Canon EF 85mm f/1.8 USM
Një lente e lehtë, e ndritshme dhe e shpejtë
Një lentë telefoto e shkurtër shumë e famshme për fotografët e portreteve.
Një gjatësi e shkurtër fokale telefoto, e kombinuar me një hapje maksimale të madhe dhe shpejtësi të madhe autofokusimi, e bëjnë EF 85mm f/1.8 USM një optikë ideale për çdo fotograf që fotografon portrete.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Hapje e shpejtë f/1,8
-
Lentë e shkurtër/mesatare telefoto
-
Motor fokusi USM me fokusimim manual me kohë të plotë
-
Distanca më e afërt e fokusimit 85cm
-
Përmasa e filtrit 58mm
-
Veshjet Super Spectra ulin hijezimin dhe flakërimin
Veçoritë e detajuara
-
Një lentë telefoto praktike dhe portative
EF 85mm f/1,8 USM prodhon imazhe që janë të mprehta dhe të pastra në të gjitha hapjet. Një diafragmë virtualisht rrethore u jep zonave jashtë fokusit një ndjesi më të butë, më të barabartë dhe lejon që subjektet në fokus të dallohen ndaj një sfondi të turbullt. Lenta është e pajisur me një element përpara jo-rrotullues që mundëson përdorimin e filtrave specialistë (si për shembull polarizuesit dhe shkallëzuesit).
-
Hapje e madhe f/1.8
Një hapje maksimale e madhe prej f/1.8 i lejojnë fotografët që të fotografojnë me aparat në dorë edhe në kushte të vështira me dritë të ulët, si edhe të pengojnë thellësinë e fushës për efekte kreative.
-
Perspektivë e ngjeshur në portrete
Gjatësia fokale e shkurtër e lentes telefoto ngjesh lehtësisht perspektivën duke ulur përmasën e veçorive të dukshme të fytyrës për një rezultat miklues.
-
Fokusimi ultrasonik
Një motorr ultrasonik i llojit unazë drejton fokusimin automatik jashtëzakonisht shpejt dhe pothuajse në heshtje. Rrotullimi i mbajtjes i shkëlqyeshëm siguron se pika e fokusit arrihet saktësisht, pa rregjistruar më tej. Për më tepër, mbivendosja manuale gjatë gjithë kohës është e disponueshme, duke e bërë të mundshëm të rregullohet fokusi pa dalë nga modaliteti AF.
-
Veshja Super Spectra
Veshjet Super Spectra sigurojnë ekuilibër të saktë të ngjyrës dhe përmirësojnë kontrastin. Ato gjithashtu zvogëlojnë hijet dhe shkëlqimin – një problem i zakonshëm i shkaktuar nga drita që rikthehet nga një sensor i kamerës.
-
Integrim me matës flesh E-TTL II
Lenta i kalon informacionin e distancës një sistemi të pajtueshëm E-TTL II të kamerës EOS për të siguruar matje optimale të fleshit.