Canon Stereo Microphone DM-E100
Kalojini filmat në një nivel krejt të ri falë mikrofonit të vogël dhe praktik që ofron zë stereo dhe zhurmë të ulët.
Mikrofon i vogël – zë i madh
Shtojuni filmave tuaj zë stereo me qartësi kristal duke përdorur këtë mikrofon peshëlehtë e të cilësisë së lartë që lidhet drejtpërdrejt në kamerat e përputhshme të "Canon".*
* Kontrolloni kamerën tuaj për përputhshmëri.
Kamera dhe objektivi shiten veçmas.
Regjistroni zë qartësie kristal me zhurmë të reduktuar
Falë modelit me kondensator elektreti duke ofruar zë stereo njëdrejtimësh 120º me ndjeshmëri deri në -40 dB, audion cilësore mund ta arrini me lehtësi.
Përdorim i lehtë me lidhje të menjëhershme
Me energjinë që merret direkt nga foleja 3,5 mm e zërit, mikrofoni nuk ka nevojë për bateri dhe është gjithnjë gati kur ndizet kamera.
Modelim peshëlehtë, përmasash xhepi
Me vetëm 64 g peshë dhe jo më i madh se pëllëmba e dorës, mikrofoni thuajse nuk i shton fare peshë kamerës suaj dhe zë vend lehtësisht në xhepin apo çantën e kamerës suaj.
Regjistrime zëri pa kokëçarje
Mikrofoni është modeluar për t'ju mundësuar mënyrën më të lehtë në arritjen e regjistrimeve të cilësisë së lartë, me një mbërthyese të sigurt me kapëse aktive që e fikson mikrofonin në kamerë.
Punon me kamerat e përputhshme të "Canon"
Mikrofoni punon me modelet EOS 200D, 250D, 800D, 77D, 80D, 90D, M50, M6 Mark II, si dhe me PowerShot G7 X Mark III. Kontrolloni nëse kamera juaj është e përputhshme.
Specifikimet kryesore
Modelim me kondensator stereo elektreti
Rrymë në fole (ofruar nga kamera)
Mbërthyese me kapëse aktive, me unazë fiksimi
Mbrojtëse ere
e tipi me push
Diapazoni i frekuencës zanore 100 Hz deri në 10 kHz
Stereo njëdrejtimëshe 120-gradëshe
Kompakte dhe me peshë të lehtë
Lidhje foleje zëri 3,5 mm
Çfarë ka në kuti
Gjithçka që ju duhet për regjistrim zanor të cilësisë së lartë në lëvizje.
Stereo Microphone DM-E100
Mbrojtëse ere për "Stereo Microphone DM-E100"
Manuali i udhëzimeve
Fleta e garancisë