Canon imagePROGRAF PRO-1000
Dinamikë, ngjyra dhe cilësi e re për printime të jashtëzakonshme
Jepuni jetë fotove me një printer të jashtëzakonshëm A2 për tryeza
Printoni me vetëbesim dhe detaje mahnitëse me "imagePROGRAF PRO-1000". Me sistemin e avancuar 12-bojësh për një gamë më të gjerë ngjyrash dhe cikël të njësuar printimi nga hyrja në dalje, sillni në jetë atë që shkrepni.
Printim A2
Pa bordura
Chroma Optimiser
Pasqyrim i shtruar dhe antibronzim
Boja LUCIA PRO
Bojë me pigment, me jetëgjatësi të lartë
WiFi & Ethernet
Wi-Fi dhe ethernet
7,5 cm TFT
Ekran me ngjyra i lehtë për përdoruesin
Mbështetje për përmasa letre panora-
mike
21×59,4 cm*
Përmasa më të gjata të personal-
izuara printimi
Deri në 1200 mm*
Gamë printerësh profesionalë
Riprodhoni me besnikëri fotot tuaja me sistemin me LUCIA PRO 12-bojësh. Materiali i tij i vogël me mikrokapsula sjell nivele më të larta ngjyrash me një gamë më të gjerë dhe me më shumë detaje – ideale për pamje që duhet të krijojnë përshtypje. Një gamë e gjerë dinamike e ngjyrave dhe detajeve në zonat më të errëta do t'ju ndihmojë të kapni finesën e fotove tuaja, nga printimet 4×6 in e deri te A2 dhe tani edhe në përmasa banderole (1,2 m)*.
* Me përditësim firmueri (v3.010)
Përdorim i lehtë me produktivitet shpejtësie të lartë
Cikël i njësuar i punës në printime
Rikrijoni me një cilësi mahnitëse të imazheve
Çojeni imazherinë tuaj një hap më tej dhe arrini rezultate të jashtëzakonshme me "imagePROGRAF PRO-1000". Me saktësi të jashtëzakonshme ngjyrash, shpejtësi të larta printimi, mbështetje të gjerë materialesh, duke përfshirë ato me lustër, mat, letrën për arte të bukura, kanavacë dhe letër Baryta*, mund t'u lini mbresa klientëve me printime të jashtëzakonshme që ruajnë cilësinë dhe integritetin e fotove tuaja.
* Modaliteti për letër Baryta shtuar me përditësimin e firmuerit (v3.010)
Rezultate të jashtëzakonshme të printimeve
Printoni foto mahnitëse, pa bordurë edhe në përmasa më të mëdha pa cenuar cilësinë. Me përditësimin e ri të firmuerit*, printoni në letër të përmasave panoramike (21×59,4 cm) për foto pa bordura me impakt ose krijoni tipin tuaj të posaçëm të letrës për përmasa deri në 1200 mm – ideal për banderola.
* Nevojitet firmueri v3.010, në qarkullim nga 1 tetori 2019
Detaje dhe ngjyra të mrekullueshme
Riprodhoni me besnikëri fotot tuaja me gamën më të gjerë të ngjyrave të sistemit LUCIA PRO 12-bojësh dhe detaje të kalibruara imët. Hiqeni bronzimin me anë të teknologjisë Chroma Optimiser të bojës dhe realizoni lustër e ngjyrë të njësuar natyrale me dendësi të përmirësuar të së zezës. Së bashku me letrën Baryta* për një finicion edhe më të mirë të ngjyrave me rezultate të jashtëzakonshme në zonat më të errëta.
* Për modalitetin e letrës Baryta duhet shkarkuar firmueri (v3.010)
Më shpejt e lehtë
Vijoni me inteligjentë me një dizajn profesional dhe funksional. Një kasë e fortë siguron nxjerrje të saktë të bojës ndërsa një sirtar shtesë mbushjeje të materialit ju mundëson të përdorni llojet më të rënda të letrës. Ndërprerjet në printim mund të mbahen në minimum me anë të depozitave të bojës të kapacitetit të lartë prej 80 ml dhe një fisheku që ndërrohet lehtë.
Kurseni bojën dhe kohën tuaj
Mos e shkoni bojën dëm dhe kurseni kohë të çmuar kur ndërroni materialet falë spërkatëseve ekskluzive në të zezë mat dhe të zezë fotografike. Nuk ka nevojë të ndërroni bojë, duke bërë që t'i keni dhe ndërprerjet në minimum. "Media Configuration Tool" ju ndihmon gjithashtu ta importoni materialin e ri me vetëm pak hapa të thjeshtë për edhe më pak ndërprerje të punës.
