Fotoletër Canon

Gjeni letrën e duhur për printerë me bojë "Canon", qoftë nëse po krijoni printime profesionale studioje për shfaqje në ekspozitën tuaj, apo për të argëtuar fëmijët me projekte krijuese.
Një pamje nga lart e një printeri dhe kamere në një tryezë rrethuar nga foto madhësish të ndryshme të përhapura mbi tryezë.

Gjeni letrën e duhur nga Canon për nevojat tuaja

Gama jonë e letrave është e pajtueshme me printerët tanë të serive PIXMA, PIXMA PRO, MAXIFY dhe imagePROGRAF PRO.* Ne kemi fotoletër cilësie të lartë me shkëlqim, gjysmëshkëlqim, pa shkëlqim dhe me lustër në madhësi A2, A3+, A3, A4 dhe kartoline.*

Artet e bukura

Krijuar duke pasur në mendje profesionistët dhe amatorët, këto letra premium ofrojnë rezultate me cilësi galerie në çdo kohë.
Disa imazhe formati të madh të varura në një mur të errët.

Printoni artin tuaj

Pasja e letrës së duhur për t'u përkuar ambicieve është më se e lehtë me mundësinë e finicioneve me shkëlqim, lustër dhe mat.

Premium Fine Art Rough

Një letër cilësore e ashpër për arte të bukura, për shprehjen e thellësisë së imazhit dhe për shtimin e një ndjesie trepërmasore.

Letër profesionale me lustër LU-101

Realizoni printime fotografike me ngjyra të gjalla dhe njëngjyrëshe mahnitëse me "Photo Paper Pro Luster", një letër fotografike profesionale dhe peshëlehtë me finicion fotostudioje që mund ta krijoni në shtëpi.

Pro Platinum PT-101

Një letër fotografike me finicion profesional fotostudioje që ofron cilësi të jashtëzakonshme dhe qëndrueshmëri ndaj zbehjes. Me riprodhimin e gjerë të ngjyrës, kjo letër fotografie me shkëlqim me peshë të madhe shtrin potencialin kreativ të fotografëve.

Pro Premium Matte

Ideale për foto një- dhe shumëngjyrëshe, si dhe për riprodhime artistike, kjo letër e lëmuar me tone të ngrohta të bardha është e përsosur për printime të shprehura më së miri pa shkëlqim reflektiv.

Premium Fine Art Smooth

Një letër artistike profesionale cilësie të lartë për arte të bukura që ofron figura dendurie superiore të ngjyrës së zezë, tonalitet të saktë në zonat e errëta dhe një spektër të gjerë të ngjyrave.

Cilësi galerie

Zbuloni letrën artistike të palëve të treta që mbështetet drejtpërdrejt nga profilet e printerit për të garantuar saktësinë dhe besnikërinë e rezultateve.

Canson® Infinity

Ideale për artistë dhe fotografë që dëshirojnë të kenë cilësi premium dhe larmi letrash të arteve të bukura.

Hahnemühle

Zbuloni dhe zgjidhni cilësinë e letrës që u përshtatet më së miri nevojave të fotografëve dhe artistëve.

Profile ICC që përdoren në një ekran kompjuteri.

Profile ICC

Instaloni profile të tjera ICC dhe zgjeroni gamën e fotoletrave të mbështetura nga fotoprinteri juaj profesional "Canon" dhe jepuni fotove tuaja përfundimtare një finicion prej eksperti.

Fotografi në shtëpi

Çlironi potencialin e plotë të printerit tuaj dhe provoni printimin e shpejtë fotografik, cilësie fotostudioje, në shtëpinë tuaj.
Një printer Canon duke printuar një imazh me ngjyra, imazhet e tjera të përhapura nëpër tavolinë përpara tij.

Printoni kujtimet tuaja

Zgjidhni letër me shkëlqim, gjysmëshkëlqim ose mat për të rikrijuar foto e pushimeve ose të familjes në ngjyra të gjalla.

