Një dre duke qëndruar në bar të gjatë.

Nxjerrë me EOS RP

  • apertura 8
  • shpejtësia e shkrehësit 1/1250
  • ISO 1250

Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM

Fotografojeni botën me një objektiv telefoto, kompakt e peshëlehtë që vjen me fotostabilizim të avancuar optik dhe një diapazon fleksibël 100-400mm, krijuar për fotografinë e natyrës, sportit – dhe aventurën tuaj të radhës.

Një objektiv zmadhues kompakt e peshëlehtë me fuqi për rendiment.

Me një fotostabilizues optik 5.5-nivelësh2, kapacitet të fortë fokusimi plus rreze telefotoje, përbën një paketë ekonomike që do t'jua sjellë më pranë çastet e rëndësishme.

Ideal për fotografimin e faunës

1/40 sek | f/8 | ISO 800

Ideal për fotografinë sportive

1/800 sek | f/8 | ISO 1600

I shkëlqyer për fotografimin e planeve të afërta

1/125 sek | f/8 | ISO 400

Arrijini me lehtësi subjektet e largëta

Rrezja e zmadhimit të RF 100-400mm F5.6-8 IS USM ju jep fuqinë dhe fleksibilitetin për të shkrepur një subjekt edhe nga afër1, edhe shumë larg. Është ideal për fotografinë e sportit, të natyrës ose dhe ditëve të ecjes në park.
Një dre që nxjerr kokën mbi një qilim me gjethe fieri që duken të turbulluara.

Super i mprehtë dhe tejet i qëndrueshëm

Fotostabilizimi i fuqishëm optik me 5.5 nivele2 i jep RF 100-400mm F5.6-8 IS USM një avantazh të madh për arritjen e pozave të mprehta dorazi dhe të filmimeve të shtruara pa qenë nevoja dhe për stativin që t'ju rëndojë me vete.
CANON RF 100-400mm F5.6-8 IS USM bird photography

Madhësi e peshë revolucionare

Me peshën prej vetëm 635g dhe gjatësinë 164.7mm, ky objektiv kompakt e peshëlehtë është i mirëbalancuar, edhe kur hapet deri në fund, si dhe mund të mbahet më së miri në çantën e aksesorëve.
RF 100-400MM F5.6-8 IS USM

Rendiment reagimi të lartë me vetëfokusim të shtruar e të shpejtë

Falë një motori Nano USM fokusimi3 është i shpejtë, i qetë dhe i shtruar, ndërsa unaza e komandimit të objektivit ju jep mundësinë e komandimit të cilësimeve. Një aperturë nëntëfletëshe krijon gjithashtu turbullim fantastik të sfondit.
CANON RF 100-400mm F5.6-8 IS USM për fotografim me zmadhim maksimal

Fuqi supertelefotoje

RF 100-400mm F5.6-8 IS USM është ideal për fotografimin e kafshëve dhe të subjekteve në distancë duke sjellë rezultate të arrira falë xhamit me shpërhapje ultra të ulët (UD) dhe veshjeve të avancuara.
CANON RF 100-400mm F5.6-8 IS USM për fotografinë e faunës dhe të shpendëve

Zgjerojeni rrezen edhe më tej

Rrisni fuqinë e telefotos suaj me zgjatuesit Canon RF, që lidhen mirëfilli4 me matjen dhe vetëfokusimin për t'ju dhënë rreze edhe më të gjatë për subjektet që janë në largësi të mëdha.
CANON RF 100-400mm F5.6-8 IS USM për fotografimin e avionëve dhe të udhëtimeve

Specifikimet

  • Objektiv 100-400mm

    Fleksibilitet fantastik për natyrë dhe sporte

  • Fotostabilizues optik me 5.5 nivele2

    Stabilitet i shkëlqyer për poza dorazi

  • 635g / 164.7mm

    Dizajn kompakt e peshëlehtë. 635g dhe 164.7mm gjatësi

  • Nano USM

    Fokusim i shtruar, i qetë dhe i shpejtë3

  • Xham UD

    Kontroll i jashtëzakonshëm i aberracionit

  • Veshje Super Spectra

    Për ngjyra të pasura, natyrore

Regjistroni interesin për Canon RF 100-400mm F5.6-8 IS USM

Mos i humbisni ofertat e fundit nga Canon, këshillat e udhëzimet, lajmet dhe ftesat për aktivitete.

