Objektivat RF

Canon RF 70-200mm F2.8L IS USM

Shkrepeni botën me cilësi e fleksibilitet të jashtëzakonshëm me një zmadhues kompakt telefoto F2.8 që vjen me stabilizues figure me pesë hapa për të garantuar rezultate optimale në shkrepjet me dorë, fokusim deri në 0,7 m dhe vetëfokusimin më të shpejtë të derisotëm.

Modesti e bukur me fuqi të fshehta

Shikoni se si fotografi i reklamave dhe i stilit të jetesës, Matthew Joseph, zbulon objektivin e kapaciteteve të jashtëzakonshme "RF 70-200 mm" dhe mundësinë e këtij për të punuar thuajse në heshtje të plotë me saktësi revolucionare fokusimi, si në foto, ashtu edhe në video.

Objektiv fantastik për…

  • ZHANRI

    Krijues çdo ditë

    Përdorni fushëpamjen 70-200 mm të objektivit për të përmbledhur detaje të bollshme të mëtejshme dhe ambient të pasur me ngjyra e kontrast, si dhe zbuloni një mënyrë të re për shkrepjen e aksionit me stil më dinamik.

  • ZHANRI

    Sport dhe aksion

    Uluni përtokë për kënde emocionuese dhe shfrytëzoni stabilizimin e figurës me 5 nivele për t'i shkrepur detajet me besim të plotë edhe kur bien nivelet e dritës.

  • ZHANRI

    Udhëtimi dhe reportazhi

    Falë përmasave kompakte, cilësisë së jashtëzakonshme të prodhimit të serisë "L" dhe aperturës së shpejtë maksimale, mund të rrini të sigurt se ky objektiv do ta tregojë historinë tuaj me detaje e qartësi, cilado qoftë situata.

Një zmadhues profesional e praktik, përdorimi të përgjithshëm

Një objektiv thelbësor i regjur për punë, me aperturë të vazhduar F2.8 direkt përbri rrezes së gjatësisë fokale prej 70-200 mm, ky zmadhues është ideal për udhëtime, natyrën e egër, lajmet dhe sportet.

Performancë e sigurt dhe reaguese

Për herë të parë në objektivat e "Canon", motorët "Nano USM" sjellin nivele të tjera e të pabesueshme fokusimi të shpejtë, të qetë e të vazhduar, ideal për foto ose video.

Cilësi e jashtëzakonshme optike e serisë "L"

Zmadhuesi shënon një epokë të re në performancë me stabizilues 5-hapësh figure, aperturë 9-tehëshe, elemente josferike dhe "Super UD", si dhe veshje SWC dhe "Super Spectra".

Konstruksion i avancuar i serisë "L"

Ky objektiv i serisë "L" vjen me izolim atmosferik dhe veshje fluori për mbrojtje ndaj pluhurave dhe ujit, si dhe me bojë nxehtësiduruese për ta mbajtur objektivin të freskët në rrethana nxehtësie.

Bëni realitet vizionin tuaj krijues

Sistemi "EOS R" trashëgon të gjitha avantazhet e sistemit EOS si dhe gamën e vet të objektivave, ofron pajtueshmëri të plotë me pjesët ekzistuese optike EF dhe EF-S me adaptorë, si dhe gamën e aksesorëve dhe të bliceve "Speedlite".

Specifikimet

  • F 2.8

    Për efikasitet në ndriçim të ulët dhe thellësi pamjeje në shkallë të ulët

  • Stabilizuesi i imazhit me 5 ndalesa

    Qëndrueshmëri e jashtëzakonshme në nivelet më të ulëta të dritës

  • Elemente asferike dhe UD

    Për figura jashtëzakonisht të qarta

  • Motor "Dual Nano USM"

    Për funksionim vazhduar, të shtruar, të shpejtë dhe pa zhurmë

  • Kompakt dhe peshëlehtë

    I vogël dhe kursen vend, për portativitet maksimal

  • Unazë komandimi objektivi

    Për komandim të mëtejshëm të ISO, aperturës dhe shkrehësit

Pamje në këmbë e objektivit "RF 70-200mm F2.8L IS USM"

Çfarë ka në kuti

  • RF 70-200MM F2.8L IS USM

  • Qafore objektivi ET-83F (WIII)

  • Çantë objektivi 1424, e butë, me rripa

  • Kapaku i lentes E-77 II

  • Unazë montimi në stativ (WII)

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Në duart e profesionistëve...

Zbuloni se si e ka fituar "Canon" reputacionin për risitë dhe cilësinë e jashtëzakonshme të figurës, si dhe lexoni më tej se si kamerat dhe objektivët e kësaj marke përdoren me kënaqësi nga profesionistët anembanë rruzullit.

  • ARTIKULLI

    Mjeshtëria e objektivave të "Canon"

    Shkoni prapa kuintave në fabrikën e objektivave të "Canon" në Ucunomijë të Japonisë dhe shikoni arritjet inxhinierike, risitë dhe mjeshtërinë që i bëjnë kaq mbresëlënëse objektivat e serisë "L".

  • ARTIKULLI

    Fotografimi i rremtarëve

    Fotografi Matthew Joseph mbi përdorimin e objektivave "Canon f/2.8 trinity RF", që mbulojnë rreze zmadhimi ultra të gjerë, standarde dhe telefoto, për shkrepjen e aksionit.

Objektivat telefoto

Me një objektiv telefoto mund t’i shkrepni sportet, natyrën dhe aktivitetet nga larg, pa e trazuar aksionin. Eksploroni objektivat telefoto të Canon dhe shikoni ku ju shpie krijimtaria.
Mësoni më shumë

Produktet e lidhura