Canon UHD DIGISUPER 122AF (UJ122x8.2B AF)
Objektivi ynë kryesor për transmetime në 4K me optikë cilësie premium, rreze zmadhimi 122x plus 2x Extender i integruar, fotostabilizimi i avancuar dhe vetëfokusim për optimumin në mprehtësinë e filmimimeve.
Rreze e pabesueshme. Fokusim i pabesueshëm. Cilësi e pabesueshme 4K.
Një objektiv transmetimi në 4K që shfrytëzon të gjithë fuqinë e zmadhimit tonë më të fuqishëm 122x me një 2x Extender për rreze të mëtjeshme dhe vetëfokusim të integruar me fotostabilizim të avnacuar për precizion dhe mprehtësi të jashtëzakonshme.
Shikoni specifikimet e plotaImazh me cilësi premium në 4K
Teknologji e avancuar optike dhe një përdorim i bollshëm i fluoritit dhe i qelqit UD minimizojnë aberracionin optik, hijezimin dhe vezullimin, si dhe ofrojnë cilësi optike premium 4K HDR në të gjithë rrezen e zmadhimit.
Zmadhim 122x (8.2-1000mm) plus 2x Extender
Falë zmadhimit 122x objektivi mund të përdoret në një larmi të gjerë rastesh transmetimi. Për më tej, 2x Extender i integruar mundëson rreze edhe më të gjatë, falë një gjatësie të pabesueshme fokale prej 2000mm.
Teknologji e integruar vetëfokusimi
UHD DIGISUPER 122AF (UJ122X8.2B AF) përdor teknologjinë e vetëfokusimit për fokusim preciz që është bërë edhe më i rëndësishëm për produksionet në 4K. Vetëfokusimi mund të personalizohet për shpejtësi fokusimi, zonën e fokusit e kështu me radhë, për t'iu përgjigjur kërkesave të sakta për fokusin për çfarëdo skenari shkrepjeje.
Fotostabilizim i avancuar
Një sistem fotostabilizimi të avancuar që kompenson me efikasitet për një frekuencë të gjerë dridhjesh është veçanërisht thelbësor për ruajtjen e një performance premium në 4K gjatë shkrepjes në gjatësi fokale telefoto.
Mbështetje e plotë për sistemet virtuale
Së bashku me konektorin me 20 kunja të UHD DIGISUPER 122AF (UJ122X8.2B AF), enkoduesi i vlerës absolute 16-bitëshe do të nxjerrë metadata të sakta të objektivit që janë të pajuteshme me sisteme produksioni virtual që përdoren në sektorin e transmetimeve.
Përputhet me modelin e ri FDJ-S31 / 41 Focus Demand
FDJ-S31 / 41 është një kontrollor i ri fokusi i projektuar për objektivat Auto Focus UHD dhe HD Box nga Canon. Me një sërë opsionesh kontrolli AF që i mundësojnë përdoruesit të kalojë me lehtësi mes AF dhe fokusit manual, si dhe të konfigurojë në detaj cilësime si madhësia e AF Frame dhe shpejtësia e fokusit. FDJ-S31 / 41 ofron gjithashtu tri modalitete fokusimi: FAR, NEAR dhe STANDARD Mode, të cilat rregullojnë kurbën e reagimit të fokusit sipas kontrollit.
Specifikimet
-
Rendiment optik premium në 4K
-
Zmadhim 122x (8.2-1000mm rreze gjatësie fokale)
-
Teknologji e avancuar vetëfokusimi
-
2x Extender i integruar
-
Fotostabilizim integral
-
Pajtueshmëri me sisteme virtuale
-
Kërkesë për fokus të projektuar rishtas
Çfarë ka në kuti
-
UHD DIGISUPER 122AF (UJ122X8.2B AF)
-
Kapak
-
Kapaku i pluhurave
-
Kapaku i konektorit
Produktet e lidhura
-
UHD DIGISUPER 122 (UJ122x8.2B)
Teknologji progresive në objektivat për studio dhe terren, për çdo ambient transmetimi.
- Të gjitha të dhënat mbështeten në metodat e testimit standard të Canon me përjashtim ku tregohet. Mund të ndryshohet pa paralajmërim.