Rregullat dhe Kushtet për përdorimin e Logove Canon

Ju lutem lexojeni këtë dokument para se të përdorni logon Canon, çdo logo produkti dhe logot e disponeshme për shkarkim në këtë faqe interneti ('Logot Canon'). Duke përdorur Logot Canon, ju pranoni se jeni dakord me rregullat dhe kushtet e mëposhtme. Këto rregulla dhe kushte mund të përditësohen nga Canon herë pas here duke i postuar rregullat dhe kushtet e përditësuara pa njoftim paraprak të veçantë për ju.

Pranimi
Këto janë rregullat dhe kushtet midis jush dhe Canon Europa N.V., duke patur vendin e tij të biznesit në 59-61 Bovenkerkerweg, 1185XB Amstelveen, në Hollandë ("Canon") në lidhje me përdorimin e Logove Canon të disponueshme për shkarkim në këtë faqe interneti.

Përdorimi
Canon ju autorizon juve (individ ose kompani), si gazetar, kompani shtypi ose anëtar i shtypit që të shkarkoni dhe përdorni secilën prej Logove Canon në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe në Internet vetëm për qëllime shtypi, përfshirë në mediat e mëposhtme:

a) botime të shtypura (përfshirë faqet e para të revistave)
b) TV
c) media online
d) gazeta

  • Brenda qëllimit të përdorimit të lejuar, Logot Canon nuk duhet të ndryshohen ose modifikohen në asnjë mënyrë. Logot Canon duhet të tregohen gjithmonë në mënyrën e duhur dhe në përputhje me direktivat e dhëna

  • Logot Canon nuk duhet të përdoren për asnjë qëllim tregtie, përfshirë por jo vetëm promovimet tregtare, materialet e pikave të shitjeve, postera, billborde ose qëllime të tjera tregtare

  • Logot Canon nuk duhet të përdoren në një mënyrë që ulin vlerën e tyre, që e vendosin Canon ose filialet e tij në një pozicion diskreditimi ose shkaktojnë konfuzion në marrëdhëniet midis jush, kompanisë tuaj Canon dhe/ose grupit Canon të kompanive. Nëse Canon e konsideron se ndonjë prej Logove Canon po përdoret në një mënyrë të tillë, do të ndërprisni menjëherë përdorimin e Logove Canon në mënyrën e caktuar sipas kërkesës

Ju e dini dhe pranoni se nuk keni të drejtë, autoritet ose interes në Logot Canon përveç atyre të shprehura në këto rregulla dhe kushte, dhe gjithë këto të drejta, autoritete ose interesa në Logot Canon do të zotërohen në mënyrë ekskluzive nga Canon dhe/ose grupi Canon i kompanive. Ju e dini dhe pranoni më tej se asgjë në këto rregulla dhe kushte nuk do të interpretohet si caktim ose pranim për asnjë të drejtë, autoritet ose interes për Logot Canon ose për asnjë të drejtë autori, markë tregtare ose projekt industrial të Canon ose grupit Canon të kompanive të ruajtur për të drejtat e kufizuara nën këto rregulla dhe kushte. Canon dhe çdo grup Canon i kompanive dhe zyrtarët, drejtorët, punonjësit, aksionerët ose agjentët e ndonjë prej tyre, përjashtojnë deri në shkallën maksimale të lejuar nga ligji, të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë për çdo shumë ose lloj humbjeje ose dëmtim që mund t'ju shkaktohet juve ose një pale të tretë, (përfshirë pa kufizim, çdo humbje direkte, indirekte, ndëshkuese ose me pasoja ose dëmtim apo humbje të përfitimeve, të ardhurave, miratimit, të dhënave, kontratave përdorimit të parave ose humbjeve apo dëmtimeve) që ndodhin nga ose të lidhura në ndonjë mënyrë me shkarkimin dhe/ose përdorimin, paaftësinë për të shkarkuar dhe/ose përdorimin ose rezultatet e shkarkimit dhe/ose përdorimit të Logove Canon. Kjo nuk do të ndikojë në të drejtat tuaja të njohura me ligj dhe në asnjë përgjegjësi, dëm ose kompensim që nuk mund të përjashtohet nën ligjin në fuqi.

Ndërprerja
Canon rezervon të drejtën t'ju kërkojë të ndaloni menjëherë çdo përdorim të Logove të Canon nëse nuk respektoni këto Kushte të përgjithshme ose për çdo arsye tjetër. Pas një kërkese të tillë, ju duhet të ndaloni menjëherë përdorimin e Logove Canon dhe të shkatërroni menjëherë të gjitha kopjet e pa-publikuara të Logove Canon.

Të përgjithshme
Formulimi, vlefshmëria dhe interpretimi i këtyre kushteve të përgjithshme do të rregullohen nga Ligji holandez, dhe Canon dhe ju pranoni të jeni objekt i juridiksionit jo-ekskluziv të gjykatave të Amsterdamit.

Dështimi nga Canon për të ushtruar ose përforcuar çdo të drejtë ose masë të këtyre Rregullave dhe Kushteve nuk do të përbëjë një heqje dorë nga këto të drejta ose masa dhe nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në të drejtën e tij për t'i përforcuar ose ushtruar ato më vonë.

Nëse ndonjë masë në këto Rregulla dhe Kushte gjendet e pavlefshme nga një gjykatë me juridiksion kompetent, palët pranojnë se ajo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë ose përforcimin e çdo rregulli ose të drejte tjetër e cila do të vazhdojë të jetë në fuqi të plotë dhe në efekt përveç çdo mase tjetër të pavlefshme ose të padetyrueshme ose pjesë të kësaj..

Nëse keni ndonjë pyetje ju lutem kontaktoni me Zyrën e Canon për Marrëdhëniet me Publikun.