Termat dhe kushtet e promovimit të Canon Kthimi në shkollë

1. PRODUKTET PROMOVUESE, PERIUDHA PROMOVUESE DHE PJESËMARRËSIT

1.1. Ky promovim vlen vetëm për blerjet e produkteve të radhitura më poshtë/të bashkangjitura (“Produktet promovuese”) brenda Shqipërisë nga partnerët e autorizuar në periudhën prej 15.08.2022 deri më 30.09.2022 (“Periudha promovuese”).
1.2. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës 18 vjeç e lart dhe duhet të jenë rezidentë të Zonës Ekonomike Evropiane ose të Zvicrës (ZEE) (“Pjesëmarrës”)
1.3. Konsiderohet se të gjithë Pjesëmarrësit janë dakorduar të lidhen me këto rregulla dhe kushte.
1.4. Të gjitha produktet duhet të jenë blerë në Shqipëri dhe duhet të jenë furnizuar dhe shpërndarë te shitësit me pakicë nga Canon CEE GmbH (“Canon”) ose nga kompanitë e grupit të vendosura në ZEE. Ju lutemi verifikoni me shitësin tuaj me pakicë nëse është kështu për të mos u zhgënjyer. Dyqanet online duhet të kenë një adresë të regjistruar/adresë postare në Shqipëri.
1.5. Të gjitha produktet promovuese duhet të jenë produkte të reja dhe origjinale të Canon. Blerjet e produkteve të përdorura, të riparuara ose të rregulluara, ose produktet që janë të falsifikuara ose që cënojnë të drejtat e pronës intelektuale të grupit të kompanive Canon në çfarëdo mënyre (për shembull, duke përfshirë por jo vetëm produktet paralele ose “gri”) nuk do të kualifikohen për këtë promovim. Për të mësuar më shumë rreth produkteve paralele vizitoni http://www.canon.com.al/ backtoschool.

2. SI TË MERRNI PJESË

1.1. Për të hyrë në promovim, Pjesëmarrësi duhet të blejë një Produkt Promovues në Shqipëri, nga partnerë të autorizuar gjatë Periudhës Promovuese.
2.1. Zbritja promovuese bazohet në blerjen e një prej produkteve promovuese.
1.1. Produktet Promovuese janë të disponueshme deri sa të mbarojnë stoqet. Canon nuk do të mbajë përgjegjësi për dështimin e shitësve me pakicë që të përmbushin porositë e Produkteve Promotive gjatë Periudhës Promovuese.
2.2. Mund të bëhet vetëm një kërkesë për Produkt Promovues të blerë.
2.3. Ky promovim nuk mund të përdoret në lidhje me asnjë promovim tjetër.

3. KTHIMI I PARAVE

3.1. Pjesëmarrësit do të marrin Kthim parash në shumën e treguar për blerjet e Produkteve Promovuese.
3.2. Nëse jeni i regjistruar në sistemin e TVSH-së në Shqipëri dhe merrni kthim parash, kjo mund të zbresë vlerën e tatueshme të blerjes suaj, dhe prandaj mund t’ju duhet që ta zbritni vlerën e tatimit.

4. PROMOVUESI

4.1. Promovuesi është Canon CEE GmbH, Oberlaaer Straße 233, 1100 Vienna, Austria.

5. MOHIMET

5.1. Deri në shkallën maksimale të lejuar me ligj, Canon nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë humbje, dëmtim ose lëndim të çfarëdo natyre, të shkaktuar të pësuar nga ndonjë Pjesëmarrës në këtë promovim. Sidoqoftë, asgjë në këto rregulla nuk do të ketë efektin e përjashtimit ose kufizimit të përgjegjësisë së Canon për lëndimet ose vdekjet e shkaktuara nga pakujdesia e vërtetuar e punonjësve ose kontraktorëve të Canon.
5.2. Canon mban të drejtën për të anuluar, plotësuar dhe/ose ndryshuar këtë promovim në çdo kohë pa marrë asnjë përgjegjësi
5.3. Canon mban të drejtën për të kontrolluar çdo kërkesë për të siguruar përputhshmëri me këto rregulla dhe kushte dhe për të kërkuar informacion shtesë dhe dokumente mbështetëse. Canon mban të drejtën për të përjashtuar kërkesat dhe/ose Pjesëmarrësit nëse dyshon se promovimi po abuzohet në ndonjë mënyrë. Vendimet e Canon në lidhje me promovimin janë përfundimtare dhe nuk do të hyjnë në asnjë korrespondencë.

6. LIGJI DHE JURIDIKSIONI

Këto Rregulla dhe Kushte dhe çdo mosmarrëveshje që lind nga ose në lidhje me to do të rregullohet dhe interpretohet në përputhje me ligjet e Austrisë dhe do t’i nënshtrohet juridiksionit joekskluziv të gjykatave të Vienës.

Lista e plotë e produkteve që janë të përfshira

Produkti Shuma e zbritjes
TS3150 900 Lekë
TS3450 1.170 Lekë
TS5150 1.170 Lekë
TS5350 1.170 Lekë
TR4550 900 Lekë
MG3650BK 900 Lekë
G3415 1.750 Lekë
G3411 1.750 Lekë
G2420 1.170 Lekë
G2415 1.170 Lekë
G2411 1.170 Lekë
G3420 1.750 Lekë
MG2550 900 Lekë
TS3350 1.170 Lekë
TS3451 1.170 Lekë

Partnerët pjesëmarrës: