Printera të fotografive profesionale

Canon PIXMA PRO-200

Fokusuar në printimin e fotove me ngjyra vibrante, fleksibilitet dhe prakticitet "Canon PIXMA PRO-200" është zgjedhja ideale për entuziastët e fotografisë dhe fotografët aspirantë.

Specifikimet

  • Sistem boje me bazë ngjyruesi me 8 ngjyra

  • Printim pa bordura A3+

  • Printim me shpejtësi të lartë

  • Lidhje me valë dhe "Ethernet"

  • Ekrani LCD 3 inç

  • Skelet kompakt e peshëlehtë

Ngjyrat tuaja të vërteta, të printuara në perfeksion

Printimi vibrant e cilësor është i lehtë me Canon PIXMA PRO-200

Foto mbresëlënëse cilësie të lartë

Me sistemin superior me bazë ngjyruesi me 8 ngjyra, e keni të garantuar riprodhimin e jashtëzakonshëm, ngjyrat më të pasura dhe printimin vibrant profesional, çdo herë.

Printime cilësie të lartë mbresëlënëse nga "Canon Pixma Pro-200"

Zgjidhni letrën që ju vjen për shtat

Me manovrimin fleksibël të materialeve dhe përmasat e personalizueshme të printimit, mund t'i përmirësoni fotot në një larmi letrash, duke përfshirë dhe ato artistike, pa bordura dhe panoramike.

Shpejtësi e lehtësi në përdorim

Ekrani i integruar LCD 3in ju mundëson kontrollin e niveleve të bojës, të kryeni mirëmbajtjen e printerit dhe t'i hapni me një shikim udhëzimet e printerit - për rezultate të përsosura me lehtësi.

Larmi printimesh në letër me "Pixma Pro-200"

Printim ideal çdo herë

Me 3 opsione mbushjeje të letrës dhe funksionin e korrigjimit automatik të shtrembërimeve, mund t'i thoni lamtumirë shtrembërimit dhe problemeve të printimit, pavarësisht letrës që përdorni.

Një proces i njësuar

Softueri praktik PPL (Professional Print & Layout) nga "Canon" bën që t'i shkrepni e dërgoni fotot me lehtësi nga programet e njohura të fotografisë për një përdorim retushim-printimi me një ndalesë.

Fotografja nxjerr një printim me ngjyra të ndezura nga "Pixma Pro-200"

Kompakte dhe me peshë të lehtë

Madje me kapacitetin për letër A3+, Canon PIXMA PRO-200 mbetet një zgjidhje peshëlehtë për nevojat tuaja të printimit. Madje është edhe kompakt, që të mund ta mbani lehtësisht në një studio të vogël.

Për printim më të shpejtë, më efikas

Pozat e bukura ndodhin sa hap e mbyll sytë dhe po kështu edhe printimet fantastike. "Canon PIXMA PRO-200" është i shpejtë e efikas, realizon printime cilësie të jashtëzakonshme në A3+ për vetëm 90 sekonda1, duke ju dhënë më shumë kohë të gjeni pozën e bukur të radhës.

"Pixma Pro-200" në printim e sipër

Sistem boje Chroma Life 100+

Sistemi i ri me bazë ngjyruesish me 8 bojëra nga Canon realizon një gamë më të gjerë ngjyrash për foto vibrante të cilësisë së lartë. Me Canon PIXMA PRO-200 mund të arrini dhe të zeza më të thella dhe riprodhim të përmirësuar të të kuqeve dhe të të kaltrave. Bojërat e hirta dhe të hirta të çelëta ju ndihmojnë të arrini gjithashtu printime të jashtëzakonshme njëngjyrëshe si dhe të përshpejtoni procesin e printimit.

Sistemi i bojës "Chroma Life 10+" - Sistemi i ri 8-bojësh i bojërave me bazë pigmenti nga "Canon"

Regjistrohuni tani

Frymëzohuni, regjistrohuni tani

Mos i humbisni ofertat e fundit nga "Canon", këshillat e udhëzimet, lajmet dhe ftesat për në aktivitetet vendore.

