Objektiva për DSLR

Canon EF-S 18-55mm f/3.5-5.6 IS STM

Një lente STM me zmadhim standard, me kosto të pranueshme dhe me Stabilizuesin e imazhit, ideale për të filluar me kamerën tuaj EOS.

Përfitimet

  • Gamë e shkathët zmadhimi - e shkëlqyer për peisazhe, portrete dhe udhëtime

  • Ndërtim kompakt me peshë të lehtë

  • Shmangni dridhjet e kamerës me një Stabilizues Imazhi optik me katër ndalesa

  • Motori STM jep fokusim të ëmbël, thuajse të heshtur kur regjistroni video

  • Largësi 0.25m e fokusimit nga afër

Veçoritë e detajuara

  • Një hap i parë ideal në botën DSLR

    Kapni një sërë subjektesh të ndryshme, nga peisazhet në portretet dhe aksionet, me një gamë të shkathët zmadhimi 18-55mm. Ndërtimi i lehtë e bën këtë një lentë të shkëlqyer për përdorim të përditshëm.

  • Rritje e mprehtësisë me Stabilizues Imazhi me katër ndalesa.

    Një Stabilizues Imazhi optik ul rrezikun e dridhjeve të kamerës duke mundësuar fotografinë me mbajtje në dorë në kushte drite të ulët pa flesh. Përdorni shpejtësi grile deri në katër ndalesa më të gjatë se normala pa turbullim nga lëvizjet e kamerës.

  • Fokus i qetë, i ëmbël në filma

    Teknologjia e Motorit STM siguron fokusim thuajse të heshtur për ta lënë të pandërprerë zërin e videos nga zhurma dhe rregullon ëmbël dhe saktë ndërsa regjistroni.

  • Projektuar për fotografi të shkëlqyer

    Fokusoni në subjekte të vogla, me distancën më të afërt të fokusimit prej vetëm 0.25m. Një element i parmë jo-rrotullues e bën të hapur përdorimin e filtrave dhe një unazë fokusimi manuale mundëson mbivendosjen manuale të fokusimit në çdo kohë.

  • Cilësi e shkëlqyer imazhi, cilido të jetë subjekti

    Një veshje Super Spectra Coating përdoret për të përmirësuar mprehtësinë ndërsa një hapje me shtatë tehe siguron theksime të ëmbla jashtë foksuit për një pamje dhe ndjesi më naturale.

Aksesorët përkatës

  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 25 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 25mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Lens Hood EW-73C

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.

  • Aksesor objektivi

    Tapë lenteje E-58II

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Filtër polarizues rrethor PL-C B 58mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 58mm të fijes të filtrit.
  • Aksesor objektivi

    Filtër mbrojtës objektivi 58mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    ND4-L 58mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 2 ndalesa. Për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    ND8-L 58mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 3 ndalesa. Për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    Objektiv për afër 250D 58mm

    Bashkohet me lenten e kamerës tuaj, duke ju lejuar t'i shkoni më afër objekteve të vogla. Bën për lentet me fije filtri 58mm.
  • Aksesor objektivi

    Çantë e butë objektivi LP1016

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.
  • Aksesor objektivi

    Adaptor Macrolite 58C

    Lejon që blicet Canon Macro twin lite ose Macro ring lite të përdoren me lente që kanë një diametër filtër-fije prej 58mm.