Krahasimi

Unaza e kontrollit

RF 100-400mm F5.6-8 IS USM

RF 100-400mm F5.6-8 IS USM

EF 70-300mm f/4-5.6 IS II USM

EF 70-300mm f/4-5.6 IS II USM

EF 100-400mm f/4.5-5.6L IS II USM

EF 100-400 mm f/4.5-5.6 L IS II USM

Gjatësia vatrore

100-400mm
70-300mm
100-400mm

Hapja maksimale e diafragmës

f/5.6
Hapja maksimale e diafragmës
f/4.5

Stabilizuesi i Imazhit Optik

5,5 ndalesa
4 ndalesa
4 ndalesa

Zmadhimi maksimal

0.41x
0.25x
0.31x

Distanca më e afërt e fokusimit (m)

0,88
1,20
0,98

Diametri i filtrit (mm)

67
67
77

Unazë komandimi objektivi

Veçmas
Vetëm me EF-EOS R Control Ring Mount Adapter në kamerat e serisë R
Vetëm me EF-EOS R Control Ring Mount Adapter në kamerat e serisë R

Përputhshmëria e zgjatuesit

Zgjatuese RF
Jo
Zgjatuese EF

Zmadhimi maksimale (mm)

79.5 x 164.7
80 x 145.5
94 x 193

Pesha (g)

635
710
1640

RF 100-400MM F5.6-8 IS USM

Çfarë ka në kuti

  • RF 100-400mm F5.6-8 IS USM

  • Kapak objektivi E-67 II

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Artikujt e lidhur

Objektivat më të mirë për natyrën

Shkrepni imazhe mahnitëse të kafshëve dhe shpendëve të egra me këta objektiva fiksë dhe zmadhues.

Këshilla për fotografinë e kafshëve të egra

Këshilla dhe teknika për ta shpënë fotografinë tuaj të kafshëve të egra një shkallë më tej si dhe duke e shfrytëzuar më së miri kamerën dhe objektivat tuaj të Canon.

Zemrat e dëlira: çfarë të kërkoni nga objektivat telefoto

Fotografja e faunës, Marina Cano, tregon pesë këshillat e saj kryesore për zgjedhjen e objektivave telefoto profesionalë.

Krijoni peizazhe mahnitëse me objektiva telefoto

Tre specialistë peizazhesh tregojnë përse e kanë braktisur objektivin këndgjerë për të shkrepur peizqazhe me objektiva telefoto për imazhe unike.

Zbulimi i objektivave të rinj supertelefoto nga Canon

Njihuni me dy objektivat e rinj telefoto RF të rendimentit të lartë të krijuar për të realizuar cilësi optimale figure për profesionistët e sporteve, natyrës dhe aksionit.

Fotografia e faunës me një makroobjektiv Canon

Biologu dhe fotografi Christian Ziegler shpjegon se si fotografon faunën e jashtëzakonshme të pyjeve tropikale me një makroobjektiv.

Evolucioni i objektivave të bardhë të Canon

Objektivat telefoto të Canon dallohen në çast falë ngjyrës së tyre të bardhë, por përse janë të bardhë ama? Mësoni historinë pas kësaj veshjeje.

Aksesorët e objektivit

  • Lens Case/Pouch LP1224

    Kasa/çanta e objektivit LP1224

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura RF.
  • Lens Hood ET-74B

    Qafore objektivi ET-74B

    Një qafore cilësore objektivi projektuar për RF 100-400mm F5.6-8 IS USM. Mund të vendoset dhe mbrapsht në objektiv për të kursyer vend në çantë. Mbron pjesën ballore të objektivit nga dëmtimet aksidentale.
  • PROTECT FILTER 67MM

    Filtër mbrojtës Canon 67 mm [#2598A001]

    Projektuar për objektiva me filetim filtri prej 67 mm. Ju ndihmon të mbroni elementin e filtrit ballor nga shenjat e gishtave, pluhuri dhe gërvishtjet.
  • 67mm Circular Polarizer PL-C B

    Filtër polarizues rrethor Canon PL-C B 67 mm #2189B001

    Një filtër polarizues për objektiva me diametër filetimi filtri prej 67 mm. Reduktoni pasqyrimet dhe përmirësoni fortësinë e ngjyrave.

Produktet e lidhura

  1. Distancë minimale fokusimi ndërmjet përkatësisht 0.88m dhe 1.2m. Zmadhimi maksimal është 0.41x (në 400mm). Distanca minimale e fokusimit është 0.88 m (në 200 mm)
  2. Testuar sipas standardeve CIPA
  3. Mbështet fokusim manual me kohë të plotë
  4. Mbështeten Dual Pixel CMOS AF dhe matja brenda parametrave të mëposhtëm
    - EOS R, EOS RP
    Horizontal: rreth 88%, vertikal: rreth 100%
    Me zgjatues RF1.4× horizontal: rreth 80%, vertikal: rreth 80%
    Me zgjatues RF2× horizontal: rreth 40%, vertikal: rreth 60%

    - EOS R5, EOS R6
    Horizontal: rreth 90%, vertikal: rreth 100%
    Face+Tracking horizontal: rreth 100%, vertikal: rreth 100%
    Me zgjatues RF1.4× horizontal: rreth 80%, vertikal: rreth 80%
    Me zgjatues RF2× horizontal: rreth 40%, vertikal: rreth 60%