Canon EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS STM

Një lente STM me zmadhim për shumë përdorime me Stabilizuesin e imazhit, e shkëlqyer për udhëtime dhe regjistrimin e videove.

Përfitimet

  • Sfera e zmadhimit 18-135mm e gjithanshme – e përsosur për udhëtim.

  • Fokusim STM i butë, i qetë kur rregjistrohen filma në kamera të përputhshme.

  • Stabilizuesi Dinamik i Imazhit për rregjistrim të butë të filmit.

  • Fokusimi automatik i shpejtë me kontrollin manual gjatë gjithë kohës.

  • Largësia minimale e fokusimit prej 0,39m.

Veçoritë e detajuara

  • Zmadhim i gjithanshëm dhe i fuqishëm

    Një lentë kompakte, e gjithanshme e përshtatshme për një shumëllojshmëri subjektesh dhe ideale për fotografinë e udhëtimit. Një sferë e zmadhimit 18-135mm ofron të njëjtin kënd të shikimit si një lentë 29-216mm në një kamera me kuadër të plot.

  • Rregjistroni me AF në filma duke përdorur teknologjinë STM

    Servo e Filmit përdor teknologjinë e motorrit me hapa STM për fokusimin e butë, të qetë kur rregjistrohen video me kamera të përputhshme.

  • Stabilizuesi i Imazhit për rregjistrimin e filmave dhe imazheve

    Teknologjia e Stabilizuesit Dinamik të Imazhit lëmon dridhjet dhe lëvizjet e kamerës kur rregjistrohet video. Teknologjia e Stabilizuesi të Imazhit lejon fotografimin duke e mbajtur në duar në dritë të paktë pa përdorur një blic ose një trekëmbësh. Shpejtësitë e shkrehësit deri në katër ndalesa me e gjatë sesa normalja mund të përdoren pa mjegullim nga tronditja e kamerës.

  • Fokusimi automatik me shpejtësi të lartë

    Fokusimi automatik i shpejtë mbërthen subjektet shpejt dhe saktë. Kontrolli manual gjatë gjithë kohës është i disponueshëm pa ndryshuar modalitetin e fokusimit.

  • Afrojuni subjektit tuaj

    Fokusoni deri në 0,39m në secilin cilësim të zmadhimit për një shikim nga afër të subjektit tuaj.

Aksesorët përkatës

  • Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Tub Zgjatimi EF 25 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 25mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Qafore objektivi EW-72

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.
  • Lens Cap E-67II

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Filtër polarizues rrethor PL-C B 67mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 67mm të fijes të filtrit.
  • Filtër mbrojtës objektivi 67mm

    Mbron elementin përpara të lentes nga papastërtitë dhe dëmtimet. Bën për lentet me fije filtri 67mm.
  • Çantë e butë objektivi LP1116

    Protective soft case for selected EF lenses.
  • Macrolite Adapter 67

    Lejon që blicet Canon Macro twin lite ose Macro ring lite të përdoren me lente që kanë një diametër filtër-fije prej 67mm.