Canon RF 85mm F1.2L USM DS

Shkoni përtej detajit dhe kapni frymën e vërtetë të një subjekti me anë të një objektivi që ofron performancë dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme plus një veshje të posaçme optike për ta ngritur efektin "bokeh" në përmasa krejt të tjera.

Një lente e shkëlqyer për...

Portrete

Përdorni fokus të cekët dhe qartësi të jashtëzakonshme për të nxjerrë në pah detaje dhe dimensione të reja të portreteve falë teknikës së jashtëzakonshme optike, veshjeve të avancuara të objektivave dhe teknologjisë së mbërthyeses RF.

Fotografia e rrugës

Ruani posturën dhe kontrollin e rrugës falës fokusimit të shpejtë nga një motor USM i rendimentit të lartë që siguron fiksimin e objektivit te subjekti, që të mos iu humbë asnjë moment.

Ndriçimi i dobët

Vazhdoni të shkrepni edhe pasi të ketë perënduar dielli falë aperturës së shpejtë e të gjerë maksimale f/1.2 që kap çdo hollësi me qartësi fantastike të kontureve.

Fantastike për portrete

Me gjatësinë fokale prej 85 mm ky është objektivi ideal për portrete të përmirësuara, duke realizuar rezultate elegante dhe të detajuara me një perspektivë të këndshme dhe pa deformime.

Efekt i jashtëzakonshëm "bokeh" me precizion mahnitës optik

Ofron optimumin e efektit "bokeh" falë veshjes unike DS të "Canon" plus një aperturë 9-tehëshe F1.2 - objektivi është i jashtëzakonshëm në shkrepjen e fotove krijuese.

Elemente dhe veshje të avancuara për objektivin

Në objektiv përdoret optikë "Special Blue Spectrum Refractive (BR)" që pengon aberracionin e ngjyrave, ndërsa një element i përpunuar josferik dhe veshja ASC parandalojnë vezullimet dhe hijezimet.

Diferenca e shfokusim-lëmimit

Objektivi "RF 85mm F1.2L USM DS" është një objektiv unik i rendimentit të lartë me kombinim efekti të bukur e të lëmuar sfondi të shfokusuar "Bokeh" dhe me aperturë super të shpejtë për të nxjerrë portrete që ju lënë pa frymë.

Shkrepur me "RF 85mm F1.2L USM"

Gjatësia fokale prej 85 mm është ideale për portrete dhe me një aperturë maksimale jashtë fokusit, theksimet arrihen më lehtë; duken si disqe drite me definicion të mprehtë.

Shkrepur me "RF 85mm F1.2L DS USM"

E mira e efektit të DS duket më shumë në aperturat e gjera dhe reduktohet me tkurrjen e aperturës. Theksimet jashtë fokusi zbuten si disqe të buta drite dhe njihen menjëherë si karakteristikë e objektivit DS.

Qartësi me stil

Shkoni përtej detajeve dhe shkrepni atmosferën e vërtetë të një subjekti me anë të një objektivi që ofron performancë dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shikoni se si funksionon veshja DS, jo vetëm në ndriçim të ulët, me efekt optimal e të lëmuar "Bokeh" kur sfondi ka potencial krijues.

Shkrepur me "RF 85mm F1.2L USM"

Me objektivin normal "RF 85mm", vezullimet turbullohen por ruajnë ende një nivel detaji që mund të mos jetë i dëshiruar për portretet më delikate.

Shkrepur me "RF 85mm F1.2L USM DS"

Veshja DS me efektin e vet të shfokusim-lëmimit përdoret në dy elemente në pika të ndryshme brenda objektivit, duke arritur një paraqitje të shfokusuar, më të zbutur e më të lëmuar. Kjo duket sidomos këtu me pikat e dritës që çajnë përmes pemëve nga mbrapa subjektit.

