Canon RF 50mm F1.8 STM

Eksploroni krijimtarinë tuaj dhe zgjeroni aftësitë fotografike me këtë objektiv fiks, tejet kompakt e ekonomik, që ju ofron më shumë se sa mendonit të mundur.

Shikojeni në veprim

Shikoni videon me Ejiro Dafé, fotograf dhe regjisor profesionist, që prezanton punën e tij me objektivin RF 50mm F1.8 STM.

Realizoni fokus të mprehtë dhe krijoni impakt me sfonde jashtë fokusi

Rikrijoni pamjen kinematograike dhe shpjereni fotografinë tuaj në një nivel të ri krijimtarie duke eksperimentuar me apertura të ndryshme.

Detaje të mëtejshme

Kjo foto e shkrepur në f/8 tregon një fytyrë në fokus, si dhe duken detaje të mëtejshme në sfond.

Nxirrni në pah

Me f/4 sfondi ka zbutje të këndshme, të ngjashme me ato të objektivave standardë me zmadhim.

Impakt maksimal

Në aperturë maksimale prej f/1.8, subjekti del vërtet në pah përbri një sfondi shumë të butë.

Krijimtari me aperturë të gjerë

Krijoni pamje artistike dhe me impakt në ISO më të ulëta, falë një aperture të gjerë f/1.8 që arrin fokus të mprehtë mbi subjektin përkatës, por arrin të realizojë një sfond të bukur të turbulluar.
RF 50mm F1.8 STM ejiro dafe sample look3 wide aperture

Fokusim i mprehtë e i qetë

Teknologjia STM (Stepping Motor) fokusohet shumë shtruar dhe në heshtje thuajse të plotë, ideale për foto dhe video. Veshja Super Spectra Coating mbi elementet e objektivit garanton cilësinë.
RF 50mm F1.8 STM ejiro dafe sample look1 quiet focusing

Kompakte dhe me peshë të lehtë

Në 160g dhe 40.5mm, është një partner tejet kompakt e peshëlehtë për shkrepjet ditore me kamerat e serisë EOS R, nuk nevojitet adaptor.
RF 50mm F1.8 STM john dickins lifestyle compact and lightweight

Dizajn i mirëmenduar

Tejet me takt dhe me unazë të kombinuar fokusimi dhe komandimi për komandim intuitiv, objektivi ka një aperturë rrethore 7-fletëshe për efekt të arrirë Bokeh dhe fokusohet në 0.3m.
RF 50mm F1.8 STM - dizajn për vlerësim, stil jete

Objektiv fantastik për…

Objektivi RF 50mm F1.8 STM është një objektiv i thjeshtë, por tejet fleksibël. Qartësia e tij superiore, rendimenti fantastik në ndriçim të ulët dhe efekti mahnitës Bokeh e bëjnë ideal për shumë lloje fotografie dhe videoje.

Objektiva fantastikë për subjekte të përditshme

Mbajeni me vete çdo ditë dhe gjeni mundësi të reja fotografimi kudo që të ndodheni.

Objektiva fantastikë për portrete

Krijoni portrete me impakt falë aperturës së gjerë maksimale të këtij objektivi kompakt.

Objektiva fantastikë për krijimtari

Shikoni çfarë s’keni parë kurrë më parë dhe shprehni vizionin tuaj.

RF 50mm F1.8 STM - ejiro dafe, mostër, komp. ef, përafrim 1
RF 50mm F1.8 STM - ejiro dafe, mostër, komp. ef, përafrim 2

Afrohuni më shumë

Objektivi RF 50mm F1.8 STM fokuson deri në 30cm - një 5cm më pranë se objektivi i shumëpëlqyer EF 50mm f/1.8 STM. Pamja në të majtë është shkrepur me objektivin EF 50mm në 35cm, ndërsa ajo në të djathtë me RF 50mm F1.8 STM në 30cm.

