Canon EF 50mm f/2.5 Compact Macro
E lehtë dhe kompakte, me një hapje të madhe dhe të shpejtë të diafragmës f/2.5, e përsosur si një lente makro për përdorim të përgjithshëm.
Lentë standarde me aftësi pefekte makro
E lehtë dhe kompakte, pefekte si një lente makro për përdorim të zakonshëm ose si një lente standarede fleksible.
Shikoni specifikimet e plotaPërfitimet
-
Kënd shikimi standard 46°
-
Distanca më e afërt e fokusimit 23cm
-
Riprodhim i imazhit me 1/2 e përmasës reale
-
Sistem fokusimi automatik AFD
-
Përmasa e filtrit 52mm
-
Veshjet Super Spectra ulin hijezimin dhe flakërimin
Veçoritë e detajuara
-
Makro për shumë funksione
Lentë makro me peshë të lehtë dhe kompakte për madhësi fotografimi deri 0.5x (gjysma e përmasës reale). Sistemi optik përdor një ndërtim lundrues për performancë në të gjitha distancat e fokusimit. Me një hapje të gjerë f/2.5, është i mundur turbullimi i bukur i sfondit. Kjo lentë me shumë funksione është ideale për portrete dhe përdorime të tjera përveç fotografisë makro.
-
Hapje e madhe f/2.5
Një hapje maksimale prej f/2.8 lejon fotografim të shpejtë pa flesh në ambientet me dritë të dobët, plus thellësi të mirë në kontrollin e fushës.
-
Montim Lenteje Plotësisht Elektronik
Si pjesë e të familjes të vlerësuar të lenteve EF, kjo lente është e pajisur me një motor af për të siguruar performancë të shpejtë dhe direkte AF. Lenta përfshin gjithshtu një diafragmë Elektromagnetike (EMD) e cila mundëson kontroll jashtëzakonisht të saktë, duke siguruar që hapja juaj e zgjedhur të ngelet e saktë dhe e qëndrueshme në çdo kohë.
-
Veshja Super Spectra
Veshjet Super Spectra ndihmojnë që të sigurojnë ekuilibrim të saktë të ngjyrave dhe kontrast të lartë duke shuar gjithashtu hijezimin dhe thithur dritën që mund të reflektohet nga elementët e brendshëm të lentes dhe sensorët dixhitalë EOS.