Rezultate të punuara imët me "imagePROGRAF PRO-1000"
Mësoni si ta shfrytëzoni më së miri "imagePROGRAF PRO-1000" me udhëzuesin tonë praktik që shoqëron me veçoritë thelbësore.
Fotogaleri
Hidhuni një vështrim më të kujdesshëm aftësive të "image PROGRAF PRO-1000".
Specifikimet
Chroma Optimiser
Pigment me jetëgjatësi të lartë
Lidhja me Wi-Fi dhe ethernet
Ekran me ngjyra i lehtë për përdoruesin
Pikëza boje 4 pl
Plug-in printimi për aplikacione fotografish
Ndryshoni vetëm bojën që mbaron
Printon deri në 1200 mm*
Modalitet letre Baryta*
Përmasa letre panoramike*
Softuer "Canon"
Jepuni fotove një finicion eksperti me softuer të krijuar për t'ju sjellë menaxhim më të arrirë të bojës me më shumë saktësi, tonalitet të përmirësuar dhe qartësi të kalibruar imët.
Pro Print Studio
Rregulloni cilësimet e ngjyrave, printerit, faqosjes dhe të letrës për të nxjerrë printime cilësore përmes paraqitjes në ekran të këtij moduli. Krijoni cilësime të preferuara për të përshpejtuar ciklet e punës dhe për t'i menaxhuar me lehtësi ngjyrat, duke përfshirë zgjedhjen e profilit ICC, parafaqosjen dhe parashqyrtimin.
Mësoni më shumë
Professional Print & Layout
Printimi HDR, printimi DPRAW dhe Exhibition Light Optimiser bëjnë që realizimit i printimeve tuaja të mos ketë qenë kurrë më parë kaq i lehtë, ndërsa printimi i motiveve, tekstit dhe vetënënradhitja ofrojnë opsione praktike e komode.
Cilësi galerie
Zbuloni letrën artistike të palëve të treta që mbështetet drejtpërdrejt nga profilet e printerit për të garantuar saktësinë dhe besnikërinë e rezultateve.
Fotoletër Canon
Pasja e letrës së duhur për t'u përkuar ambicieve është më se e lehtë me mundësinë e finicioneve me shkëlqim, lustër dhe mat.
Shikoji të gjithaLetër Fotografie Pro Premium Matte PM-101
Kjo letër fotografike mat e cilësisë së latë realizon finicion të lëmuar me ngjyra jashtëzakonisht të pasura.
Photo Paper Pro Platinum PT-101
Kjo letër fotografike me shkëlqim me sipërfaqe dhe performancë të pakrahasueshme është zgjedhja ideale për fotografët profesionistë dhe amatorë të avancuar.
Photo Paper Pro Luster LU-101
Kjo letër mikroporoze me shkëlqim me reliev të zmusuar vjen me veti tharjeje në çast dhe është zgjedhje fantastike për fotografët profesionistë që kërkojnë produktivitet të lartë. Duke qenë se është relativisht e ndjeshme ndaj luhatjeve të ndriçimit, kjo letër është e përshtatshme për ekspozita apo prezantime.
Premium Fine Art Smooth Paper FA-SM1
Kjo letër me bazë 100% pambuku nuk ka agjentë fluoreshentë. Letra e trashë dhe e punueshme me sipërfaqes të butë realizon një finicion të cilësisë së lartë.
Photo Paper Plus Semi-gloss SG-201
Relievi i kadifenjtë i kësaj letre gjysmëshkëlqyese u jep fotove tuaja një cilësi jashtëzakonisht të pasur.
Photo Paper Plus Glossy II PP-201
Duke përdorur të njëjtën letër bazë si te letra fotografike e haloidit të argjendit, kjo letër fotografike me reliev të trashë krijon printime fotografike me cilësi mahnitëse.
Zgjedhës printeri
Përgjigjjuni këtyre pesë pyetjeve dhe do t'ju rekomandojmë një listë të shkurtër të printerëve të duhur profesionalë për ju.
Produktet e lidhura
Mësoni më shumë rreth printerit profesional të tryezës "imagePROGRAF".
Mund të jeni të interesuar në...
Shërbimet Profesionale të Canon (CPS)
Provoni shërbimet dhe mbështetjen eksperte për pajisjen tuaj Canon.
Opsionet e shërbimit të printerëve
Gjeni pikën më të afërt të autorizuar të "Canon" të servisit dhe mbështetjes për printerët "Canon".
Zbuloni më shumë