Canon TS-E 90mm f/2.8

Një lente mesatare telefoto me anim-zhvendosje me kontrollin mbi thellësinë e fushës, këndështrimin dhe fokusin.

Përfitimet

  • Lentë me pjerrësi dhe zhvendosje 90mm

  • Lentë telefoto me kontroll imazhi

  • Pjerrësi ± 8° dhe zhvendosje ±11 mm

  • Përmasa e filtrit 58mm

  • Element i parmë jo-rrotullues

Veçoritë e detajuara

  • Ndërtimi i lentës

    E pajisur me gjashtë elementë në pesë grupe, sistemi optik i tipit Gausian arrin performancë të jashtëzakonshme imazhi dhe turbullim sfondi me pamje natyrale. Fokusimi është i mundur deri në 0.5m. Lenta është e përshtatshme për një sërë subjektesh, nga fotografia e palëvizshme në punët e portreteve dhe peisazheve. Duke përdorur pjerrësinë e kundërt për të manipuluar thellësinë e fushës ajo i lejon fotografët të arrijnë imazhe unike, të paarritshme me lente normale.

  • Interval i gjerë lëvizjeje

    Duke ofruar pjerrësi ±8°, zhvendosje ±11mm dhe ±90° rrotullim, TS-E 90m f/2,8 ofron kontroll mbi thellësinë e fushës dhe perspektivën. Mekanizmi pjerrësi dhe zhvendosje është gjithashtu i pajisur me kyçje që të sigurojë shmangien e lëvizjeve të padëshiruara.

  • Veshja Super Spectra

    Veshjet Super Spectra sigurojnë ekuilibër të saktë të ngjyrës dhe përmirësojnë kontrastin. Ato gjithashtu zvogëlojnë hijet dhe shkëlqimin – një problem i zakonshëm i shkaktuar nga drita që rikthehet nga një sensor i kamerës.

Lens Guru Mobile App

Mësoni bazat e fotografisë dhe zbuloni se si lentet ndryshuese mund të bëjnë ndryshimin në fotografitë tuaja.

Canon Camera

Objektiva këndgjerë

Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.