Canon PIXMA G3460
Përfitoni printim produktiv, shpejtësie të lartë dhe cilësor që është edhe ekonomik, me këtë printer rendimenti të lartë dhe shumëfunksional MegaTank që vjen me Wi-Fi, lidhje në renë kompjuterike dhe mbështetje për materiale të larmishme - për dokumente të qarta dhe foto vibrante në shtëpi apo edhe në zyrë.
Lidhuni pa vështirësi, printoni me ekonomi, kurseni me lehtësi
Printimi produktiv në volume të larta është një kënaqësi me kosto të ulëta me këtë pajisje të lidhur shumëfunksionale. Përfitoni qëndrueshmëri pa ndërprerje, cilësi gjithnjë mbresëlënëse plus rastin për të qenë ekstra krijues me të gjitha llojet e materialeve.
Shikoni specifikimet e plotaSpecifikimet
-
Shpejtësitë e printimit
-
Printim me pajisje celulare
-
4 depozita boje me rimbushje të lehtë
-
Printim i shpejtë
-
Printoni pa vështirësi me anë të Wi-Fi
-
Fishek i ndërrueshëm mirëmbajtjeje
-
Mund të kontrollohet lehtë me ekranin LCD me 2 rreshta
-
Printim banderolash
Shikoni sa produktiv është printimi juaj i përditshëm dhe sa efikas dhe për xhepin.
Shpejtësi e lartë, cilësi e lartë
Mbështetuni mbi cilësinë në shpejtësi të larta (10.8 ipm në bardhezi / 6 ipm në ngjyra 3), me bojë pigmenti të zi që garanton tekst qartësie optimale dhe bojëra me bazë ngjyruesi që realizojnë foto me ngjyra të ndezura. Eksperimentoni me materiale të ndryshme dhe madje edhe printoni banderola deri në 1.2 metra gjatësi.
Mirëmbajtje e thjeshtë
Minimizoni ndërprerjet e punës dhe realizoni çdo afat me lehtësi, me një fishek të ndërrueshëm nga përdoruesi që siguron rendiment të qëndrueshëm çdo ditë.
Dizajn i mirëmenduar
Rimbushini depozitat e bojës pa telashe apo vështirësi duke përdorur shishet pa shtrydhje me gryka unike tipi çelës që sigurojnë që secila shishe të mbushë vetëm depozitën e saj përkatëse.
Lidhjet inteligjente
Printoni, skanoni, fotokopjoni dhe lidhuni me renë kompjuterike përmes aplikacionit Canon PRINT dhe PIXMA Cloud Link, si dhe printoni drejtpërdrejt nga pajisjet inteligjente përmes AirPrint (iOS) dhe Mopria (Android).
Frymëzohuni, regjistrohuni tani
Artikuj "Canon"
Çfarë ka në kuti
Gjithçka që ju duhet për printim të përditshëm efikas
-
Printer shumëfunksional me kuti boje me rimbushje – PIXMA G3460
-
5 shishe boje të rendimentit të lartë (2 të zeza dhe 1 C/M/Y)
-
Kordoni elektrik
-
Disku CD-ROM i konfigurimit
-
Manualet dhe dokumentet e tjera
Produktet e Canon nxjerrin më të mirën nga njëri-tjetri
Përdorimi i bojërave dhe letrave të Canon me printerin tuaj Canon siguron rezultate të jashtëzakonshme me cilësi laboratori në çdo rast.
Mund të jeni të interesuar në...
Ka një botë të tërë opsionesh printimi produktiv nga Canon - nga pajisjet e vogla shoqëruese që ju kursejnë hapësirë deri te pajisjet robuste të peshave të rënda për profesionistët e printimit
- Modaliteti ekonomik redukton konsumin e bojës së zezë duke i ulur dendësinë - mund të printohen 26% më shumë faqe sesa në modalitetin standard.
- Rendimenti i faqeve për shishen e bojës të përdorur për konfigurimin fillestar është më i ulët se një shishe zëvendësuese, pasi një sasi e caktuar boje përdoret për mbushjen e kokës së printimit gjatë konfigurimit. Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të provës së "Canon" duke përdorur grafikun e ngjyrave ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhduar me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar.
Rendimentet e faqeve me bojë të bardhë dhe me ngjyra nuk duhet të kombinohen.
Rendimenti i faqeve varion shumë në varësi të përmbajtjeve të printuara dhe faktorëve të tjerë. - Shpejtësitë e printimit të dokumenteve janë mesataret e ESAT (Word, Excel, PDF) në testin e kategorisë për zyra për metodën standarde në njërën anë të faqes, ISO/IEC 24734.
Shpejtësia e printimit mund të ndryshojë në varësi të konfigurimit të sistemit, ndërfaqes, programit kompjuterik, kompleksitetit të dokumentit, modalitetit të printimit, mbulesës së faqes, llojit të letrës së përdorur, etj.