Canon TS-E 24mm f/3.5L II
Për pamje të gjera realiste plot me thellësi
Lentja me performancë të lartë, me kënd të gjerë me interval të jashtëzakonshëm pjerrësie dhe zhvendosje.
TS-E 24 mm f/3,5L II është përpunuar të japë cilvsi imazhi të shkëlqyer deri në skaj të imazhit. Rrotullimi i pavarur i mekanizmave pjerrësi dhe zhvendosje lejon liri krijuese.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Lente 24mm me Pjerrësi dhe zhvendosje
-
Shtrembërim i vogël dhe rezolucion i lartë
-
Pjerrësi ± 8,5° dhe Zhvendosje ±12 mm
-
Rrotullim i pavarur në Pjerrësi dhe Zhvendosje
-
Elemente lentesh asferike dhe UD
-
Strukturë nën gjatësi vale dhe veshje super spektër
-
Apertura rrethore
Veçoritë e detajuara
-
Shtrin mundësitë për fotografinë Pjerrësi dhe zhvendosje
Në sajë të sistemit unik të rrotullimit të Canon, TS-E 24 mm f/3.5L II lejon drejtimin e pjerrësisë dhe zhvendosjes që të rrotullohet në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Kjo lejon që pamja përpara dhe thellësia e fushës të kontrollohen veçmas - duke rritur shumë fleksibilitetin e lentes.
-
Interval më i gjerë lëvizjeje
Me një gjatësi vatrore me kënd të gjerë 24 mm dhe ±8,5° pjerrësi të disponueshme, plus ±12 mm zhvendosje dhe ±90° rrotullim edhe te mekanizmat e pjerrësisë dhe të zhvendosjes, TS-E 24 mm f/3,5L II ofron fleksibilitet të jashtëzakonshëm. TS-E 24 MM F/3.5L II gjithashtu ka bllokues në mekanizmat e pjerrësisë dhe zhvendosjes për të siguruar që lëvizjet e padëshiruara të shmangen.
-
Elemente lentesh me saktësi të lartë
Për të arritur rezolucion të menjëhershëm të shkëlqyer dhe shtrembërim të vogël, përdoret një lente asferike e mbushr me xham me saktësi të lartë e diametër të madh. Për të minimizuar shmangien kromatike të zakonshme te pozimi me kënd të gjerë përdoren elementet UD. Këto veçori e bëjnë lenten veçanërisht të përshtatshme për fotografinë e skenës dhe atë arkitekturore.
-
Veshje strukturore nën gatësinë e valës
E projektuar për fotografinë dixhitale, veshja e elementit të lentes e patentuar nga Canon ndihmon në parandalimin e hijezimit dhe flakërimit të shkaktuara nga reflektimi i brendshëm- duke ndihmuar në nxjerrjen e imazheve të mprehtë, të qartë.
-
Cilësi e fortë ndërtimi
Lentet e Canon të serisë L janë ndërtuar për të duruar përdorimin e rregullt në ambientet e testimit. Vulat e motit dhe të pluhurit sigurojnë mbrojtje shtesë dhe një kapak lenteje dhe xhep gjithashtu janë të përfshira në paketë.
-
Optikë pa plumb
Xham pa grafit i këndshëm për mjedisin është përdorur për të gjithë ndërtimin e TS-E 24mm f/3.5L II.