Canon EF-M 18-55mm f/3.5-5.6 IS STM

Një lente me zmadhim me kosto të pranueshme dhe me Stabilizuesin e imazhit dhe STM, lentja "e përgjithshme" ideale për çdo përdorues të EOS M.

Sistemi EOS R

Montimi i lentes së sistemit EOS R ofron mundësi më të mëdha krijuese për të kapur çdo moment.

Përfitimet

  • Lentë me zmadhim të gjithanshme 18-55 mm – ideale për çdo ditë

  • E thjeshtë për t'u marë përgjatë EOS M-it tuaj

  • Fokusimi i butë, i qetë STM në filma

  • IS Dinamik for rregjistrim të butë të filmave

  • Imazhe mjaft të mprehta me Stabilizuesin e Imazhit me 4 ndalesa

  • Fokusim Automatik i Shpejtë në fotografi, me kontrollin manual gjatë gjithë kohës

Veçoritë e detajuara

  • Lentë me zmadhim të gjithanshme 18-55 mm – ideale për çdo ditë

    Një lentë me zmadhim me cilësi të lartë, standarde që është ideale për rregjistrimin e përditshëm, EF-M 18-55 mm f/3,5-5,6 IS STM mbulon një sferë të dobishme të fokusit 18-55 mm që rregjistron gjithaçka, nga peisazhet mahnitës te portrete të bukur me mjegullim të butë të sfondit, si dhe veprim me ritëm të shpejtë.

  • E thjeshtë për t'u marë përgjatë EOS M-it tuaj

    E thjeshtë për t'u marë me vete kudo që udhëtoni, lentra paraqet një trup kompakt, mjaft të hollë, me peshë të lehtë me pjesë të brendshme elegante prej alumini dhe një vendosje EF-M për t'iu përshtatur EOS M-it tuaj.

  • Fokusimi i butë, i qetë STM në filma

    Rregjisrimi i filmave me cilësi të lartë që janë gjithnjë të fokusuar mprehtë është i thjeshtë me Servo e FIlmit AF. Përdor një fokusim të brendshëm dhe teknologjinë e motorrit të hapave STM për fokusimin e vazhdueshëm të heshtur në modalitetin e filmit, në mënyrë që filmat tuaj të jenë të butë me mjegullim të pakësuar.

  • IS Dinamik for rregjistrim të butë të filmave

    Tronditja e kameras nuk është një problem kur rregjistroni filma duke e mbajtur kameran në dorë ose nëse jeni duke ecur për të ndjekur veprimin. EF-M 18-55 mm f/3,5-5,6 IS STM përdor Stabilizuesin e Imazhit Dinamik në modalitetin e filmit për të balancuar lëvizjen e rrotullimit si dhe tronditjen për të siguruar rregjistrimin e butë.

  • Imazhe mjaft të mprehta me Stabilizuesin e Imazhit me 4 ndalesa

    EF-M 18-55 mm f/3,5-5,6 IS STM jep fotografi mjaft të mprehta edhe kur rregjistrohet duke e mbajtur kameran në dorë në dritë të paktë. Lenta përfshin teknologjinë e Stabilizimit të Imazhit me katër ndalesa të Canon, që pakëson tronditjen e kameras dhe ju lejon të rregjistroni imazhe të shkëlqyera në dritë të paktë pa rritje të perceptueshme në turbullimin e imazhit.

  • Fokusim Automatik i Shpejtë në fotografi, me kontrollin manual gjatë gjithë kohës

    Rregjistrimi i momentit në fotografitë e bukura është i thjeshtë falë një sistemi të shpejtë, me saktësi të lartë të fokusimit automatik, që jep fokusim të shpejtë, të saktë dhe automatik për rregjistrimin e fotografive. Merrni kontrollin kurdo që të dëshironi me një kontroll manual gjatë gjithë kohës, që e bën të mundur të rregullohet fokusimi pa dalë nga modaliteti AF.

Aksesorët përkatës

  • Lens Hood EW-54

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.

  • Tapë Lenteje E-52II

    Bashkohet me lenten e kamerës tuaj, duke ju lejuar t'i shkoni më afër objekteve të vogla. Bën për lentet me fije filtri 52mm.

  • Lens Dust Cap EB

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Filtër Polarizues PL-C B 52mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 52mm të fijes të filtrit.

  • Filtër Mbrojtës 52mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 52mm të fijes të filtrit.

  • ND4-L 52mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 2 ndalesa. Për lentet me fije filtri 52mm.

  • ND8-L 52mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 3 ndalesa. Për lentet me fije filtri 52mm.

  • Lente afër 250D 52mm

    Bashkohet me lenten e kamerës tuaj, duke ju lejuar t'i shkoni më afër objekteve të vogla. Bën për lentet me fije filtri 52mm.

  • Çantë lenteje LP816

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.

  • Macrolite Adapter 52C

    Lejon që blicet Canon Macro twin lite ose Macro ring lite të përdoren me lente që kanë një diametër filtër-fije prej 52mm.