Canon PIXMA TR150 with battery Printer

Printer për zyra shtëpie

Canon "PIXMA TR150" me bateri

Merreni punën me vete. Me baterinë e karikueshme, komandim nga celulari dhe mundësi praktike lidhjeje, arrini pa vështirësi rezultate profesionale kudo që t'ju shpjerë puna.

Prezantimi i PIXMA TR150 me bateri

Printoni në lëvizje, kudo që të ndodheni.
  • Printoni kudo që të jeni

    Elegant dhe robust për transport të lehtë, printoni deri në 330 faqe me një karikim të plotë të baterisë së re1 dhe karikojeni në zyrë, shtëpi apo në lëvizje përmes kabllos USB tipi C.

  • Kryejini lidhjet me zgjidhje praktike

    Printoni me valë me anë të aplikacionit "Canon PRINT", "AirPrint (iOS)", "Mopria (Android)" apo "Windows 10 Mobile". Nuk keni rrugëzues interneti? Njihuni me "Wireless Direct".

  • Paraqituni të qartë me cilësi optimale

    Realizoni printime të qarta me cilësi optimale në zonat e errëta. Boja hibride me një bojë të dedikuar pigmenti krijon tekst të qartë, ndërsa ngjyrat me bazë ngjyruesi japin printime të gjalla me deri në 100 vite kohëzgjatje në album2.

Mbaje thjesht

Printoni e kontrolloni gjendjen e bojës dhe të lidhjeve përmes ekranit 1,44" OLED dhe punoni shpejt e qetë me shpejtësi printimi prej 5,5 ipm me ngjyra dhe 9 ipm mono3.

Canon Camera
Canon Camera

Përshtatje e personalizuar

Kurseni kohë me printimin e shpejtë rrufe. Ruani deri në 5 shabllone të posaçme4 për printimin e kontratave dhe të formularëve drejtpërdrejt nga printeri, pa nevojën e kompjuterit, laptopit apo pajisjeve inteligjente.

Krahasimi me PIXMA iP110 me bateri

PIXMA iP110 with battery

PIXMA iP110 me bateri

Përmasat (gj-th-l mm)

322×210×66
322×226×62

Bojëra

Pig Bk, Dye C/M/Y/Bk
Pig Bk, Dye C/M/Y/Bk

Pesha

2.1kg / 2.3kg (w/Op Batt)
2.0kg / 2.2kg (w/Op Batt)

Shpejtësia e printimit ESAT (BK/CL)

9.0ipm/5.5 ipm
9.0ipm/5.8 ipm

me kënd të ndryshueshëm

1.44” OLED Mono
Jo

Rendimenti Bk/Cl

Mono: 200 faqe
Ngjyra: 260 faqe
Mono: 191 faqe
Ngjyra: 249 faqe

Bojëra

PGI-35, CLI-36
PGI-35, CLI-36

Rendimenti i baterisë (printim USB)

Afro 330 faqe
Afro 290 faqe

Kapaciteti maks. i hyrjes

50 fletë
50 fletë

Konsumi i energjisë (AC)

Printim 8W / pasiv 1.1W
Printim 10W / pasiv 1.8W

Ndërfaqja

USB / Wi-Fi
USB / Wi-Fi

Wi-Fi

Po (2.4GHz dhe 5GHz5)
Po (2.4GHz)

Wireless Direct

Po
Jo

Karikimi me USB

Po
Jo

Koha maks. e karikimit (AC)

2 orë 20 min
3 orë

Siguresë kundër vjedhjes

Po
Jo

Printim shabllonesh të posaçme

Po
Jo

Ndezja automatike

Po
Jo

PIXMA TR150

Nuk ju duhet bateria? Futeni në çantë dhe merreni zyrën me vete. Me lidhje dhe cilësi të jashtëzakonshme, është ideal për punën në lëvizje

Canon Camera

Specifikimet

  • Karikim me USB

    Karikojeni në makinë, zyrë apo shtëpi

  • Bateri e karikueshme

    Karikojeni me kabllo USB tip C

  • Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar

    Aplikacioni "Canon PRINT", "AirPrint (iOS)", "Mopria (Android)" dhe "Windows 10 Mobile"

  • Lidhjet

    Wi-Fi me mbështetje për 2,4 dhe 5 GHz5

  • Wireless Direct

    Lidhni e printoni drejtpërdrejt pa rrugëzues

  • Ekran 1,44" OLED

    Ndërfaqe e thjeshtë për komandim e mirëmbajtje

  • Printim i shpejtë

    5,5 ipm me ngjyra dhe 9 ipm mono2

  • Efikasitet praktik

    Ruani deri në 5 shabllone të posaçme3 për printim më të shpejtë

Çfarë ka në kuti

  • Bëhuni gati të punoni fort e të printoni po aq fort me të gjitha pajisjet që ju nevojiten:

  • "Canon PIXMA TR150" me bateri

  • Ushqyesi

  • Kordoni elektrik

  • Depozitat e bojët: PGI-35 Pigment Black, CLI-36 CMYK Colour

  • Koka e printimit

  • Disku CD-ROM i konfigurimit

  • Kablloja USB tipi C

  • Aksesorë baterie të karikueshme LK-72

  • Manualet dhe dokumentet e tjera

Produktet e Canon nxjerrin më të mirën nga njëri-tjetri

Përdorimi i bojërave dhe letrave të Canon me printerin tuaj Canon siguron rezultate të jashtëzakonshme me cilësi laboratori në çdo rast.

  • Aplikacioni Canon PRINT

    Dërgoni fotografitë tuaja te printeri juaj i shtëpisë në pak sekonda.

  • Gama e letrës PIXMA

    Gjeni letrën e duhur për nevojat tuaja dhe merrni fotografi të printuara me cilësi laboratori.

  • Përfitoni më shumë nga printeri juaj

    Gjeni se si të printoni foto nga pajisja juaj e mençur, krijoni artizanale letre, afishe të personalizuara të thonjve, kalendarë, karta përshëndetëse dhe shumë më tepër.

  • Aplikacioni "Creative Park"

    Nga idetë e punëdoreve të lehta deri te modelet 3D në stil origami – bëjeni argëtimin me letrën pjesë të ditës suaj dhe jepuni një frymë më personale krijimeve tuaja me funksionin e kompozimit.

Produktet e lidhura

Mund të jeni të interesuar edhe për

  1. 1 Printuar përmes lidhjes USB pa lidhje Wi-Fi.

    2 Në bazë të provave të përshpejtuara nga "Canon" në vende të errëta ruajtjeje në kushte temperature, lagështie dhe ajri të kontrolluar, që simulojnë mbajtjen në albume me faqe plastike. "Canon" nuk mund ta garantojnë jetëgjatësinë e printimeve; rezultate mund të ndryshojnë në varësi të fotos së printuar, kohës së tharjes, kushteve të paraqitjes/ruajtjes dhe faktorëve mjedisorë.

    3 Shpejtësitë e printimit të dokumenteve janë mesataret e ESAT ("Word", Excel, PDF) në provën për kategorinë e zyrës për modalitetin e thjeshtë bazë, ISO/IEC 24734. Shpejtësia e printimit mund të ndryshojë në varësi të konfigurimit të sistemit, ndërfaqes, programit kompjuterik, kompleksitetit të dokumentit, modalitetit të printimit, mbulimit të faqes, llojit të letrës së përdorur etj.

    4 Shabllonet duhen ngarkuar në printer përmes drejtuesit softuerik të "Canon" vetëm duke përdorur kompjuter me "Windows".

    5 Mbështetja për 5 GHz mund të mos ofrohet në rajonin tuaj.