Specifikimet

  • Motor STM

    Vetëfokusim i shtruar, i shpejtë, thuajse në heshtje

  • Aperturë e gjerë f/1.8

    Ideale për ndriçim të ulët dhe efekt Bokeh mahnitës

  • Element asferik i lentës

    Mprehtësi superiore nga qendra në skaj

  • Montimi RF

    Dizajn kompakt me performancë optimale

  • Veshje Super Spectra

    Përmirëson cilësinë e figurës dhe riprodhimin e ngjyrave

  • Krijimtari me kosto të ulët

    Perspektivë natyrale dhe ekonomike

Krahasimi

Shikoni se si krahasohet RF 50mm F1.8 STM me ekuivalentin e tij EF dhe L-series RF 50mm F1.2L

RF 50mm F1.8 STM

RF 50mm F1.8 STM

EF 50mm f/1.8 STM

EF 50mm f/1.8 STM

RF 50mm F1.2L USM

RF 50mm F1.2L USM

Montimi

MBËRTHYESE
EF
MBËRTHYESE

Hapja maksimale e diafragmës

f/1.8
f/1.8
f/1.2

Distanca minimale e fokusimit

30cm
35cm
Fokusi nga afër

Konstrukti i objektivit

6 elementë në 5 grupe
6 elementë në 5 grupe
15 elemente në 9 grupe

Qelq i posaçëm me shpërhapje të ulët

Elementi josferik PMo
-

Element UD

Element josferik

Veshje e posaçme

Veshja Super Spectra
Veshja Super Spectra
Veshje Air Sphere, veshje me fluor

Rezistenca ndaj ujit/pluhurit

Nuk mbështetet
Nuk mbështetet
Mbështetet

Thikat e aperturës

7
7
10

Fotostabilizues (efekt korrigjimi standardi CIPA)

Nuk mbështetet
Nuk mbështetet
Nuk mbështetet

Diametri i filtrit

43mm
49mm
77 mm

Diametri e gjatësia maksimale

Rreth 69.2 mm x 40.5 mm
Rreth 69.2 mm x 39.3 mm
Rreth 89.8 mm x 108.0 mm

Pesha

160 g
160 g
750 g

RF 50mm F1.8 STM - pamje anësore

Çfarë ka në kuti

Thjesht shtoni një kamerë kuadërplotë pa pasqyra EOS R dhe do të jeni gati për punë sa hap e mbyll sytë.

  • RF 50mm F1.8 STM

  • Tapë lenteje E-43

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Artikuj të ngjashëm

Këshilla krijuese për fotografinë me objektiv 50mm

Ejiro Dafé thotë se shkrepja vetëm me 50mm i ka zgjeruar krijimtarinë. Zbuloni këshillat e tij për sukses me Canon RF 50mm F1.8 STM.

Portrete në kushte të vështira ndriçimi

Portretet natën mund të jenë të vështira. Lexoni se si të përmirësoni aftësitë tuaja për portretet.

10 këshilla për fotografi më të mirë në udhëtime

10 mënyra për të shkrepur foto udhëtimi me më shumë impakt, duke përfshirë cilësimet më të mira të kamerës për foto të pushimeve dhe për të realizuar foto të pazakonta.

Dilni në rrugë: këshilla të fotografisë së rrugës

Shkrepni magjinë e përditshmërisë me këto këshilla e teknika nga fotografi i rrugës, Giuseppe

Aksesorët e lenteve

  • Kapak objektivi ES-65B

    Kapak objektivi ES-65B

    Parandaloni hyrjen e dritave të panevojshme në objektiv, duke shmangur ndikimin e vezullimeve të padëshiruara mbi foto
  • Çantë lenteje LP1014

    Çantë lenteje LP1014

    Çantë e butë mbrojtëse për objektivat e zgjedhur EF.
  • Filtër mbrojtës objektivi 43mm

    Filtër mbrojtës objektivi 43mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për objektiva me filetim filtri 43mm.

Produktet e lidhura