Canon PIXMA G3460

Përfitoni printim produktiv, shpejtësie të lartë dhe cilësor që është edhe ekonomik, me këtë printer rendimenti të lartë dhe shumëfunksional MegaTank që vjen me Wi-Fi, lidhje në renë kompjuterike dhe mbështetje për materiale të larmishme - për dokumente të qarta dhe foto vibrante në shtëpi apo edhe në zyrë.

Specifikimet

  • Shpejtësitë e printimit

  • Printim me pajisje celulare

  • 4 depozita boje me rimbushje të lehtë

  • Printim i shpejtë

  • Printoni pa vështirësi me anë të Wi-Fi

  • Fishek i ndërrueshëm mirëmbajtjeje

  • Mund të kontrollohet lehtë me ekranin LCD me 2 rreshta

  • Printim banderolash

PIXMA G3460 - Çfarë ka në kuti

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për printim të përditshëm efikas

  • Printer shumëfunksional me kuti boje me rimbushje – PIXMA G3460

  • 5 shishe boje të rendimentit të lartë (2 të zeza dhe 1 C/M/Y)

  • Kordoni elektrik

  • Disku CD-ROM i konfigurimit

  • Manualet dhe dokumentet e tjera

  1. Modaliteti ekonomik redukton konsumin e bojës së zezë duke i ulur dendësinë - mund të printohen 26% më shumë faqe sesa në modalitetin standard.
  2. Rendimenti i faqeve për shishen e bojës të përdorur për konfigurimin fillestar është më i ulët se një shishe zëvendësuese, pasi një sasi e caktuar boje përdoret për mbushjen e kokës së printimit gjatë konfigurimit. Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të provës së "Canon" duke përdorur grafikun e ngjyrave ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhduar me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar.
    Rendimentet e faqeve me bojë të bardhë dhe me ngjyra nuk duhet të kombinohen.
    Rendimenti i faqeve varion shumë në varësi të përmbajtjeve të printuara dhe faktorëve të tjerë.
  3. Shpejtësitë e printimit të dokumenteve janë mesataret e ESAT (Word, Excel, PDF) në testin e kategorisë për zyra për metodën standarde në njërën anë të faqes, ISO/IEC 24734.
    Shpejtësia e printimit mund të ndryshojë në varësi të konfigurimit të sistemit, ndërfaqes, programit kompjuterik, kompleksitetit të dokumentit, modalitetit të printimit, mbulesës së faqes, llojit të letrës së përdorur, etj.