryshon në varësi të zgjedhjes që bëni dhe kamerës për të cilën duhet. Ne ofrojmë një sërë objektivësh të ndërkëmbyeshme që u përshtaten buxheteve të ndryshme. Për të mësuar çmimet e sakta, shkoni te faqet e produkteve.

  • Për të përjetuar VR, projektohet një imazh me ndryshime tepër të vogla për secilin sy. Kjo krijon iluzionin e thellësisë 3D dhe ofron një përvojë përfshirëse. Për të shkrepur përmbajtje VR, ju duhet një objektiv që do të kapë imazhe krah për krah dhe një rezolucion mjaft i lartë për të ofruar një përvojë shikimi reale.

  • Kjo varet nga përvoja që dëshironi të ofroni. VR 180° ju ofron përvojën më përfshirëse, por mund të shfaqë vështirësi në shkrepje për shkak të këndit të gjerë të shikimit. Po ashtu, shikuesi mund të shpërqendrohet nga pamjet në periferi, duke rezultuar kështu në humbjen e fokusit te narrativa. Versioni 140° edhe pse jo po aq përfshirës, mund të jetë i dobishëm për të rrëfyer një histori, duke e orientuar më lehtë vëmendjen e shikuesit. Përmbajtja stereoskopike 60° është më e lehtë për t'u parë, pasi nuk ju duhen syze dhe ju ofron një përvojë më të thjeshtë dhe më afër shikimit të përmbajtjes standarde 2D.

  • AR do të thotë “realitet i amplifikuar” dhe konsiston zakonisht në një kombinim të imazheve të jetës reale me ilustrime të simuluara nga kompjuteri, të integruara në skenë për të krijuar përvojën në kohë reale. VR ose “realiteti virtual” është plotësisht gjithëpërfshirës dhe mund të jetë i krijuar nga kompjuteri ose i regjistruar nga skena reale - ose një kombinim i të dyjave.

  • Për të krijuar përmbajtje VR, ju nevojiten objektivë profesionalë të cilët do të shkrepin imazhe të dyfishta. Kjo mund të shihet më pas me syze VR për të përfituar efektin përfshirës. Përmbajtja VR mund të jetë e vështirë për t'u shkrepur, ndaj Canon ofron zgjidhjen më të thjeshtë VR me objektivë të ndërkëmbyeshëm për kamerat ekzistuese. Canon gjithashtu ofron një udhëzues që ju shpjegon hapat për të kapur dhe krijuar përmbajtje.

  • Për të pastruar objektivët Canon VR:

    1. Përdorni një copë mikrofibër pa push për të pastruar lehtë sipërfaqen e objektivit.
    2. Për njolla më të forta, aplikoni disa pika solucion pastrues për objektivë në copë (asnjëherë direkt mbi objektiv) dhe pastroni me lëvizje rrethore.
    3. Ruajeni objektivin në një vend të pastër dhe të thatë, si dhe vendosni kapakun kur nuk e përdorni objektivin për të parandaluar grumbullimin e pluhurit.

  • Përdorimi i VR për periudha të gjata mund të shkaktojë lodhje ose irritim të përkohshëm të syve, veçanërisht nëse syzet nuk vendosen siç duhet ose nëse jeni të ndjeshëm ndaj lëvizjeve. Mund të shfaqen simptoma, si lodhje e syve, dhimbje koke ose marramendje. Për të reduktuar rrezikun e irritimit, bëni pushime të rregullta gjatë përdorimit të VR.

  • Objektivët Canon që kanë termin VR në emërtim janë projektuar për krijim të përmbajtjes 3D për realitetin virtual. Ata ofrojnë një zgjidhje për krijues të shumëllojshëm që kërkojnë t'u shtojnë aftësive të tyre prodhimin e realitetit virtual ose të krijojnë përmbajtje profesionale të realitetit virtual.

APLIKACIONE DHE SOFTUERË PËR VR

Për të përfituar sa më shumë nga hardueri VR, rekomandojmë përdorimin e aplikacioneve tona ekskluzive, të krijuara posaçërisht për produktet tona dhe të projektuara për të thjeshtuar fluksin tuaj të punës me menaxhim dhe konvertim efikas në një skedar të vetëm.

EOS VR Utility

Një aplikacion i fuqishëm, por i thjeshtë, i disponueshëm gjithashtu si një modul për Premiere Pro, që shndërron imazhet rrethore sypeshk VR të Canon në imazhe standarde në plan drejtkëndor (360°) për paraqitje në formë VR dhe pasproduksion.

Camera Connect

Lidheni kamerën me telefonin për shkrepje në distancë dhe transferim të thjeshtë të skedarëve, gati për përpunim.

GATI PËR HAPIN E RADHËS?

Një botë e tërë e realitetit virtual pret për t'u zbuluar. Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë për mënyrën se si mund t'ju vijnë në ndihmë zgjidhjet tona VR, kontaktoni ekipin e Canon që do të jetë i gatshëm t'ju ndihmojë.