Si funksionon veshja e DS

Veshja DS (shfokusim-lëmim) realizon një efekt të veçantë e të zbutur shfokusimi, ku në një kontur fillimisht i qartë në një figurë të shfokusuar turbullohet edhe më tej me lëmim të jashtëzakonshëm. "Canon" e ka arritur këtë efekt duke përdorur të njëjtat pjesë optike si të "RF 85mm F1.2L USM" si dhe duke shfrytëzuar teknologjinë e depozitimit të avullit për të kontrolluar sasinë e dritës që kalon në objektiv.

RF 85mm F1.2L USM

Me një aperturë të shpejtë F1.2, objektivi është fantastik në ndriçim të ulët duke ofruar qartësi të pabesueshme dhe shprehje krijuese me efekt të këndshëm "Bokeh" dhe pa humbje cilësie të figurës.

RF 85mm F1.2L DS USM

Veshja DS me efektin e vet të shfokusim-lëmimit përdoret në dy elemente në pika të ndryshme brenda objektivit, duke arritur një paraqitje të shfokusuar, të zbutur e të lëmuar. Por veshja sjell dhe një humbje të tejçimit të dritës, duke sjellë ndalesën T prej T2.2.

Motor i shpejtë USM dhe unazë komandimi të objektivit

Falë shpejtësisë së lartë të mbërthyeses RF, objektivi RF 85 mm F1.2L USM fiksohet me shpejtësi te subjekti ndërsa unaza e komandimit të objektivit ofron një kontroll më të lartë të parametrave.

Bëni realitet vizionin tuaj krijues

Sistemi "EOS R" trashëgon të gjitha avantazhet e sistemit EOS si dhe gamën e vet të objektivave, ofron pajtueshmëri të plotë me pjesët ekzistuese optike EF dhe EF-S me adaptorë, si dhe gamën e aksesorëve dhe të bliceve "Speedlite".

Specifikimet

  • Veshja DS

    "Defocus Smoothing" ofron një efekt të jashtëzakonshëm "bokeh"

  • Optikë BR

    Për kontroll ideal të aberracioneve

  • Elemente asferike dhe UD

    Për figura jashtëzakonisht të qarta

  • Motor USM

    Për funksionim të shtruar, të shpejtë dhe thuajse të heshtur

  • ASC (veshje "Air Sphere")

    Për të parandaluar vezullimin dhe hijezimin

  • Unazë komandimi të objektivit

    Për komandim të mëtejshëm të ISO, aperturës dhe shkrehësit

Përpara se t'i përdorni për herë të parë objektivat DS

1 In order to use this lens with the EOS R or EOS RP, a compatible version of firmware is required. Download the latest camera firmware from the Canon web site and install it on your camera.


2 Since the transmittance of the lens periphery decreases due to the DS coating, brightness of the lens at maximum aperture is about 1⅓ stops darker than f/1.2. By updating the camera to the latest firmware, exposure control in AE will be performed appropriately.

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju nevojitet për portretet të arrira krijuese

  • RF 85mm F1.2L USM DS

  • Qafore objektivi ET-89

  • Kapak objektivi E-82II

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

  • Çantë LP1424

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Në duart e profesionistëve…

Zbuloni si funksionon "RF 85mm F1.2L USM" dhe "RF 85mm F1.2L DS USM" në një larmi situatash shkrepjeje në duart e profesionistëve të "Canon".

Portretet nusërore me objektivin RF 85 mm F1.2L USM

Fotografi i dasmave dhe përfaqësuese nderi e "Canon", Félicia Sisco, flet për shkrepjen e portreteve nusërore të stilit për revistë me objektivin RF 85mm F1.2L USM.

Efekt më i arrirë "Bokeh" me "RF 85mm F1.2L USM DS"

Fotografja e dasmave, Félicia Sisco, provon objektivin e parë të portreteve të "Canon" me veshjen e shfokusim-lëmimit.

Objektivat telefoto

Me një objektiv telefoto mund t’i shkrepni sportet, natyrën dhe aktivitetet nga larg, pa e trazuar aksionin. Eksploroni objektivat telefoto të Canon dhe shikoni ku ju shpie krijimtaria.
Mësoni më shumë

Produktet e lidhura