PIXMA PRO-200
Focused on vibrant colour photo printing, versatility, and usability, PIXMA PRO-200 is the ideal choice for photo enthusiasts and aspiring photographers.
Kombinojeni printerin e serisë "Canon imagePROGRAF PRO" me "Professional Print & Layout" për performancë, ngjyra, detaje dhe tonalitet të jashtëzakonshëm. Me opsionet e avancuara të printimit, mund të printoni me të shpejtë specifikimet tuaja të sakta dhe të evidentoni punën në maksimumin e mundshëm.
Me ofertë si për "Windows", edhe për "Mac (iOS)", "Professional Print & Layout" shtohet vetiu në aplikacionet e pajtueshme fotografike gjatë instalimit të softuerit. "Print Studio Pro" mund të instalohet dhe njëherësh që të mund ta zgjidhni softuerin në varësi të nevojave tuaja.
Shfrytëzojeni në maksimum "Professional Print & Layout" me printerët e mëposhtëm profesionalë.
Focused on vibrant colour photo printing, versatility, and usability, PIXMA PRO-200 is the ideal choice for photo enthusiasts and aspiring photographers.
A desktop imagePROGRAF professional printer delivering A3+ gallery quality prints with an easy workflow for confident printing.
Riprodhoni foto mahnitëse 12-ngjyrëshe, shpejt, lehtë e besueshëm në madhësi deri në 44 in.
Prodhoni figura deri në 24 in me cilësi të jashtëzakonshme 12-ngjyrëshe, shpejtësi të jashtëzakonshme dhe qëndrueshmëri mahnitëse.
Kurseni hapësirë me këtë printer përmasash për tryeza, ideal për fotografët profesionistë dhe amatorët ambiciozë, dhe printoni në cilësi mahnitëse me një sistem 12-bojësh në madhësi deri në A2.
Për të filluar, hapeni foton (ose fotot) në "Adobe Photoshop", "Photoshop Elements" ose "Lightroom Classic". Nëse përdorni "Canon Digital Photo Professional", thjesht zgjidhni figurat nga dosja e tyre. Mund të hapet dhe si softuer më vete.
Hapini cilësimet bazë, si p.sh. zgjedhjen e printerëve, llojin e materialit, faqosjen për disa foto bashkë, madhësinë dhe cilësinë e letrës, dhe shikoni detajet duke zgjeruar secilën skedë.
Zgjidhni printim pa bordura ose hiqini bordurat me vlera numerike ose tranzicione me nivelim.
Zgjidhni profilet ICC dhe parafaqosjen e figurave për të arritur një përkim optimal mes ekranit dhe printimit përfundimtar.
Përgatituni t'ia dërgoni fotot printerit duke zgjedhur numrin e kopjeve.
Ruajini cilësimet e përdorura më shpesh, për printime të shpejta rrufe ose vendosni zgjedhjet tuaja me porosi.
Tregojeni botën siç e shikoni përmes syve me anë të figurave RAW. Funksioni "HDR Print" i "Professional Print & Layout" shfrytëzon diapazonin e gjerë dhe dinamik të fotove RAW, duke e shprehur më saktë informacionin për foto që i qëndrojnë më besnike realitetit. Fotoprocesimi i zgjeruar i softuerit punon më së miri me "Adobe RGB" për të realizuar foto që tejkalojnë çdo softuer tjetër fotoprocesues.
Shtojuni thellësi e relievizim fotove me anë të "DPRAW Print". Duke përdorur informacionin e fokusit nga fotot RAW të ruajtura në format DPRAW*, "Professional Print & Layout" mund të rikuperojë qartësinë për foto më të gjalla me ekspresivitet që bie në sy. Pikselët me fokusimin e duhur marrin definicion më të lartë ndërsa pikselët pa fokusimin e duhur nuk marrin theksim të mëtejshëm. Kjo garanton një tonalitet të lëmuar pa zhurmën që krijojnë rëndom filtrat e qartësimit.
* "Canon EOS 5DMKIV" dhe "Canon EOS R"
Shfrytëzojini plotësisht kapacitetet e serisë "imagePROGRAF PRO" me anë të "Use ICC Profile". Falë një dizajni të përmirësuar të profileve të printerit dhe kompensimit praktik sipas pikës së zezë, riprodhimi i ngjyrave mund të përmirësohet edhe më tej. Thjesht zgjidhni "Black Point Compensation" për të rregulluar tonin e figurës në mënyrë që pika më e errët e profilit ICC të figurës të përkojë me pikën më të errët të profilit ICC të printerit.
Moduli "Canon Print Studio Pro" mundëson lidhjen ideale të ciklit të punës mes figurës dhe produktit përfundimtar. Krijuar posaçërisht për printerët profesionalë të "Canon", ky softuer unik e bën të lehtë t'u jepni printimeve tuaja një lustër profesionale.
Printerë funksionalë e të stilizuar për shtëpi dhe gjithëpërdorimësh me rezultate cilësore.
Bëhuni produktiv me një gamë printerësh zyrash të vogla që janë shoqëruesit tuaj idealë.
Printoni, fotokopjoni, skanoni dhe dërgoni fakse pa vështirësi me katalogun tonë të gjerë të printerëve.
Gjeni të dhëna dhe informacione për të konsumueshmet për printerët e mëparshëm PIXMA Professional Photo në pjesën e produkteve tona të arkivuara.
Zgjeroni më tej gamën e letrave të suportuara nga printeri juaj profesional PIXMA për fotografi duke instaluar profile të tjera ICC.
Gjeni letrën e duhur për nevojat tuaja dhe merrni fotografi të printuara me cilësi laboratori.