Canon Plus Semi-gloss SG-201

Kjo letër me finicion sateni vjen me me reliev letre të vërtetë fotografike. Si letër e cilësisë së lartë realizon fotografi të shndritshme me shkëlqim të pakësuar, për një finicion më të butë.

Shkëlqim përdorimi të përditshëm

Ideale për printimet e përditshme me cilësi fotostudioje, kjo letër është e përsosur për printimin e fotove të pushimeve me një finicion të lustruar në shtëpi.

Letër Fotografike Mat MP-101

"Matte Photo Paper" realizon foto të cilësisë së lartë, grafikë e tekst me finicion mat. Është gjithashtu e përshtatshme për përdorime krijuese, si p.sh. kartolina urimesh, ekspozime dhe punëdore.

Plus Glossy II PP-201

Letra fotografike ideale për rezultate cilësie superiore me finicion me shkëlqim. Siguron finicionin ideal për fotot dixhitale dhe të gjitha riprintimet tuaja.

Projekte kreative

Letra krijuese nga Canon e shpie krijimtarinë tuaj në drejtime të reja.
Një printer Canon që printon një imazh të një familjeje. Foto dhe printime të tjera të përhapura në tavolinë me një ekran telefoni që tregon imazhin e printuar dhe duar që punojnë në një banderolë me shkronja shumëngjyrëshe që formojnë fjalën "happy".

Printoni argëtimin tuaj

Zgjidhni nga fotomagnetë, stampa për bluza dhe paraqitje biznesi në letër deri te letra pa shkëlqim ideale për kartolina, kalendarë dhe punëdore fantastike në 3D.

Photo Cube

Kutia e kujtimeve është ideale për të ruajtur fotot tuaja të preferuara katrore

Fotoletër magnetike

Krijoni aksesorë me printerin tuaj inkjet të zyrës në shtëpi me Letrën fotografike magnetike Canon MG-101 dhe realizoni prezantimet tuaja fotografike krijuese dhe interaktive.

Letër Fotografike Mat MP-101

"Matte Photo Paper" realizon foto të cilësisë së lartë, grafikë e tekst me finicion mat. Është gjithashtu e përshtatshme për përdorime krijuese, si p.sh. kartolina urimesh, ekspozime dhe punëdore.

Letër dyanëshe mat "Canon MP-101D"

Bëjini idetë tuaja realitet me këtë material fleksibël. Ideale për amatorët dhe profesionistët e punimeve me dorë, kjo është zgjidhja më e përshtatshme për krijimet tuaja të kartave të urimeve, fragmentet për fletore ose projektet e punëdores nga "Creative Park".

Letër me rezolucion të lartë

Kjo letër me veshje është krijuar për të prodhuar ngjyra të shkëlqyera dhe imazhe të mprehtë, të gjallë. Ideal për printimin e dokumenteve, tabelave dhe prezantimeve me cilësi të lartë që përmbajnë fotografi dhe grafikë.

Një paketim letre fisheku boje me madhësi dhe ngjyra të ndryshme fisheku qëndron në një raft.

Kutitë e bojës PIXMA

Krijoni printime fotografike mbresëlënëse dhe me jetëgjatësi përmes printerit tuaj PIXMA me bojëra origjinale nga Canon.

Artikujt e lidhur

Në printim: çfarë letre përdorin profesionistët?

Nëse po përgatiteni për një ekspozitë ose duke krijuar një libër me tirazh të kufizuar, cilësia e printimit është primare. Fotografi i peziazheve, Antonio Gaudencio, flet për zgjedhjet e tij.

Pyetje të shpeshta për printerin, bojën dhe letrën

Eksperti i Canon, Suhaib Hussain, u përgjigjet pyetjeve të zakonshme për teknologjinë, bojën dhe letrën e printerëve.

Printoni listat, planet dhe qëllimet

Bëhuni krijues me një printer Canon PIXMA dhe qëndroni të organizuar dhe të vëmendshëm gjatë gjithë vitit.

How to pick the right paper for your fine art prints

Want exhibition-level fine art prints but not sure which paper to choose? A Canon Ambassador and two experts share their advice.