Modul dhe softuer falas "Professional Print & Layout (PPL)"

Moduli PPL punon ose si softuer më vete ose si modul përmes softuerit "Canon Digital Photo Professional" ose "Adobe Photoshop" dhe "Lightroom".

Shkrepja e printimeve me ngjyra nga "Pixma Pro-200" përmes modulit e softuerit "Free Professional Print & Layout"
Figura e "PIXMA Pro-200 - Çfarë përmban kutia"

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për të marrë printime A3+ cilësie fotogalerie nga komoditeti i tryezës suaj.

  • PIXMA PRO-200

  • Kordon elektrik i tipit britanik

  • Kordon elektrik i tipit evropian

  • Sirtar për printim CD

  • CD me softuerin e konfigurimit dhe manualin e përdorimit (CD vetëm për Windows)

  • Manuali i përdorimit (manual elektronik)

  • Fletushkë A3 e sistemit evropian të garancisë (EWS)

  • Fletëgaranci ruse

  • 8 kuti boje të veçanta

Cilësi galerie

Zbuloni letrën artistike të palëve të treta që mbështetet drejtpërdrejt nga profilet e printerit për të garantuar saktësinë dhe besnikërinë e rezultateve.

Fotoletër Canon

Pasja e letrës së duhur për t'u përkuar ambicieve është më se e lehtë me mundësinë e finicioneve me shkëlqim, lustër dhe mat.

  • Letër Fotografike Pro Platinum (PT-101)

    Një letër fotografike me finicion profesional fotostudioje që ofron cilësi të jashtëzakonshme dhe qëndrueshmëri ndaj zbehjes. Me riprodhimin e gjerë të ngjyrës, kjo letër fotografie me shkëlqim me peshë të madhe shtrin potencialin kreativ të fotografëve.

  • Letër Fotografike Pro me Llustër (LU-101)

    Realizoni printime fotografike me ngjyra të gjalla dhe njëngjyrëshe mahnitëse me "Photo Paper Pro Luster", një letër fotografike profesionale dhe peshëlehtë me finicion fotostudioje që mund ta krijoni në shtëpi.

  • Letër Fotografie Pro Premium Matte (PM-101)

    Ideale për foto një- dhe shumëngjyrëshe, si dhe për riprodhime artistike, kjo letër e lëmuar me tone të ngrohta të bardha është e përsosur për printime të shprehura më së miri pa shkëlqim reflektiv.

  • Premium Fine Art Rough (FA-RG1)

    Një letër cilësore e ashpër për arte të bukura, për shprehjen e thellësisë së imazhit dhe për shtimin e një ndjesie trepërmasore.

  • Artikujt e lidhur

  • ARTIKULLI

    6 mënyra që modeli i ri "PIXMA PRO-200" mund t'ju japë printime më të mira në A3+

    Zbuloni se si kryemodeli i ri "PIXMA PRO A3+" e bën të lehtë kthimin e pamjeve digjitale në vepra arti me ngjyra të ndezura në vetëm 90 sekonda.

  • Produktet e lidhura

    Mund të jeni të interesuar në...

  • PIXMA PRO-200

    Printimi fleksibël i bërë më i lehtë

    Kjo zgjidhje e vogël e kompakte ofron opsione të mëdha printimi dhe vjen me softuer më se të lehtë, që të keni më shumë vend në tryezë – si dhe në vizion – për të hapur flatrat e krijimtarisë.

  • PIXMA PRO-200

    Ngjyra të vërtet, printuar në perfeksion

    Ajo që shikoni nga objektivi ju merr jetë në letër falë sistemit të ri të bojës me bazë ngjyruesish me 8 bojëra të Canon PIXMA PRO-200 dhe riprodhimit të jashtëzakonshëm, çdo herë.

  • PIXMA PRO-200

    PIXMA PRO-200 - Printime të mëdha pa bordura

    Provoni printimin e fotove pa bordurë me anë të "Canon PIXMA PRO-200". Mësoni për funksionet e tij, si p.sh. printimi panoramik dhe administrimi praktik i materialeve.

    1. Shpejtësia e printimit fotografik bazohet në cilësimin bazë duke përdorur ISO/JIS-SCID N2 në letër "Canon Pro Platinum", në format A3+ me bordurë