PROMOVUESI DHE PJESËMARRËSIT
1. Promovues është Canon CEE GmbH, Oberlaaer Straße 233, 1100 Vienna, Austria (“Promovuesi”).
2. Të gjithë aplikantët (“Pjesëmarrësit”) duhet të jenë Shqipëria banorë të moshës 18 vjeç e lart.
3. Punonjësit e Promovuesit, kompanitë filiale, familjet e tyre, agjentët dhe palët tjera të përfshira drejtpërdrejt në këtë promovim dhe sponsorizim nuk kanë të drejtë të aplikojnë.
4. Me blerjen e produktit përkatës të Canon në kuadër të këtij promovimi, konsiderohet se të gjithë pjesëmarrësit janë dakorduar të pranojnë këto kushte dhe terma, përveç nëse njoftohet ndryshe me shkrim.
5. Ky promovim është i disponueshëm vetëm për blerjet e bëra për ndonjë nga produktet e dhëna më poshtë (“Produktet promovuese”) në kuadër të Shqipëria nga Shqipëria shitësit e dhënë më poshtë në periudhën prej 11.9.2023 dhe 15.10.2023.
Lista e shitësve që marrin pjesë në promovim:
- Zgatar
- Videomobile
- Neptun
6. Promovimi vlen deri sa zgjasin stoqet;
7. Promovimi në ofertë nuk është i transferueshëm dhe nuk do të zëvendësohet me asnjë alternativë me para në dorë ose kredi.
MOHIMI I PËRGJEGJËSISË
8. Promovuesi rezervon të drejtën të skualifikojë aplikimet e paplota ose të palexueshme ose që nuk plotësojnë kërkesat e mësipërme.
9. Canon rezervon të drejtën të refuzojë të respektojë produktin e këtij promovimi nëse konsideron se ka pasur keqpërdorim ose shkelje të kushteve dhe termave të këtij konkursi.
10. Promovuesi nuk do të mbajë përgjegjësi për çfarëdo humbje, dëmtim ose lëndim të çfarëdo natyre të shkaktuar nga çdo pjesëmarrës në kuadër të këtij promovimi. Megjithkëtë, asgjë nga këto rregulla nuk do të ketë efektin e përjashtimit ose kufizimit të përgjegjësisë së Promovuesit për lëndim personal ose vdekje të shkaktuar nga neglizhenca e provuar e punonjësve ose kontraktorëve të tij.
11. Në rast të mosmarrëveshjes lidhur me interpretimin ose implementimin e rregullave për çdo çështje që lidhet me konkursin, vendimi i Drejtorëve të Promovuesit është vendimtar dhe asnjë korrespndencë nuk do të bëhet.
12. Këto rregulla dhe kushte dhe të gjitha mosmarrëveshjet që lindin nga ose në lidhje me to do të rregullohen në përputhje me ligjet e Austrisë dhe do t’i nënshtrohen juridiksionit jo-ekskluziv të gjykatave të Austrisë.
Produktet promovuese