Një pamje e sheshtë e dy printerëve Canon SELPHY QX20 dhe dy SELPHY CP1500 me ngjyra të ndryshme të rrethuar nga printime fotografish të madhësive të ndryshme. 

FOTOPRINTERËT KOMPAKTË SELPHY

Personalizoni dhe printoni foto të bukura që rezistojnë nga celulari, kamera digjitale, kartat SD dhe më shumë - pa u munduar me fotoprinterin kompakt SELPHY.1

Printime të bukura dhe të shpejta që zgjasin për gjithë jetën

Krijoni printime të bukura me ngjyra të pasura, që do të zgjasin deri në 100 vjet2 me këtë gamë fotoprinterësh kompaktë.

Bashkimi i cilësisë së printimit dhe lehtësisë në përdorim

Përfitoni printim me sublimim me ngjyrues me cilësi të lartë dhe zbuloni një botë mundësish krijuese me gamën e printerëve SELPHY të lehtë për t’u përdorur dhe elegantë.

Figura të pasura, vibrante, cilësie për arkivim

Krijoni printime vibrante me ngjyra të forta, me cilësi laboratori, që do të zgjatin deri në 100 vjet2.

Bojë dhe letër e lehtë për t’u zëvendësuar

Boja dhe pakot e letrave SELPHY vijnë me sasinë e mjaftueshme të bojës dhe letrës për numrin e fotografive që dëshironi të printoni.3

Lidhje e thjeshtë dhe kreativitet i pafundmë

Përdorni aplikacionin SELPHY Photo Layout për t’u lidhur me valë me pajisjet celulare, për të personalizuar fotot tuaja dhe printuar drejtpërdrejt nga programi.

Dizajn elegant me ngjyra shik

Printerët kompaktë SELPHY janë krijuar për t’u bërë më së miri pjesë e jetës suaj. Zgjidhni ngjyrën që ju pëlqen më shumë për t’iu përshtatur stilit dhe shijes suaj.

Bëhuni krijues me modelin tuaj SELPHY me një larmi llojesh dhe madhësish letre

Nga madhësia e kartolinave e deri te miningjitëset, ka një madhësi letre fotoje për çdo ide krijuese.1

Kartolina

Zgjidhni midis RP-108 dhe KP-36IP për të printuar kartolina të gatshme për dërgim, foto të mëdha dhe faqeshënues shumëngjyrësh, si dhe foto për dokumente identiteti.1

Printime katrore

Letra ngjitëse në formë katrore KC-18IS3 është ideale për projektet tuaja të punëdores dhe për vendosjen nëpër albume. Letra XS-20L për SELPHY Square QX10 ka dhe bordurë për vendosje diçiture.

Printime me madhësi karte kredie dhe ngjitëse

Madhësia e kartës së kreditit është e shkëlqyer për korniza më të vogla dhe për fotografi që mbahen në portofol ose në çantën e dorës. Zgjidhni midis letrës standarde KC-36IP3 dhe ngjitëseve KC-18IF3 për seritë CP ose XC-20L dhe XC-60L për SELPHY QX20.

Miningjitëse

Përdorni letrën e miningjitëseve KC-18IL3 për projekte zbavitëse dhe krijuese punëdoreje, si dhe për etiketime.

Gama e printerëve SELPHY

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Zgjidhni ngjyrën që ju pëlqen më shumë për t’iu përshtatur stilit dhe shijes suaj.

SELPHY CP1500

Ky printer kompakt vjen me dizajn me stil dhe që kursen hapësirë dhe zgjedhje të tri finicioneve të ngjyrave shik: rozë, të bardhë dhe të zezë.

SELPHY QX20

Zgjidhni ngjyrën që ju përshtatet më shumë midis të bardhës së rërës, të kuqes së baltës dhe grisë së errët, ndërsa një teksturë moderne me motive katrore mbi sipërfaqe ofron printim elegant në lëvizje.

Canon Camera

Printim sublimimi me ngjyrues

Teknologjia e sublimimit me ngjyrues siguron printime të shpejta me cilësi laboratorike që do të zgjatin deri në 100 vjet kur ruhen në album. Një veshje e veçantë mbrojtëse siguron që çdo printim ë jetë plotësisht i thatë dhe rezistent ndaj ujit, shenjave të gishtave dhe gërvishtjeve.

