Canon RF 400mm F2.8L IS USM

Një objektiv supertelefoto rendimenti të lartë me portativitet, rendimet dhe cilësi imazhi të klasit të parë. Ideal për fotografinë sportive, të aksionit dhe natyrës së egër, kur ju duhet të ruani distancën.

Cilësi e jashtëzakonshme e imazhit

Edhe në aperturën e vet maksimale prej f/2.8, qartësia është e jashtëzakonshme në të gjithë kuadrin. Kjo vjen falë xhamit të fluoritit dhe super UD plus veshjeve ASC dhe Super Spectra.

Fokusimi i shpejtë ruan qartësinë

Kur shkrepni aksion të shpejtë, objektivi fokuson shpejt dhe me konfidencë. Një njësi fokusimi me korrent dysh ofron vetëfokusim më të shpejtë me kamerat e mbështetura.

Dritë e dobët? Nuk ka problem

RF 400mm F2.8L IS USM është fantastik në ndriçim të ulët me një aperturë të madhe maksimale f/2.8 dhe një sistem fotostabilizimi që ofron 5.5 nivele mbrojtjeje nga lëkundja e kamerës.1

Manovrim instinktiv

Objektivin më peshëlehtë 400mm f/2.8 të ofruar për kamerat pa pasqyrë2 e keni të thjeshtë ta merrni me vete. MF me përmasa të plota ju lejon rregullimin e fokusit dhe butonat e aktivizimit/çaktivizimit të MF gjenden në pozicione intuitive.

Krijuar për të frymëzuar konfidencë

Me cilësinë e vet legjendare të konstruksionit të serisë L dhe finicionin e bardhë nxehtësipasqyrues, ky është një objektiv që mund ta përdorni me konfidencë në çfarëdo moti – nga terrenet me shi të futbollit deri tek udhëtimet plot pluhur të safarit.

Specifikimet

  • Hapje maksimale e madhe f/2,8

    Për rendiment të jashtëzakonshëm në ndriçim të ulët dhe kontroll të thellësisë së qartësisë

  • Fotostabilizues

    Fotostabilizuesi i integruar optik ofron mbrojtje 5.5-nivelëshe kundër turbullimit nga lëkundja e kamerës

  • Vetëfokusim dysh me korrent

    Një njësi fokusimi USM tipi me unazë, me korrent të dyfishtë mbështetet nga një procesor i shpejtësisë së lartë dhe algoritme të optimizuara vetëfokusimi për fokusim të shpejtë dhe të heshtur

  • Xham fluoriti

    RF 400mm F2.8L IS USM përdor xham fluoriti në konstruktin e vet për rezolucion dhe kontrast më të lartë të figurës

  • Veshje ASC

    Edhe në kushte të vështira ndriçimi, hijezimi dhe vezullimi minimizohen falë teknologjisë sonë Air Sphere Coating

  • Fokusim manual me shpejtësi të ndryshueshme

    Ofrohen tri shpejtësi fokusimi manual, për kontroll preciz. Full Time MF mundëson rregullime pa ndërruar modalitetet e fokusimit

  • Profile fokusimi

    Ruani dy profile fokusimi për përdorim të shpejtë, duke kursyer kohë kur ju duhet të reagoni shpejt dhe duke lejuar tërheqjen e fokusit kur filmoni

  • Mbërthyese origjinale RF

    RF 400mm F2.8L IS USM lidhet drejtpërdrejt me kamerën e serisë EOS R pa nevojë adaptori, duke ju mundësuar shfrytëzimin e cilësisë së saj të avancuar të figurës

Canon RF 400mm F2.8L IS USM front slant with hood

Çfarë ka në kuti

  • RF 400mm F2.8L IS USM

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

  • Mbajtëse filtri me filetim 52 (WIII) me filtër mbrojtës 52mm

  • Kapak lenteje E-180E

  • Qafore objektivi ET-155 (WIII)

  • Çanta e butë e lentes LS400

  • Rripi i gjerë i lentes B

  • Manuali i përdorimit

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Produktet e lidhura

  1. Sipas testeve standarde CIPA
  2. Kërkim i Canon nga pranvera 2021