Softuer dhe modul për EOS VR SYSTEM
EOS VR Utility
Përditësimi i paketës EOS VR Utility
- - mbështetje për video RAW, duke përfshirë 60fps me 8K / 60P RAW LT (EOS R5 C)
- - përshpejtimi i procesorit grafik (NVIDIA për Windows / Metal për Mac)
- - Mbështetje për Apple Silicon
- - Format skedari eksporti shtesë (Windows)
- - Opsion maske objektivi
Projektim barasdrejtkëndor
Për ta provuar siç duhet filmimin ose fotografinë e 180° VR përmes një kokoreje VR, duhet këmbyer radha e figurave të syrit të majtë dhe të djathtë dhe duhet kryer një projektim barasdrejtkëndor i dy figurave rrethore sypeshku. Ky projektim barasdrejtkëndor kërkon përdorimin e EOS VR Utility nga Canon dhe në thelb "riparaqet" dy figura sypeshku rrethore në dy figura katrore krah për krah (një format standard për skedarët e figurës 180° VR), gati për shikim në një kokore VR ose për redaktim në një aplikacion të pajtueshëm softuerik ose sistem NLE. Një kuti përzgjedhëse në EOS VR Utility u mundëson përdoruesve të ndërrojnë mes pamjeve të konvertuara dhe të pakonvertuara.
Mbështetje për video RAW (8K / 60P)
Skedarët video të pajtueshëm RAW të nxjerrë me kamerat e mbështetura (duke përfshirë skedarët RAW LT 8K / 60P nga EOS R5 C) përpunohen automatikisht brenda EOS VR Utility, duke thjeshtuar më tej procesin e punës me RAW. Aksesi në rregullimet bazë, duke përfshirë White Balance, ISO, Brightness, Colour Space dhe Gamma, mundëson një rezultat profesionale me diapazon të lartë dinamik
Redaktime bazike
Shqyrtojini dhe luajini filmimet teksa shënoni pikat e dëshiruara të hyrjes dhe të daljes për eksportim.
Opsione të shumta eksportimi
Skedarët e filmimeve mund të eksportohen në rezolucione dhe kodekë të ndryshëm profesionalë, duke përfshirë skedarët DPX dhe ProRes (Mac), gati për redaktim dhe procesim në një aplikacion të pajtueshëm NLE si Adobe Premiere Pro. Fotot eksportohen si JPEG.
EOS VR Plug-in for Adobe Premiere Pro
Përditësimi i paketës EOS VR Plug-in
- - përshpejtimi i procesorit grafik (NVIDIA për Windows / Metal për Mac)
- - Mbështetje për Apple Silicon
- - Opsion maske objektivi
Përse Premiere Pro?
Adobe Premiere Pro është aplikacioni kryesues i tregut në krijimin e përmbajtjeve të pasura përfshirëse VR. EOS VR Plug-in for Adobe Premiere Pro nga Canon ju mundëson kryerjen automatike të konvertimit barasdrejtkëndor ndërsa importon më së miri skedarët tuaj Canon VR në një hap të thjeshtë. Skedarët e konvertuar në vijim mund thjesht të shtohen në vijën tuaj kohore dhe të redaktohen e procesohen në mënyrat e zakonshme, gati për eksportimin dhe shpërndarjen përfundimtare.
Abonohuni për të marrë më shumë
Të gjithë përdoruesit mund të përfitojnë një periudhë prove falas dhe të kryejnë konvertime të imazheve dhe të videove më të shkurtra se dy minuta. Por, kur eksportoni video prej dy a më shumë minutash me EOS VR Plug-in for Adobe Premiere Pro, nevojitet një abonim me pagesë.
Produktet e lidhura
-
RF-S 7.8mm F4 STM DUAL LENS
Kapni botën tuaj në 3D me objektivin më të fundit VR nga Canon. -
EOS R5 C
Shkrepni video mahnitëse 8K dhe foto 45MP me kamerën tonë më të vogël Cinema EOS që është e gatshme për gjithçka. -
EOS R5
Rimendoni se çfarë dini për kamerat pa pasqyrë. Performanca pa kompromis e EOS R5 do të revolucionarizojë fotografinë dhe filmimet tuaja. -
RF 5.2mm F2.8L DUAL FISHEYE
Shkrepeni botën në realitet mahnitës virtual me këtë objektiv revolucionar të serisë L, të krijuar për t'jua bërë udhëtimin tuaj VR sa më të shtruar të jetë e mundur.
Mund të jeni të interesuar në...
- Nevojiten EOS VR Utility dhe EOS VR Plug-in for Adobe Premiere Pro për kryerjen e projektimit barasdrejtkëndor të figurave të regjistruara të 180° VR nga një kamerë e pajtueshme Canon. Versioni 1.2 e lart i EOS VR Utility do të mundësojë konvertimin e skedarëve të mbështetur Canon RAW, duke përfshirë 8K RAW LT/60P nga EOS R5 C (formatet e pajtueshme RAW mund të ndryshojnë sipas kamerës), plus mbështetje Apple Silicon dhe përshpejtimin me procesorin grafik. Mund të kërkohet një shërbim abonimi me pagesë për të konvertuar videot më të gjata se 2 minuta, çka kërkon Canon ID. Do të kërkohet gjithashtu instalimi i "HEVC Activator" specifik për kamerën e përdorur.
Mund të nevojitet përditësimi i firmuerit të fundit për pajtueshmëri me VR
VINI RE: KY SOFTUER SISTEMI VR MUND TË NDRYSHOJË NGA PRODUKTI TREGTAR.