Objektiva për DSLR
Canon EF 50mm f/1.8 STM
Një lente STM me kosto të pranueshme, me një hapje të shpejtë të diafragmës f/1.8 për fotografinë e përgjithshme, në dritë e dobët dhe për portrete.
Një lente me cilësi të lartë dhe me çmim të ulët që është e përsosur për portrete krijuese dhe fotografi në kushtet e ndriçimit të dobët. Shfokusojeni sfondin për të bërë që subjekti të jetë në plan të parë, dhe provoni fokusimin e butë thuajse në heshtje STM kur regjistroni filma.
Shikoni specifikimet e plotaNjë lente me hapje të gjerë të diafragmës për portrete me cilësi të lartë dhe fotografi në ndriçim të dobët
Me lenten EF 50mm f/1.8 STM mund të realizoni me lehtësi fotografi artistike dhe tërheqëse falë një hapje të gjerë të diafragmës me f/1.8 që siguron një fokus të qartë të subjektit dhe një sfond të bukur të mjegulluar.
Lentja EF 50mm f/1.8 STM është e shkëlqyer për:
-
Portret
E përsosur për të kapur shprehjet në fytyrat e miqve dhe familjes tuaj, ideale për festa, dasma dhe organizime të ndryshme
-
Ndriçimi i dobët
E përsosur kur ndodheni në kushte me ndriçim të errët për të regjistruar peizazhet e natës, fishekzjarrët ose ambientet e brendshme
-
Çdo ditë
Regjistroni jetën ashtu si ndodh para syve tuaj, nga rrugët e qytetit e deri te ngjarjet emocionuese.
Fotografi artistike dhe tërheqëse
Merrni më shumë dritë
Lentja me hapjen e gjerë të diafragmës f/1.8 lejon hyrjen 8 herë më shumë të sasisë së dritës në krahasim me lenten standarde të zmadhimit që keni marrë me kamerën tuaj EOS*. Kjo sjell imazhe më të qarta me një mjegullim më të pakët në lëvizje dhe kërkesa më të ulëta për përdorimin e blicit në kushtet e dritë së zbehtë, kështu që mund të kapni me lehtësi atmosferën e një ambienti me ndriçim të dobët.
Për portrete dhe përdorim të përditshëm
Gjatësia fokale 50mm ju lejon të mbushni kuadrin me subjektin tuaj nga një distancë e përshtatshme, duke e bërë atë një lente të shkëlqyer për portrete. Një këndvështrim i ngjashëm me syrin e njeriut dhe madhësia e saj kompakte e bëjnë lenten EF 50mm f/1.8 STM një lente të shkëlqyer çdo ditë, për ta mbajtur gjithmonë bashkë me kamerën tuaj EOS.
Fokusi i mprehtë për fotografitë dhe videot
Teknologjia STM (Motori me hapa), thuajse në heshtje, fokuson jashtëzakonisht shpejt kur nxirrni fotografi, kështu që mund të reagoni menjëherë për të kapur momentet që kalojnë shpejt. Krijimi i videove me cilësi të lartë është më i lehtë me teknologjinë STM pasi ajo siguron një fokusim të vazhdueshëm të qëndrueshëm dhe të qetë, dhe kolona zanore do të kapë vetëm tingujt e ambientit dhe jo zhurmën e motorit të fokusit.
Një rilindje e klasikes
Gjithashtu mund t'ju pëlqejë...
Katër lente alternative për EF 50mm f/1.8 STM të zgjedhura nga ekspertët tanë të lenteve.
-
Objektiva për DSLR
EF 40mm f/2.8 STM
Një lente kompakte "pjatë" me një hapje të shpejtë të diafragmës, e shkëlqyer për udhëtime dhe fotografinë e përgjithshme -
Objektiva për DSLR
EF 50mm f/1.4 USM
Një lente USM me hapje të diafragmës f/1.4 dhe me rendiment të lartë për fotografinë e përgjithshme, në kushte me dritë të dobët dhe në portrete. -