Canon PIXMA PRO-1
Një printer A3 me 12 bojëra me cilësi maksimale dhe me produktivitet të nivelit tregtar.
Printeri që meritojnë imazhet tuaja
Përvoja dhe cilësi më e fundit. Krijoni printime profesionale, të shitshme me këtë printer me 12 bojra A3+ pa i dërguar imazhet tuaja në një laborator fotografik. Produktivitet i lartë dhe ndihmë për mediat siguron fitimin maksimal.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Printeri i standardit fotografik A3+
-
Sistemi novator me 12 bojra
-
Ngjyra profesionale dhe printime monokromatike
-
Shkëlqim uniform, me cilësi me Optimizuesin Kroma
-
Fotografi A3+ në më pak se 3 minuta
-
Qëndrueshmëri e jashtëzakonshme e fotografisë
-
Rezervuarë të bojës me kapacitet të lartë
-
Mbështetje e madhe për shumë lloje letrash
Veçoritë e detajuara
-
Printim i laboratorit fotografik për profesionistët
PIXMA PRO-1 prodhon printime me cilësi profesionale, të shitshme deri në A3+ me ngjyra dhe monokromatike, me nivel të lartë të produktivitetit, duke e bërë atë printerin ideal për përdorimin në studio dhe ekspozitat tregtare.
-
Sistemi novator me 12 bojra
Përjetoni cilësime profesionale të imazhit me sistemin unik me 12 bojra që zgjeron në mënyrë të konsiderueshme sferën e ngjyrës dhe paraqet Optimizuesin Kroma të ri për shkëlqim uniform të përkryer dhe të zeza të gjalla, të mprehta. Bojrat e pigmenteve të brezit të ardhshëm LUCIA përdoren për rendiment të jashtëzakonshëm të imazhit, duke lejuar që printimet të shiten ose të paraqiten me besim.
-
Printime monokromatike të shkëlqyera
Prodhoni printime të jashtëzakonshme klasike bardhë e zi me pesë bojra monokromatike të përkushtuara, që ofrojnë printime neutrale të bukura me hollësi të shkëlqyera, shkallëzim të butë të tonit dhe dendësi që të kujton printimet tradicionale të dhomave të errta.
-
Cilësi e jashtëzakonshme e imazhit
Sistemi Krijimi i Imazhit Optimal analizon ngjyrën e fotografisë dhe përllogarit me saktësi kombinimin optimal të bojrave dhe vëllimin e pikëzave të bojës, të cilat më pas vendosen më saktësi në letër nga koka E IMËT e printimit, për të arritur cilësinë e printimit kaq realiste sa që pothuajse kërcen nga faqja.
-
Produktiviteti në një shkallë tregtare
Një fotografi me cilësi galerie A3+ do të prodhohet në afërsisht 2 minuta 55 sekonda dhe rezervuarët e bojës me vëllim të lartë sigurojnë periudha më të gjata pune ndërmjet ndryshimeve të bojës. Kontrolli në kohë reale i vëllimit të pikëzave stabilizon ngjyrën e printuar dhe dëndësinë e bojës, duke siguruar prodhim të vazhdueshëm nga printimi në printim. Lidhja me ethernet siguron se PIXMA PRO-1 mund të ndahet me lehtësi.
-
Ndihmë fleksibile për mediat
PIXMA PRO-1 lejon përdorimin e llojeve të ndryshme të mediave të Canon dhe palëve të treta nga 10x15cm në A3+ dhe ka një vend të përkushtuar të futjes manuale për mediat 356mm (14”) të gjëra dhe më të trasha. Pavarësisht nëse jeni duke përdorur media me shkëlqim, gjysmë-shkëlqim, mat ose të arteve figurative, mund të keni besim se rezultati do t'i jap hir çdo galerie
-
Rrjedhë pune efikase dhe kontroll profesional i ngjyrave
Shtesa e printimit Print Studio Pro punon pa probleme me familjen Adobe Photoshop® dhe Canon Digital Photo Professional dhe ju lejon të printoni imazhe të shumta me të gjitha cilësimet e printimit në një vend. Me Korrigjimin e dritës së ambientit mund të rregulloni automatikisht ngjyrat e printimit në llojin e dritës në të ciën do të paraqitet printimit. Programi kompjuterik Vegla e Administrimit të Ngjyrës Pro ju lejon të krijoni profile të personalizuar të ICC duke përdorur vegla të administrimit të ngjyrës X-Rite (përfshirë ColorMunki) për të siguruar cilësinë e optimizuar të prodhimit.
Specifikimet
-
Pikëza mikroskopike të bojës për printimin e saktë
-
Printim i fotografive me rezolucion të lartë
-
Kokë e printimit të shkëlqyer me cilësi të laboratorit fotografik
-
Ndryshoni vetëm bojën që mbarohet
-
Boje me pigmente me jetëgjatësi të lartë
-
Optimizuesi Chroma
-
Printime deri në A3+ dhe 35cm gjerësi
-
Përdorni dhe ndani përmes rrjetit
-
Printo plug-in për software foto
-
Printoni drejtpërdrejt në disk
-
Printim direkt nga kamera