Optimizimi i imazhit1

Për rezultate optimale me modelin tuaj SELPHY, përdorni Auto Image Optimize për të përmirësuar automatikisht cilësinë e printimit. Image Optimize zbulon dhe korrigjon të metat e imazhit, duke rregulluar ndriçimin e fytyrës dhe ngjyrat ndërsa ul zhurmën e padëshiruar, duke u dhënë portreteve tuaja tonalitete më natyrale të lëkurës dhe printimeve tuaja më shumë qartësi dhe pasuri.

Canon Camera
Aplikacioni SELPHY Photo Layout përdoret në një smartfon me pulla që shfaqen në ekran, printeri gri SELPHY QX20 shihet në sfond.

Programi SELPHY Photo Layout1

Printoni drejtpërdrejt nga celulari në fotoprinterin kompakt përmes programit falas të fotomontazhit nga Canon dhe përfitoni mundësinë e shtimit të modifikimeve krijuese në printimet tuaja, si p.sh. pulla, filtra, bordura, tekst, mbivendosje dhe faqosje.

SHKARKOJENI NË “iOS” SHKARKOJENI NË “ANDROID”

Get Inspired

Bëni një kuti "shpërthyese" me foto

Lini Trinh ndan kutinë e saj "shpërthyese" me foto të bërë me punëdore duke përdorur printerin Canon SELPHY CP1500.

Përqafoni shpirtin e festave me fotodekorime

Në projektin e dytë të klubit të punëdores SELPHY, Duygu Turgut Gokpinar ndan përvojën e saj me Canon SELPHY Square QX10.

Ide për vizatime në miniaturë me Canon SELPHY Square QX10

Krijoni një galeri arti në miniaturë me këshilla dhe marifete nga specialistët e dioramës, Ole Friedrich dhe Esther Mora Chavarria.

Krijoni librin tuaj me tregime

Lëreni imagjinatën të lirë në një libër tregimesh të punuar me dorë duke përdorur Canon SELPHY CP1500.

Vizualizoni jetën në tabelë

Përkoni hapësirën tuaj me stilin tuaj me anë të Canon SELPHY Square QX10.

Dekorime të thjeshta biofilike

Kombinoni natyrën dhe dizajnin për të krijuar hapësira çlodhëse në shtëpinë tuaj.

Printoni historikun e familjes suaj

Printoni dhe krijoni punëdore me foto të çasteve të hareshme të familjes.

Planifikoni, luani dhe printoni

Mësoni se si mund t’ju ndihmojë aplikacioni SELPHY Photo Layout që të gjeni ide emocionuese në projekte punëdoreje.

Printoni një tabelë të menjëhershme idesh

Shpjerini projektet tuaja krijuese në nivel tjetër dhe zbuloni se si të krijoni një tabelë idesh.

Viti im i parë në printim

Fotografja e portreteve, Jemella Ukaegbu, tregon këshillat e saj më të mira për të shkrepur dhe ruajtur vitin e parë të fëmijës suaj.

Portrete për printime

Fotografi dhe anëtar i TikTok, Kym Moseley, ndan këshillat e tij për kapjen dhe shpërndarjen e fotove mahnitëse të njerëzve të rastit.

Krijoni gjatë gjithë vitit

Kërkoni për ide frymëzuese për SELPHY Square QX10 nga Jesus Sauvage.

Printoni etiketat tuaja

Etiketat e printuara dhe të punuara me dorë mund t'ju ndihmojnë të organizoni jetën, shtëpinë dhe hobit tuaja.

Organizohuni për shkollë

Jeta familjare e sistemuar me pak ndihmë nga printerët SELPHY dhe PIXMA.

Bëhuni krijues me një fotoprinter kompakt

Pesë mënyra për t'u argëtuar me printimin, nga kartat me porosi deri te pozat e personalizuara për ndarje të menjëhershme.

Frymëzohuni, regjistrohuni tani

Mos i humbisni ofertat e fundit nga "Canon", këshillat e udhëzimet, lajmet dhe ftesat për në aktivitetet vendore.

Mbështetje për SELPHY-n tuaj

  1. Kontrolloni faqen e produktit të modelit specifik për të gjitha funksionet e disponueshme dhe setet e përputhshme të letrës dhe të bojës.
  2. Kur ruhet në album. Në bazë të analizave të përshpejtuara, duke prezumuar një temperaturë prej 23° C / 73.4° F dhe lagështirë 50%.
  3. Printimi me materiale të serisë KC kërkon përdorimin e një kasete letre PCC-CP400 që shitet veçmas. Kontrolloni faqen e produktit të modelit specifik për sete të përputhshme letre dhe boje.