Canon EF 70-200mm f/2.8L USM
Një lente telefoto me rendiment të lartë e serisë L, me hapjen konstante të diafragmës f/2.8, ideale për kushtet e ndriçimit të dobët dhe aksionin.
Lentja e fotografit profesional me telezmadhim.
EF 70-200mm f/2,8 L USM është një lentë zmadhimi me cilësi profesionale dhe hapje të shpejtë shumë e famshme për botën e egër dhe sportet.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Performancë e lartë, lentë zmadhimi telefoto e serive L
-
Hapje maksimale e qëndrueshme f/2.8
-
Katër elementë UD të lentes
-
Fokusim minimal 1.5m
-
Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit
-
Hapje me tetë tehe
-
Motor USM AF i llojit unazë
Veçoritë e detajuara
-
Një zmadhim aq i mirë sa një lente kryesore
Një nga lentat e zmadhimit telefoto me fine në linjën EF, nga ana optike e krahasueshme me një lente kryesore. Katër elementë xhami-UD për të korrigjuar shtrembërimet kromatike dhe grupet e zmadhimit të shumëfishtë lejojnë fokusim të brendshëm i cili rezulton në cilësi të lartë imazhi në gamën e zmadhimit. E ndërveprueshme me EF 1.4x dhe 2x të përparuara.
-
Hapje e shpejtë, e qëndrueshme
Shkrepja në kushte të dobëta drite është e mundur falë hapjes me shpejtësi maksimale të lentës me f/2.8 e cila qëndron konstante gjatë gamës të zmadhimit. Një hapje e tillë jep gjithashtu kontroll mbi thellësinë e fushës.
-
Cilësia e serisë L
Seria L eshte sfera profesionale kryesore e lentave Canon, duke perfaqesuar më të mirën në optikat EF të krijuara me saktesi. Lentat e serisë L kombinojnë rendiment të shkëlqyer me trajtimin superlativ dhe janë të qëndrueshme ndaj pluhurit dhe lagështirës.
-
Fokusimi ultrasonik
Një motorr ultrasonik i llojit unazë drejton fokusimin automatik jashtëzakonisht shpejt dhe pothuajse në heshtje. Rrotullimi i mbajtjes i shkëlqyeshëm siguron se pika e fokusit arrihet saktësisht, pa rregjistruar më tej. Për më tepër, mbivendosja manuale gjatë gjithë kohës është e disponueshme, duke e bërë të mundshëm të rregullohet fokusi pa dalë nga modaliteti AF.
-
Veshja Super Spectra
Veshjet Super Spectra sigurojnë ekuilibër të saktë të ngjyrës dhe përmirësojnë kontrastin. Ato gjithashtu zvogëlojnë hijet dhe shkëlqimin – një problem i zakonshëm i shkaktuar nga drita që rikthehet nga një sensor i kamerës.
-
Pajisjet shtesë
Është i përfshirë edhe një kapak lenteje dhe një kasë e butë.